Shkup, 25 shkurt Tė gjitha institucionet e arsimit tė lartė do tė jenė tė obliguara tė respektojnė maturėn shtetėrore, si kusht pėr pranimin e studentėve tė rinj, pavarėsisht nėse janė tė karakterit publik apo komercial. Matura, do tė jetė ēelėsi me tė cilin do tė hapen dyert e studimeve, si nė ato universitet qė financohen nga shteti ashtu edhe nė ato qė janė investim privat Pėrfaqėsues tė disa universiteteve private, qė arriti ti kontaktoj Lajm, mbėshtesin reformėn e maturėn shtetėrore si normė ligjore, tė cilėn do tė duhet ta respektojnė tė gjithė, nėse nė Parlamentin e Maqedonisė do tė miratohen ndryshimet dhe plotėsimet nė ligjin pėr arsim sipėror.
Jam i mendimit se matura shtetėrore duhet tė jetė kusht pėr regjistrimin e studentėve nė fakultet, kurse provimi pranues njė formalitet, thotė prof. dr. Abdurahuf Pruthi, nga Universitet Ballkanin i Shkupit. Madje, ky universitet, sa i takon maturės shtetėrore, ėshtė njė vit pėrpara universitete tė tjera tė Maqedonisė. Tė gjithė studentėt nga Turqia qė, vitin e kaluar, kanė regjistruar sundimet kėtu posedojnė dokument se atje e kanė kaluar me sukses maturėn shtetėrore, tregon Pruthi. Njėlloj, plotėson mė tej ai, do tė veprojnė edhe me studentėt nga Maqedonia, kur matura tė fillon tė zbatohet si normė ligjore. Jemi tė obliguar qė tė sigurojmė studime tė ligjshme konform ligjeve tė vendeve nga vijnė dhe ku duhet tju pranohet diploma, thotė Pruthi.
Pėr regjistrimin e studentėve do tė veprojmė nė bazė tė Ligjit dhe do tė respektojmė tė gjitha obligimet qė dalin prej tij, thotė Leon Bakaxhievski, zėdhėnės i FON-it, Universitetit privat tė shkencave humane. Ai, thotė se FON ėshtė nė pritje tė rekomandimeve qė do tju bėhen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH) enkas me regjistrimin e studentėve pėr vitin 2008/2009. Nuk jami tė shqetėsuar pėr kėtė punė dhe as tė befasuar, meqė nė Parlament ėshtė njė propozim-ligji, i cili i barazon universitete shtetėrore dhe private, sa i takon maturės shtetėrore, thotė Bakaxhievski.
Pėr njė qasje pak mė liberale shprehen nė Universitetin privat American College, nė Shkup ku thonė se me reformat duhet tė zgjerohet mundėsinė e shkollimit, pėr tė gjithė dhe jo pėr tė vendosur barriera. Nuk besoj se pėr shkak tė provimit pranues ose tė provimit pranues, studentėt to mos kenė mundėsi tė regjistrohen diku thotė Valon Saraqini nga American College, ndėrsa shprehet i prerė se do tė respektojnė nė pėrpikėri ligjet, me tė cilat pritet tė rregullohet kjo ēėshtje.
Nga: LAURA PAPRANIKU