Studentet.info
Lajme : Universiteti Shtetėror i Tetovės zgjėron bashkėpunimin edhe me Universitete tė Bosnjė dhe Hercegovinės
Kyqur 18-02-2008 3:48:07 (1984 Lexime)

Tuzllė, 17 SHKURT – Nė manifestimin me rastin e 31 vjetorit tė themelimit tė Universitetit “Xhemal Bijediq” nė Mostar, Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Prof.dr. Sadi Bexheti ka nėnshkruar dy marrėveshje bashkėpunimi. Marrėveshjet janė nėnshkruar me Universitetin “Xhemal Bijediq” pėrfaqėsuar nga Rektori, Prof.dr. Fuad Qatoviq dhe Universitetin e Tuzllės, pėrfaqėsuar nga Rektori, Prof.dr. Xhemo Tufekēiq. Me kėtė hap USHT ec drejt plotėsimit tė njėrės nga shtyllat kyēe tė misionit tė tij, gjegjėsisht internacionalizimit tė universitetit.


Dy rektorėt e universiteteve nė Bosnjė dhe Hercegovinė pėrshėndetėn kėtė iniciativė tė nisur nga Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe ndėr tė tjera theksuan se marrėveshjet e kėtilla jo vetėm qė kanė ndikim nė zhvillimin e vet universiteteve por qėllimi kryesor i tyre ėshtė ngritja e kualitetit tė mėsimdhėnies, pėrshtatjes sė kurikulumeve nė bazė tė sistemit ECTS dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė se studentėt kanė lehtėsime tė mėdha po qė se shprehin dėshirė tė studiojnė nė kėto universitete. Rektori i USHT-sė shkurtimisht prezantoi Universitetin Shtetėror tė Tetovės dhe poashtu falėnderoi tė dy universitetet pėr gatishmėrinė e tyre pėr bashkėpunim duke theksuar se kjo ėshtė vetėm njė vazhdim i bashkėpunimit qė mė herėt ka ekzistuar mes Bosnjės dhe Maqedonisė.

Marrėveshja pėrmban disa pika ndėr tė cilat mund tė veēohen kėmbimi i pėrvojave dhe informatave pėr proceset didaktike, kėmbimi i studentėve dhe profesorėve nė studime deridiplomike, postdiplomike, dhe studimeve tė doktoraturės, organizimin e simpoziumeve shkencore, organizimin e aktiviteteve tė pėrbashkėta sportive, kulturore etj. Disponim i palėve nėnshkruese ėshtė qė tė thellojnė bashkėpunimin edhe nė fusha tjera tė cilat janė tė interesit tė pėrbashkėt dhe synojnė avancimin dhe rritjen e kualitetit tė mėsimdhėnėsve nė veēanti dhe mėsimdhėnies nė pėrgjithėsi. Me rastin e pėrvjetorit tė Universitetit “Xhemal Bijediq” nė Mostar, rektori i USHT-sė, Prof.dr.Bexheti nė fjalėn e tij pėrshėndetėse ndėr tė tjera tha “Me nėnshkrimin e marrėveshjes sė bashkėpunimit me Universitetin “Xhemal Bijediq” nė Mostar dhe me Universitetin e Tuzllės hapim dyer tė reja pėr studentėt tonė dhe njėkohėsisht me kėtė plotėsojmė edhe detyrimet tona ndaj studentėve.” Nė akademinė solemne ishin prezent edhe rektorė tjerė nga Universitetet e regjionit si: Universiteti i Sarajevės, Universiteti i Bihaqit, Universiteti i Mostarit, Universiteti privat “Meridian” nga Mali i Zi dhe pėrfaqėsues tjerė tė jetės akademike, politike, kulturore dhe fetare tė Mostarit. Me kėtė rast poashtu Rektori i USHT-sė mori pjesė edhe nė takimin e Konferencės Ndėruniversitare tė Rektorėve tė Universiteteve tė Bosnjė dhe Hercegovinės.

Kjo konferencė kryesohej nga Rektori i Univerzitetit tė Tuzllės, Prof.dr.Tufekēiq dhe u diskutuan problemet me tė cilat ballafaqohen institucionet e arsimit tė lartė dhe mėnyrat se si mė sė lehti tė evitohen ato, kėmbimi i pėrvojave dhe njohurive. Meqė nė vitin akademik 2008/2009 fillon edhe fakulteti i shkencave tė mjekėsisė nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės me programet studimore mjekėsi e pėrgjithshme dhe stomatologji, pėr kėtė qėllim nė Sarajevė janė organizuar takime me dekanin e Fakultetit tė mjekėsisė, me dekanin e fakultetit tė infermierisė, prodekanen pėr studime pasdiplomike nė fakultetin e mjekėsisė dhe drejtorin gjeneral tė Qendrės Klinike tė Universitetit tė Sarajevės. Pėerfaqėsuesit e USHT-sė u takuan me dekanin e fakultetit tė studimeve mjekėsore Prof.dr Faruk Dallagija, prodekania pėr mesim Doc.dr Fatima Jusupoviq dhe prodekani pėr studime pasdiplomike Prof.dr.Hamdija Ramiq tė cilėt shprehėn mirėseardhje dhe gatishmėri qė tė ofroj pėrkrahje USHT me kurrikulumet dhe ligjėruesit tė cilėt i ka ky fakultet. Nė kėto takime poashtu u ofrua edhe ndihma e personelit akademik dhe administrativ pėr USHT nė procesin e hapjes sė drejtimeve tė reja nė kuadėr tė fakultetit tė shkencave mjekėsore tė USHT-sė, tė cilat funksionojnė nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Sarajevės. Prodekania pėr studime deridiplomike Dr. sci. Lidija Lincender, poashtu theksoi mundėsinė pėr studime deridiplomike dhe post diplomike. U theksua edhe mundėsia e punimeve tė projekteve tė pėrbashkėta si dhe studime tė doktoraturės tė interesuarve nga Universiteti Shtetėror i Tetovės nga lėmi i mjekėsisė me kushte tė njėjta si qytetarėt e Bosnjė dhe Hercegovinės. Drejtori gjeneral i Qendrės klinike tė universitetit tė Sarajevės Prof.dr Faris Gavrankapetanoviq prezantoi shkurtimisht pėrmbajtjen e QKUS dhe mundėsitė pėr tė ndihmuar Universitetin Shtetėror tė Tetovės pėr sa i pėrket specializimit tė mjekėve dhe tė kuadrit arsimor tė USHT nė QKUS, ligjėrata nga profesorėt e tyre nė USHT dhe aktivitete tė tjera duke ofruar mundėsitė teknike dhe ekspertizėn e personelit akademik dhe atij profesional me tė cilin disponon kjo qendėr.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio