Studentet.info
Lajme : Kontroll pėr 60 profesorė tė USHT-sė
Kyqur 22-02-2008 6:16:43 (1759 Lexime)


TETOVĖ, 21 SHKURT - Tė gjithė ata profesorė, docentė, asistentė dhe bashkėpunėtorė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) qė nuk i kanė plotėsuar kushtet nė konkurset paraprake, do tė ndėrrohen. Kjo parashihet me konkursin e ri tė universitetit, i cili planifikon tė testojė 60 akademikė tė kėtij institucioni, tė cilėt janė punėsuar me "dallavere" dhe me mungesė dokumentacioni.
Rektori i USHT-sė, Sadi Bexheti informon se pėr njė muaj do tė rizgjidhen dhe zgjedhėn kandidatė mė tė aftė, ndėrsa konkursi i ri ėshtė hapur pas vėrejtjeve tė Ministrisė Arsimit, konkretisht Inspektoratit, i cili ka gjetur lėshime gjatė konkurseve paraprake. Bexheti thotė se bėhet fjalė pėr konkurset e USHT-sė para pėrbėrjes aktuale, e cila kishte lejuar qė punėsimet tė shkojnė nė vija partiake.
"Kandidatėt nė fjalė, pėr tė cilėt ėshtė bėrė rizgjedhje dhe zgjedhje, nuk ėshtė dashur tė ishin nė Universitet, mirėpo janė bėrė shkelje tė Ligjit dhe ne tash do tė hapim konkurs dhe do tė zgjedhim kandidat mė tė aftė se ata aktual", shprehet Bexheti.


Ai thotė se deri nė kėto momente janė mbrojtur interesat e partisė paraprake nė pushtet, ngase punėsimet janė bėrė nė kohėn e udhėheqjes sė mėparshme.
Sipas tij, kandidatėt qė nuk plotėsojnė kushtet kanė pasur hapėsirė kohore prej dy viteve pėr t'i kryer obligimet shkollore. Rektori Bexheti thekson se Universiteti ėshtė i obliguar brenda tre viteve tė ketė rizgjedhje.
"Pėr kėta qė nuk i kanė plotėsuar kushtet, kemi qenė tė obliguar brenda gjashtė muajve tė bėhet rizgjedhje, mirėpo ne u kemi dhėnė mundėsi 18 muaj. Nė kėtė rast, PDSH e ka ndihmuar partinė qė ka qenė nė pushtet katėr vite mė parė. Sa i pėrket kėtij konkursi, kemi bėrė shumė lėshime pėr kandidatėt qė nuk i plotėsojnė kushtet. Janė 94 kandidat dhe pėr 63 bėhet kėrkesė qė tė hapet konkursi, mund tė shikohet se ēfarė shkelje e Ligjit ėshtė bėrė", thekson rektori Bexheti. Sipas tij, konkursi ėshtė pėrsėritur pėr herė tė dytė, ngase numėr i madh i kandidatėve nuk i plotėsojnė kushtet.
"U dhamė edhe njė shans atyre pėr t'i kryer magjistraturat. Ata kandidat qė nuk kanė mbaruar magjistraturėn, pėr shkak tė notės mesatare qė e kanė tė ulėt nėn 8, jemi tė obliguar nė vend tė tyre tė pranojmė kandidat tė rij mė tė aftė", sqaron Bexheti.

Nga: Hajrije AZEMI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio