Studentet.info
Lajme : Ndėshkohen profesorėt pengmbajtės tė recensioneve
Kyqur 13-02-2008 3:55:18 (2762 Lexime)


PRISHTINĖ, 13 SHKURT – Kanė mbajtur peng recensionet, por rrezikojnė tė humbin vendet e punės. Njėzet e katėr profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės, anėtarė tė komisioneve recezuese pėr tė zgjedhur kuadrin mėsimor tė kėtij universiteti, do t’iu ndalet gjysma e pagės pėr gjashtė muaj rresht, meqė nuk i kanė shkruar referatet nė dy konkurset pėr asistentė dhe profesorė dhe nuk kanė dhėnė arsye pse s’e kanė bėrė kėtė, raporton gazeta Koha Ditore.

Jo rrallėherė ka patur ankesa se profesorė tė caktuar po vonojnė recensionet me qėllim qė vendet e lira qė shpallen me konkurs t’i ruajnė pėr tė pėrzgjedhurit e tyre, duke ua pamundėsuar kėshtu kandidatėve qė pėrmbushin kriteret pėr mėsimdhėnės tė UP-sė qė tė vlerėsohen pozitivisht, ku pastaj do tė dilnin pėr votim nė senat nėse do tė inkuadroheshin nė procesin e mėsimdhėnies.

Krahas ndalesės sė pjesės stimulative nė tė ardhurat personale, profesorėt janė kėrcėnuar edhe me suspendim nga puna nėse vazhdojnė ta bėjnė cenimin e detyrave tė punės, e tė mos pėrgjigjen ndaj kėrkesės pėr shkrim tė recensioneve.

“Mėsimdhėnėsve...pagesa u ndalohet pėr kohėzgjatje prej gjashtė muajsh dhe u tėrhiqet vėrejtje se nė tė ardhmen cenimi i njėjtė i detyrave tė punės, tėrheq me vete shqiptimin e masave mė tė rrepta - suspendimin nga puna”, thuhet nė njė vendim tė rektorit Enver Hasani tė firmosur gjatė javės, dhe tė cilin e ka siguruar gazeta tė shtunėn.
Me kėtė vendim, edhe dekanėve tė fakulteteve iu ėshtė tėrhequr vėrejtja qė moszėvendėsimi i anėtarėve tė komisionit recensues, tė cilėt nuk i shkruajnė referatet, paraqet shkelje tė rėndė tė detyrės sė punės, dhe se edhe ndaj tyre parashihen masa tė njėjta sikur pėr profesorėt qė mbajnė peng recensionet.

Universiteti i Prishtinės nė nėntor tė 2006-s dhe nė prill tė 2007-s ka shpallur konkurs pėr mėsimdhėnės, dhe procedurat e statutit tė UP-sė pėr zgjedhjen e mėsimdhėnėsve kėrkojnė qė ato tė zhvillohen nė njė afat tė arsyeshėm. Shkrimi i recensioneve ėshtė pjesė e ekzekutimit tė konkurseve tė shpallura, kurse senati i UP-sė si instancė e fundit vendos pėr pranimin ose refuzimin e kandidatėve qė konkurrojnė.

Rektori Hasani, ka arsyetuar vendimin me faktin se mosnėnshkrimi i recensioneve paraqet cenim tė detyrave tė punės tė mėsimdhėnėsit tė UP-sė. Aty ka pėrmendur vendimin e senatit tė datės 06.11.2007, me tė cilin ėshtė konfirmuar se ndaj atyre qė nuk shkruajnė recensione ose nuk japin arsyetime me shkrim pse nuk i shkruajnė ato, mund dhe duhet tė merren masa ligjore.

“Pėr mundėsinė e marrjes sė kėtyre masave rektori i UP-sė ka treguar qartė me letrėn e tij me nr. rreference 1/910 tė datės 31.07.2007, me tė cilėn kėrkonte qė mėsimdhėnėsit t’u pėrgjigjen kėrkesave tė fakulteteve pėr shkrim tė recesioneve me kohė dhe brenda afatit ligjor. Mėsimdhėnėsit...nuk shkruan recensionet e kėrkuara nga ta e as nuk kanė dhėnė me shkrim arsyet e mosshkrimit tė tyre, duke plotėsuar kushtet pėr vendosjen si nė diapozitiv tė kėtij vendimi”, ėshtė thėnė nė arsyetim.

Vendimi ėshtė marrė pėr anėtarėt e komisioneve recensuese qė nuk kanė shkruar referatet nė dy konkurset e fundit. Por, mė pėrpara ishte kthyer nė praktikė qė konkurset tė shpalleshin dhe me vite tė mos pėrfundonte procedura e zgjedhjes sė mėsimdhėnėsve, pikėrisht pėr shkak tė vonesės sė recensioneve.

Profesorėt e ndėshkuar

01. Gėzim Xhaferi
02. Sihana Badivuku
03. Blerim Grubi
04. Antonio Gashi
05. Emin Halili
06. Sabri Sadiku
07. Mursel Ibrahimi
08. Bajram Mulaku
09. Nerxhivane Dauti
10 Milajete Shala
11. Musa Rizaj
12. Hamit Mehmeti
13. Sadik Rashiti
14. Fehmi Krasniqi
15. Heset Cakolli
16. Sylejman Meta
17. Qel Gjonbalaj
18. Lutfi Dervishi
19. Agron Pustina
20. Nexhmi Hyseni
21. Mehmet Maxhuni
22. Cenė Bytyqi
23. Shaban Hasi
24. Adil Raka




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio