
SHKUP, 7 SHKURT Rektori aktual i Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), Sadi Bexheti, ka fituar betejėn e mė tė suksesshmit, nė njė sondazh elektronik tė realizuar tė ueb faqen studentet.info.
Sipas rezultateve tė kėtij sondazhi, i cili ka pėrfunduar mesditėn e sė mėrkurės, rektori Bexheti, ka marrė 43 pėr qind tė votave. Nė pyetjen se Cili rektor e ktheu USHT-nė nė institucion tė mirėfilltė arsimor, pėr Bexhetin ėshtė klikuar 433 herė, pėr rektorin e parė tė UT-sė, Fadil Sulejmanin 166 herė, pėr Nexhbedin Beadinin 61 herė, kurse pėr Remzi Nesimin 46 herė.
Tė tre kėta bashkė kanė marrė gjysmėn e votave tė Bexhetit, pra 223 vota, qė nė pėrqindje i bie tė kenė marrė 16 pėr qind (Sueljmani) 6 pėr qind (Beadini) dhe 4 pėr qind (Nesimi). Relativisht i lartė ėshtė numri i atyre qė vanė votuar asnjėrin. Pra, pėr kėtė mundėsi votimi, ėshtė klikuar 294 herė. Nė totalin e votave, kjo pėrbėn 29 pėr qind dhe paraqet pėrgjigjen e dytė me mė tepėr vota tė sondazhit.
Edhe te hapėsira pėr asnjėrin ėshtė votuara mė tepėr se sa pėr Sulejmanin, Beadinin dhe Nesimin, bashkė. Madje, nė debatin qė studentet.info ka hapur enkas me kėtė sondazh vetėm te kategoria e atyre qė kanė votuar pėr asnjėrin mund tė gjenden forumistė, tė cilėt deklarohen dhe debatojnė me emrin dhe mbiemrin e tyre tė vėrtetė. Njė votė thuhet se ėshtė e barasvlershme me njė votues.
Nga: Laura PAPRANIKU