Studentet.info
Lajme : Zgjedhjet studentore organizohen mė 19 mars
Kyqur 13-02-2008 3:51:10 (1602 Lexime)

Prishtinė, 13 shkurt – Kėshilli Drejtues i Universitetit tė Prishtinės ka vendosur qė zgjedhjet studentore tė organizohen mė 19 mars nė tė gjitha njėsitė akademike, ndėrsa ėshtė konfirmuar se pjesė e garės nuk do tė jenė kryetari dhe dy ish-kryetarėt e Parlamentit Studentor.

Elbasan Hoti, Sejdi Hoxha e Gėzim Qerimi, liderė tė tri organizatave mė tė mėdha studentore, nė mandatin dyvjeēar me rotacion drejtuan organin mė tė lartė tė pėrfaqėsimit tė studentėve – Parlamentin Studentor, ndėrsa tani ua kanė lėshuar radhėn kolegėve tė tyre mė tė rinj pėr t’iu rrekur garės elektorale.

Gėzim Qerimi, kryetar aktual i Parlamentit tė Studentėve dhe kryetar i organizatės Paqja Studentore, ka bėrė tė ditur se ėshtė bėrė hapi i parė pėr mbajtjen e zgjedhjeve, me rastin kur nė javėn qė shkoi Kėshilli Drejtues i UP-sė mori vendim pėr datėn dhe vendosi qė kėtė javė tė emėrohet edhe Kėshilli Qendror Zgjedhor. Ai thotė tė jetė mbėshtetės i idesė qė nė garė pėr pėrfaqėsim tė komunitetit qė pėrfaqėson t’u jepet mundėsia vetėm studentėve mė tė suksesshėm.

Nė mbledhjen e Kėshillit Drejtues tė mbajtur nė fund tė javės qė shkoi ėshtė diskutuar ideja qė tė vendosen kritere tė cilat do tė siguronin pėrfaqėsim tė denjė tė studentėve. Nota mesatare sė paku tetė dhe asnjė vit i pėrsėritur nga studenti, kanė qenė dy kriteret e propozuara nga anėtarėt e KD-sė pėr kandidatėt qė synojnė pėrfaqėsimin e studentėve, por qė nuk janė futur nė vendimin pėr organizimin e zgjedhjeve. Edhe kryetari i Parlamentit tė Studentėve thotė tė jetė mbėshtetės i kėsaj ideje.

Qerimi konfirmoi se nuk do t’i hyjė garės pėr t’i pėrfaqėsuar studentėt edhe nė njė mandat, pasi thotė tė ketė qėllimi kryesorin qė t’i jepet mundėsia studentėve tė rinj.

Edhe Elbasan Hoti, kryetar i Unionit tė Pavarur tė Studentėve tė UP-sė, organizatė kjo qė ka marrė mė sė shumti vota nė zgjedhjet studentore tė para dy viteve, nuk do tė kandidojė fare nė kėtė zgjedhje. Tashmė nė organizatė janė emėruar drejtuesit e pėrkohshėm, tė cilėt shumė shpejtė do tė organizojnė Kuvendin e pėrgjithshėm nga ku do tė dalin struktura tė reja drejtuese.

Tė njėjtėn gjė pritet ta bėjė edhe Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės, tė cilėn aktualisht e drejton Sejdi Hoxha. Ai nuk ėshtė deklaruar nėse do tė jetė pjesė e garės, por ka thėnė se gjatė javės organizata e tij do tė vendos pėr strukturat e reja tė cilat do ta pėrfaqėsojnė kėtė organizatė nė zgjedhjet pėr tė zėnė sa mė shumė vende nė Parlamentin e Studentėve dhe nė shtatėmbėdhjetė kėshilla tė studentėve tė njėsive akademike.

Kėto tri organizata studentore do tė kenė nga njė pėrfaqėsues nė Komisionin Qendror Zgjedhor, i cili do tė emėrohet kėtė javė nga kryetari i KD-sė, Basri Ēapriqi. Komisioni do tė pėrbėhet edhe prej njė pėrfaqėsuesi tė Ministrisė sė Arsimit, njė prej OSBE-sė dhe njė pėrfaqėsues nga Universiteti i Prishtinės.

Nė vendimin e KD-sė i ėshtė lėnė nė kompetencė kryetarit tė kėtij kėshilli t’i kryejė tė gjitha veprimet paraprake zgjedhore deri nė konstituimin e Komisionit Zgjedhor. DK-ja po ashtu, ka vendosur qė tė gjitha organizatat tė cilat do tė marrin pjesė nė zgjedhjet studentore duhet tė jenė tė licencuara – (ri)regjistruara nė Ministrinė e Shėrbimeve Publike dhe tė konfirmuara nga ky Kėshill, e qė janė regjistruar jo mė larg se mė 11 tė kėtij muaji.

Marrė nga KOHA Ditore




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio