Studentet.info
Lajme : Dosjet “e sėmura” tė studentėve tė Mjekėsisė
Kyqur 06-02-2008 10:56:39 (3773 Lexime)


PRISHTINĖ, 6 SHKURT – Fare pak dosje tė studentėve tė Fakultetit tė Mjekėsisė kanė dalė tė jenė OK, pas njė kontrolli tė detajshėm qė iu ėshtė bėrė atyre. Studentėt mantelbardhė jo pa vėshtirėsi kanė mundur tė marrin statusin e absolventit, ndonėse nuk kanė mbaruar provimet e vitit tė parė tė studimeve.

Gazeta "koha Ditore" ka siguruar njė raport tė hartuar nga njė Komision treanėtarėsh, i cili nė gjysmėn e parė tė janarit ka kontrolluar dosjet e studentėve tė vitit tė katėrt nė degėn e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme, tė Stomatologjisė dhe tė Farmacisė, e i cili evidenton jo pak parregullsi nė kėto dosje. Komisioni ishte emėruar nga rektori i Universitetit tė Prishtinės, Enevr Hasani, pasi ishte dyshuar se referentėt po ua regjistronin studentėve vitet vijuese tė studimit, pa pėrmbushur kriteret.


Regjistrimet e paligjshme

Pikėrisht nė kėtė pikė janė gjetur parregullsitė mė tė mėdha. Vetėm nė degėn e Mjekėsisė sė pėrgjithshme 85 studentė, tė cilėt nė vitin akademik 2007/08 kanė regjistruar vitin e katėrt, nuk kanė patur dėshmi pėr numėr tė mjaftueshėm tė kredive (18 ECTS kredi, sa duhen) pėr ta regjistruar kėtė vit studimesh. Pa plotėsuar kriteret kanė regjistruar vitin e katėrt edhe 22 studentė nė Stomatologji dhe 18 nė Farmaci.

Sipas vendimit tė senatit tė UP-sė, nė vitin akademik 2007/08 studenti ka patur tė drejtė qė ta regjistrojė vitin e katėrt tė studimeve nėse ka fituar 30 pėr qind tė kredive tė lėndėve tė pėrgjithshme mėsimore tė vitit tė tretė tė studimeve, qė korrespondojnė mė 18 ECTS kredi.
Krahas dosjeve “tė sėmura”, fakulteti nuk iu ka prezantuar anėtarėve tė komisionit numėr tė konsiderueshėm sosh, pėr tė cilat dyshohet tė ketė pasur parregullsi edhe mė tė mėdha.

“Sipas shėnimeve tė dėrguara nga ana e fakultetit (UP-2A) nė vitin e IV tė studimeve nė Fakultetin e Mjekėsisė, dega Mjekėsi e Pėrgjithshme, nė vitin akademik 2007/08 janė regjistruar 224 studentė, kurse nė Listat e ofruara nga ana e shėrbimit pėr studentė figurojnė 170 studentė tė ndarė nė grupe. Nė lista mungojnė 54 studentė, dosjet e tė cilėve nuk na janė prezantuar dhe nuk i kemi kontrolluar. Edhe nga lista e prezantuar nga ana e fakultetit 69+1 nuk na janė dhėnė nė sqarim dosjet e studentėve: V. Haklaj, Sh. Hyseni, L. Ramadani dhe E. Iljazi”, thuhet nė raportin e Komisionit.

Absolvent, pa kryer vitin e parė

Pos mungesės sė numrit tė mjaftueshėm tė kredive pėr tė regjistruar vitin e katėrt, pėr shumė studentė nuk janė gjetur dėshmi se i kanė mbaruar tė gjitha provimet e tė dytė, qė ėshtė njėri prej kushteve pėr regjistrimin e vitit tė katėrt tė studimeve. Jo pak studentė kanė regjistruar kėtė vit pa kryer edhe provimet bazė tė vitit tė parė. Si mostėr tė pėrzgjedhur Komisioni ka shqyrtuar gjashtė dosje tė studentėve tė vitit tė pestė tė Stomatologjisė.

E. Mustafa ka qenė studenti i parė qė ka regjistruar vitin. Pėr vitin e parė, ai s’ka dėshmi se ka dhėnė Fizikėn mjekėsore me biofizikė, njė lėndė obligative dhe Ndihmėn e parė, si lėndė zgjedhore. Mė keq qėndron puna mė studenten e dytė nė listėn rendore qė ka regjistruar kėtė vit. Studentja L. Ferizi, nuk ka patur dhe nuk ka dėshmi mbi pėrfundimin e lėndėve tė vitit tė parė dhe tė dytė: Anatomi, Biologji e qelizės, Biologji molekulare, dy lėndė zgjedhore, Histologji me embriologji, Anatomi patologjike, Fiziologji e sistemit endokrin, Imunogjenetikė, etj. Probleme tė njėjta janė evidentuar edhe nė dosjet e studentėve A. Deliu, M. Gashi, E. Bytyqi, A. Loxha, tek tė cilėt mungojnė dėshmi pėr njė numėr lėndėsh tė dhėna pėr kėto vite, ndėrsa iu ėshtė mundėsuar t’i nėnshtrohen provimeve tė vitit tė katėrt.

“Shembuj tė kėtillė ka patur edhe tė tjerė, por ne i kemi kontrolluar vetėm studentin e parė (E. Mustafa), i regjistruar nė vitin e IV tė studimeve, dhe katėr studentėt e parė, dhe njė nga mesi (A. Loxha), tė cilėt nė vitin akademik 2007/08 janė regjistruar nė vitin e V tė studimeve”, thuhet nė raport.

Atyre nuk iu ėshtė kėrkuar 30 pėrqindėshi i kredive, meqė me njė vendim tė dekanit, studentėve nuk iu lipset kusht pėr tė regjistruar vitin e pestė dhe tė gjashtė. Kjo krijon parakushtin qė studentė tė tillė edhe pa mbaruar provimet e vitit tė parė tė marrin statusin e absolventit.

Krahas kėtyre, komisioni ka hasur edhe nė raste kur emėrtimi i lėndėve mėsimore nė fletėparaqitje nuk ėshtė pėrputhur me planin mėsimor nė vitin e parė tė studimeve. Anėtarėt e komisionit kanė prezantuar tė dhėnėn se si nė degėn e Stomatologjisė janė paraparė lėndėt Kimi organike si lėndė obligative me 5 kredi nė semestrin e parė dhe Kimi organike, lėndė obligative me 4 kredi nė semestrin e dytė, ndėrsa provimi ėshtė mbajtur vetėm njė herė dhe nė fletėparaqitje figuron se studenti e ka dhėnė provimin nga lėnda Kimi, e ku janė llogaritur kreditė nga tė dy semestrat.

Shpiken lėndėt

Nė raport evidentohet edhe e dhėna se nė dosjet e shumė studentėve tė stomatologjisė ėshtė hasur edhe nė fletėparaqitje tė studentėve nga lėndėt: Instrumente stomatologjike dhe Propedentikė Stomatologjike, si lėndė zgjedhore tė vitit tė tretė tė studimeve me nga 2 kredi. Kėto lėndė nuk janė paraparė me planin mėsimor tė fakultetit, por janė futur me njė propozim tė katedrės sė stomatologjisė, e i cili nuk ėshtė miratuar as nga Kėshilli i Fakultetit apo Senati i UP-sė. Katedrat nuk kanė kompetencė tė vendosin pėr lėndėt qė do tė jenė pjesė e planprogramit tė fakultetit.

Nė dosjet e studentėve ėshtė hasur edhe nė shumė raste kur studenti nga e njėjta lėndė ka pasur dy e mė shuam fletėparaqitje tė nėnshkruara nga i njėjti mėsimdhėnės me data tė njėjta apo tė ndryshme dhe nota tė njėjta apo tė ndryshme. Ndėrkaq, ėshtė konstatuar se nė tė gjitha degėt e fakultetit librat amė nuk mbahen.
Nė raport, theksohet edhe fakti qė regjistrimi i studentėve nė vitin vijues bėrė nė bazė tė notave tė cilat i ka tė evidentuara studenti nė indeks. Zyrtarėt e fakultetit iu kanė thėnė anėtarėve tė Komisionit se i njohin mirė tė gjitha nėnshkrimet e mėsimdhėnėsve, “kėshtu qė nuk vjen nė shprehje keqpėrdorimi i nėnshkrimit tė mėsimdhėnėsit nga ana e studentėve”.

“Gjatė kontrollimit tė dosjeve tė studentėve kemi hasur nė dy fletėparaqitje tė dy studentėve nga e njėjta lėndė (Psikologji mjekėsore) tė nėnshkruar, por pėr tė cilat nuk jemi tė sigurt se i ka nėnshkruar i njėjti person”, theksohet nė raport.

Komisioni ka nxjerrė edhe pėrfundimin se mėsimdhėnėsit e Fakultetit tė Mjekėsisė nuk iu kanė pėrmbajtur planit dhe programit mėsimor tė miratuar nga Senati i UP-sė, me tė cilin janė paraparė semestrat kur duhet tė jepen provimet nga lėndėt e caktuara si dhe numri i kredive.
Nė dosjet e shqyrtuara ėshtė parė se bartja e provimeve ėshtė bėrė nga viti nė vit nga disa lėndė, pėr tė cilat ekziston vetėm njė fletėparaqitje nga semestri i fundit, ndėrsa kreditė iu kanė numėruar nga fillimi. Ndėr parregullsitė ėshtė evidentuar edhe fakti qė me rastin e regjistrimit tė semestrit si dhe lėshimit tė dokumenteve, zyrtarėt e fakultetit bazohen vetėm nė shėnimet nė indeks tė studentit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio