Studentet.info
Lajme : Gjuhėt e huaja / Mbesin 60% e studentėve, vendosen kritere tė reja pranimi
Kyqur 05-03-2008 4:36:17 (1587 Lexime)

TIRANĖ, 4 MARS - Sipas pedagogėve tė Gjuhėve tė Huaja nė Tiranė, viti i parė ka shėnuar rekord studentėsh tė dobėt
Fakulteti i Gjuhėve tė Huaja nė Universitetin e Tiranės do tė pėrcaktojė kritere tė reja pėr pranimin e studentėve, pasi viti i kaluar solli njė kontigjent studentėsh aspak cilėsorė. Madje numri i studentėve tė dobėt nė vitin e parė pėr kėtė fakultet ka shėnuar shifra alarmante dhe tė panjohura mė parė. Sipas pedagogėve tė kėtij fakulteti, plot 60 pėr qind e studentėve tė vitit tė parė janė ngelės nė provime


Kriteret

Kritere tė forta dhe asnjė tolerim pėr tė shmangur fenomenin e prurjeve tė studentėve tė dobėt. Kėshtu kanė vendosur drejtuesit e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja pėr kėtė vit akademik,sipas tė cilėve do tė bėhet seleksionimi i kandidatėve. "Pasi tė bėhet kuotimi i studentėve qė do tė pėrzgjedhin njė nga degėt nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja dhe pikėrisht ne u kemi kėrkuar qė MASH tė mundėsojė testimin e tyre dhe nė bankat e fakulteteve tė ulen studentė tė cilat kanė njohuri tė nivelit mesatar", pohon dekanja e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja, duke shtuar se kanė kėrkuar studentė me mesatare mbi 8. Sipas saj ėshtė jashtė logjike qė njė student me mesatare 5 nė shkollėn e mesme tė arrijė tė pėrfundojė shkollėn e lartė.

Cilėsia

Pedagogėt e Fakultetit tė Gjuhėve tė Huaja janė shokuar nga rezultatet e studentėve tė parė tė cilėt kanė shfaqur pėrgatitje nėn zero. Nė fakt paralajmėrimi i tyre pėr kėtė cilėsi ka dalė i saktė, pasi ata u pranuan vjet pa kritere dhe cilėsia e tyre lė pėr tė dėshiruar. Kėshtu rreth 60 pėr qind e studentėve tė vitit tė parė kanė ngelur nė provime dhe nė degėn e greqishtes ka kaluar vetėm njė nxėnės. Por e njėjta situatė paraqitet edhe nė tė tjera departamente dhe pėr kėtė pedagogėt kanė vendosur kritere tė forta pėr penguar fenomenin. "Nė klasė ka edhe studentė tė cilėt nuk dinė asnjė fjalė frėngjisht dhe rezultojnė qė tė jenė nė njė grup me studentė tė tjerė tė cilėt kanė bėrė 4 vjet apo 5 vjet frėngjisht. Ka devijime, pasi ka edhe studentė qė kanė bėrė nė shkollė tė mesme anglisht, italisht apo gjuhė tjetėr dhe janė regjistruar pėr frėngjisht", pohon shefi i departamentit tė Frėngjishtes, Raul Lilo, duke shtuar se edhe kėta studentė janė nė nivele tė ulėta.

Nga: Bledar Breēani




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio