Studentet.info
Lajme : Akademi solemne me rastin e pėrvjetorit tė ligjėratave tė para nė USHT
Kyqur 19-02-2008 3:57:14 (1308 Lexime)


TETOVĖ, 18 SHKURT- Manifestimi me rastin e pėrvjetorit tė ligjėratave tė para dhe rėnien e dėshmorit Abdylselam Emini ėshtė pėrmbyllur me njė Akademi solemne. Nė kėtė mėnyrė Universiteti Shtetėror i Tetovės ka shėnuar datėn mė tė rėndėsishme tė historisė sė vetė. Me kėtė rast, Rektori prof. dr. Sadi Bexheti ka thėnė se fillimi i ligjėratave tė para ėshtė njėri nga momentet kryesore pėr krijimin e kėtij institucioni tė arsimit sipėror nė gjuhėn shqipe.

“Kjo ėshtė dita kur duhet t’u shprehim mirėnjohje dhe respekt tė gjithė atyre qė dhanė kontribut dhe flijuan nga energjitė e veta intelektuale, fizike dhe materiale pėr ngritjen dhe konsolidimin e kėtij tempulli tė diturisė”tha Rektori prof. dr. Bexheti. Ai nė vazhdim nuk ka harruar tė rikujtoj sakrificėn mė sublime, dėshmorin e arsimit, Abdylselam Emini, i cili pėrherė do tė kujtohet me pietet nga ky universitet dhe tė gjithė brezat e studentėve qė do arsimohen kėtu. Me njė fjalim rasti para tė pranishmėve doli edhe Rektori i parė prof. dr Fadil Sulejmani.

Ai foli pėr tė gjitha sfidat e peripecitė qė hasi ky institucion i lartė arsimorė ,gjatė udhėtimit tė tij deri nė ditė tė sotme.”I falėnderoj tė gjithė ata qė mė pėrkrahėn nė iniciativėn e themelimit tė kėtij universiteti dhe tė gjithė ata qė na ndihmuan nė ēfarė do lloj aspekti nė momentet mė tė vėshtira”, tha prof. dr. Sulejmani. Ai nė vazhdim ėshtė ndalur nėpėr tė gjitha kurthet qė sipas tij i pėrgatiteshin kėtij institucioni arsimorė, me qėllim tė shuarjes sė tė njėjtit. Ndėrkaq, pėr gjendjen aktuale tė Universitetit prof. dr. Sulejmani e falėnderoi ministrin e Arsimit Sulejman Rushiti si dhe Rektorin prof. dr. Sadi Bexheti, tė cilėt sipas tij, pa kursyer aspak veten, arritėn qė t’ia kthejnė kėtij institucioni tė lartė arsimorė, imazhin e dikurshėm. Kjo akademi ka qenw e pasur edhe me njė program kulturor artistik, ku artistė tė USHT-sė, kanė ekzekutuar disa pika muzikore.

Fjalė rasti mbajti edhe djali i dėshmorit, Besir Emini. “Unė sot ndjehem krenar qė babai im doli nė mbrojtje tė kėtij institucioni tė lartė arsimor dhe ky fakt mė bėn tė lumtur dhe krenar qė jam biri i tij” tha i emocionuar Besir Emini. Pėr ta nderuar kėtė ngjarje madhore tė Universitetit, i pranishėm ishte edhe kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi dhe shumė veprimtarė tė tjerė tė cilėt qėndruan afėr UT gjatė udhėtimit tė tij tė mundimshėm deri nė ditė tė sotme




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio