Studentet.info
Lajme : Minimizohet korrupsioni nė universitete
Kyqur 28-02-2008 5:34:32 (1385 Lexime)

Shkup, 28 shkurt - Me Ligjin e ri pėr arsim tė lartė vendoset sistemi, i cili pamundėson ose ulė nė minimum mundėsinė pėr korrupsion nėpėr universitete. Kėshtu ka deklaruar ministri i Arsimit dhe Shkencės, Sulejman Rushiti, njė ditė pasi Parlamenti i Maqedonisė miratoi Ligjin pėr arsim tė lartė. Rushiti ka thėnė se mėsimi interaktiv, si dhe tė drejtat e studentėve pėr pėrgjegjėsi ndaj profesorėve e ulin mundėsinė e korrupsionit. Ai thotė se me Ligjin e ri janė tė ngėrthyera sugjerime tė bazuara nė kartėn e Bolonjės dhe se institucionet e larta arsimore do tė kenė bazė Ligjore pėr tu reformuar. "Mendoj se korrupsioni nuk mund tė ndalohet me thirrje, si stop korrupsionit, por tė vendoset njė sistem, i cili do tė parandalojė nė vazhdimėsi paraqitjet e tilla", sqaron ai. Ministri Rushiti paralajmėron se me Ligjin e ri pėr arsim, nėpėr tė gjitha Universitetet e Maqedonisė vendoset nivelizimi, konkretisht harmonizohen programet studimore, sistemi i transferimit tė kredive, ndėrsa mė pas ekziston mundėsia qė Universitetet e vendit tė harmonizohen me Universitetet e 52 shteteve qė janė nėnshkruese tė kartės sė Bolonjės.

"Me kėtė Ligj pėrfunduam njė pjesė shumė tė rėndėsishme tė reformės nė gjithė vertikalen e arsimit. Ėshtė njė nga pako e reformave, tė cilat jemi gati duke i pėrfunduar. Me kėtė, implementimi i Ligjeve qė u sollėn dhe akteve nėnligjore ne do tė krijojmė mundėsinė e reformave mė intensive", thekson ai.
Ligji pėr arsim sipėrorė ka rėndėsi tė madhe, thekson Rushiti, jo vetėm pėr arsye se sillet njė kornizė pėr reformėn e lartė, por ky ėshtė njė nga Ligjet e rėndėsishme tė harmonizimit tė legjislatives sė Maqedonisė me Bashkimin Evropian.
"Mendojė se gati pas njė muaji diskutimi nė Parlament dhe rreth nėntė muaj diskutime tė hapura dhe sugjerime, arritėm qė Ligji tė votohet nė Parlament. Me kėtė hapet mundėsia tė krijohet njė platformė e fuqishme pėr reformėn e nevojshme nė arsimin e lartė", ėshtė zotuar Rushiti.

Nga: Hajrie AZEMI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio