Studentet.info
Lajme : AHMETI DHE HARADINAJ BĖJNĖ MARRĖVESHJE XHENTILMENĖSH
Kyqur 01-03-2005 3:29:53 (1489 Lexime)


Ngelin nė rrugė 33 studentė

Prishtinė, 1 MARS-Marrėveshja e nėnshkruar nė mes tre ministrave tė Arsimi tė Maqedonisė, Kosovės dhe Shqipėrisė pėr transferimin e studentėve tė ish-Fakultetit tė Mjekėsisė sė UT-sė ēuditėrisht ka lėnė nė harresė 33 studentė. Edhe pse enkas pėr kėtė ēėshtje, ditė mė parė ishte nė Kosovė z. Ali Ahmeti, ai nuk arriti tė marr garanci me shkrim pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre nga z. Ramush Haradinaj, por megjithatė kryeministri i premtoi se problemi i transferimit tė tyre ėshtė punė e kryer.

Nė anėn tjetėr MASHT dhe UP thonė se pa ardhur di;kaq konkrete me shkrim nga kryeministri, ata nuk mund t’u garantojnė studentėve nė fjalė se mund t’i shtohen numrit prej 187 studentėsh qė nė bazė tė marrėveshjės sė Ohrit do tė transferohen nė UP.
Njė gafė e rektoratit tė UT-sė dhe Ministrisė sė Arsimit tė Maqedonisė bėri qė 33 studentė, edhe pse plotėsonin kushtet pėr tu transferuar nė Prishtinė, tė mos pėrfshihen nė marrėveshjen e arritur nė Ohėr. Kjo mospėrfshirje u bė si rezultat i mos seriozitetit dhe paaftėsisė profesionale tė institucioneve tė lartėpėrmendura, duke pėrdorur kėshtu lista fare tė pasakta tė numrit tė studentėve qė posedonte Fakulteti i Mjekėsisė, tė aplikuara nė marrėveshjėn ndėrministrore.

Pa marrėveshje nė letėr nuk do tė ketė transfer pėr 33 studentėt shtesė!

Nė anėn tjetėr, zyrtarė tė MASHT-it enkas pėr redaksinė tonė, deklaruan se me Ministrin e Arsimit tė Maqedonisė kemi marrėveshje vetėm pėr transferimin e 187 studentėve, ndėrkoh qė numri i dosjeve tė studentėve tė ardhura nga Maqedonia arrin numrin 220.
"Ka 33 dosje mė shumė se sa ėshtė dashur tė arrijnė nga UT-ja", tha zyrtari nga MASHT z. Xhavit Rexhaj. Lidhur mbi marrėveshjen verbale tė arritur nė mes tė z. Ahmeti dhe z. Haradinaj ai u shpreh se "neve ende nuk na ka ardhur asnjė dokument me shkrim nga kryeministri, se edhe kėta studentėt duhet tu shtohen atyre qė janė pėrfshirė nė marrėveshje, prandaj ne nuk mund tė marrim ndonjė pėrgjegjėsi pėr pėrfshirjen e tyre nė transfer".

Nga MASHT-i disa herė ėshtė tetntuar tė negociohet pėr ;ėshtjen e tyre por nuk ėshtė gjetur njė vullnet i mirė nga ana maqedonase. Z. Rexhaj rreth kėsaj shprehet se "nėse kėta 33 studentė do tė transferohen nė Prishtinė, atėherė paraprakisht duhet tė negociohet pėr njė gjė tė tillė me Ministrinė e Arsimit tė Maqedonisė, dhe pos kėsaj duhet tė gjenden edhe fonde shtesė pėr ta".
Edhe pėr rektorin e UP-sė, problemi qėndron nė atė se ende nga MASHT-i nuk ka ardhur ndonjė urdhėresė pėr ti inkuadruar edhe kėta studentė nė kuadėr tė transferimit pėr nė UP.
"Paraprakisht duhet tė arrihet njė marrėveshje ndėrministrore me shkrim, e mė pas ne mund t'i fillojmė pėrgatitjet pėr krijimin e kushteve edhe pėr kėta studentė", tha rektori i UP-sė z. Arsim Bajrami

MASHT: jemi tė tradhėtuar nga Ministria e Arsimit tė Maqedonisė

Ndryshe, nga njė burim brenda MASHT qė deshi tė mbes anonim, u njoftuam se "peng i transferimit tė kėtyre studentėve ėshtė fakti se ende nga ana maqedonase nuk janė dhėnė fondet qė do ta mbulojnė transferimin edhe tė 187 studentėve tė tjerė, gjė pėr tė cilen nuk e ;anė kokėn Ministria e Arsimit tė Maqedonisė. Ka rėndėsi qė ajo e largoi problemin nga vetja dhe ia hodhi dikujt tjeter".
Githashtu zyrtari i MASHT-it, qė nuk deshi t'i vihej emri, tha se "jemi tė tradhėtuar nga Ministria e Arsimit tė Maqedonisė meqė kishim bėrė njė marrėvesje pėr 187 studentė, por ja qė nė pakot e dėrguara nga ta na janė hudhur kėtej edhe 33 dosje mė shumė, pa u konsultuar fare pėr kėtė problem.
Sido qė tė jetė 33 studentė ende mbeten duke bredhur rrugėve tė Prishtinės, duke trokitur kėshtu derė mė derė, pėr tė kėrkuar dikė i cili ua zgjidhė problemin e tyre, problem tė cilin e shkaktuan "ekspertėt" e Ministris sė Arsimit tė Maqedonisė dhe tė Rektoratit tė UT-sė, me rastin e formimit nga ta tė listave artificiale qė i pėrdorėn nė Ohėr.
Por, si duket pasi qė problemi ka kaluar nga rektorati i UT-sė, "ekspertėt" as qė duanė tė dėgjojnė mė pėr kėtė punė. Gjithashtu edhe pėr MASHT-in dhe UP-nė, ky problem duket tė jetė "joker" pėr ta, pėr faktin se jo zyrtarisht janė shtruar parakushtete. Pėr tė bėrė transferimin e 33 studentėve shtesė, paraprakisht duhet tė jepen fondet pėr 187 studentė tė tjerė, pėr tė cilėt pala maqedonase deri mė tani nuk ka dhėnė asnjė qindarkė tė vetėme. Sytė e studentėve tani pėr tani janė tek z. Ahmeti dhe z. Haradinaj tė cilėt ditė mė parė dolen para kamerave televizive duke proklamuar se ėshtė gjetur zgjidhje edhe pėr kėta studentė.

Nga: Halit AJDINI





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio