Studentet.info
Lajme : Deputeti shqiptarė me diplomė false tė Tetovės
Kyqur 22-02-2008 6:15:32 (1743 Lexime)


SHKUP, 21 SHKURT - Njė deputet shqiptar i Parlamentit tė Shqipėrisė nga koalicioni i djathtė nė biografinė e tij e ka shėnuar diplomėn e falsifikuar tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės. Njė investigim nga agjencia e lajmeve "Balkan Insajt" ka gjetur se Ministria e Arsimit nė Tiranė ka bėrė njė sy qorr ndaj kėtij "gabimi" dhe nuk i ka bėrė kurrė gjetjet e saj publike, kur ėshtė kuptuar qė shumė diploma, nė mesin e tė cilėve edhe e deputetit, ishin false. Agjencia nė fjalė ka zbuluar qė diplomat false, shumė nga tė cilat aludohet se vinin nga Universiteti Shtetėror i Tetovės nė Maqedoni, mund tė blihen pėr disa qindra euro nė rrugėt e Tiranės. Bėhet e ditur se mė 3 mars tė vitit tė kaluar, njė Komision ad-hoc u mblodh nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės nė Tiranė, drejtuar nga zv/ministrja Ardiana Gjonaj. Komisioni u mblodh pėr tė rishikuar njė vendim tė mėparshėm tė dhėnė nga njė Komision i ngjashėm, qė kishte certifikuar njė numėr diplomash tė dhėna nga Fakulteti i Drejtėsisė nė Universitetin e Tetovės nė Maqedoni.


Detajet e mbledhjes sė fundit, tė siguruara nga "Balkan Insajt", kishin tė bėnin me 13 persona, tė cilėt kishin siguruar njehsimin e diplomave nga ministria nė vitin 2005 me anė tė dokumenteve false. Ndėr ta, ishte njė deputet nė Parlamentin shqiptar, nga koalicioni i djathtė. Deputeti akoma e liston diplomėn nga Universiteti i Tetovės nė CV-nė e tij. Universiteti i Tetovės nuk e kishte fajin pėr diplomėn false tė deputetit. Nė tė vėrtetė, mė 19 tetor 2005, universiteti e kishte njoftuar Ministrinė shqiptare tė Arsimit qė, megjithėse parlamentari ishte regjistruar nė Fakultetin e Drejtėsisė, ai nuk kishte kaluar asnjė provim. Megjithėse Ministria e Arsimit e Shqipėrisė thotė qė ka njoftuar Ministrinė e Brendshme dhe Prokurorinė e Pėrgjithshėm, asnjė procedim deri mė tani nuk ėshtė iniciuar. Si njė universitet nė gjuhėn shqipe, por jashtė vendit - dhe nė tė njėjtėn kohė jashtė autoritetit tė institucioneve zyrtare - Universiteti i Tetovės, i krijuar nė mesin e viteve 1990, ėshtė njė zgjedhje popullore pėr shqiptarėt qė kėrkojnė tė sigurojnė njė diplomė false jashtė. Rektori i USHT-sė, Sadi Bexheti, pranon qė problemi ėshtė bėrė alarmant, ndėrkohė qė falsifikimi i diplomave sipas tij, bėhet jashtė institucionit.
"Kėto diploma nuk jepen nga universiteti, por printohen nga grupe kriminale me ndihmė tė brendshme", ankohet ai. "Shpesh, studentė nga Shqipėria qė nuk kanė kaluar as nė vitin e dytė, kanė falsifikuar diplomat e tyre dhe kanė kėrkuar t'i ekuivalentojnė ato", shton Bexheti. Rektori thotė se ka informacion qė diploma tė Tetovės po shiten dhe nė Kosovė e Mal tė Zi. Biznesi ilegal me diplomat e falsifikuara nga USHT vazhdon tė zhvillohet edhe rrugėve tė Tiranės. Njė burrė i shėndosh qė merret me dokumente arsimore nė njė rrugė tė Tiranės, thotė se kostoja e njė diplome universiteti shkon nga 500 deri nė 800 euro. "Mund tė gjej ēfarėdolloj vule tė duash", thotė ai, kur pyetet nėse mund tė sigurojė njė diplomė nga Tetova. (BIRN)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio