Studentet.info
Lajme : Profesori nga SHBA mban ligjėrata para studentėve tė arkitekturės nė USHT
Kyqur 07-03-2008 6:13:54 (1464 Lexime)


TETOVĖ, 6 MARS– Nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės mbajti ligjėrata prof. Sean Vance nga SHBA. Prof. Vance ėshtė profesor i rregullt nė Universitetin Shtetėror tė Karolinės Veriore ku edhe ka mbaruar studimet e magjistraturės nė kolegjin e disejnit dhe ligjėron nė departamentin e dizajnit arkitekturor, gjithashtu mban praktikėn e cila kėrkon lidhje alternative nė krijimin e zgjidhjeve inovative arkitekturore brenda ndėrtesės dhe ėshtė pronar i studios pėr arkitekturė.

Prof.Sean Vance ėshtė koordinator dhe anėtar nė disa shoqata tė arkitektėve, nė Qendrėn pėr disejn universal ku bashkėpunohet me ndėrtuesit nė zhvillimin e disejneve me qėllim qė ndėrtesa tė pėrshtatet pėr personat e tė gjitha moshave e posaēėrisht pėr personat me aftėsi tė kufizuara.

Disejni universal ka tė bėjė me pėrshtatjen e kushteve tė objekteve pėr personat me aftėsi tė kufizuara si nė pjesėn e jashtme ashtu edhe nė brendinė e tyre, mundėsimin e hyrjes si dhe qasjes mė tė lehtė deri te tė gjitha pajisjet dhe hapėsirat nė brendi tė shtėpive dhe objekteve publike.

Disejnimi i kėtillė i hapėsirave ėshtė njė aspekt shumė i rėndėsishėm gjatė krijimit tė njė disejni arkitekturor dhe paraqet njė ndėr standardet kryesore qė duhet plotėsuar gjatė ndėrtimit tė objekteve dhe njėkohėsisht ėshtė standard qė duhen sipas tė cilit duhen adoptuar edhe objektet e ndėrtuara mė herėt. Profesor Vance kryesisht fokusohet nė lidhjen mes njerėzve, hapėsirave dhe ambientit.

Profesori Vance foli edhe pėr historinė e disejnit universal ku theksoi se historia e kėtij drejtimi daton qė nga viti 1975 kur edhe janė mbajtur ligjėratat e para nė kėtė lėmi. Me qėllim tė nxitjes sė krijimtarisė inovative tė studentėve janė bėrė njė sėrė eksperimentesh qė studentėt tė kenė sa mė tė afėrt ndjenjat dhe nevojat e personave me aftėsi tė kufizuara.

Para studentėve u dhanė shembuj konkret pėr objektet nė tė cilat profesori Vance dhe bashkėpunėtorėt e tij kanė punuar, shembuj pėr disejn tė brendshėm tė shtėpive ku ėshtė intervenuar nė kuzhinė, banjo, instalimin e ashensorėve, hyrjes nga jashtė, hyrjes nga garazhi nė shtėpi dhe anasjelltas me qėllim tė pėrshtatjes sė kushteve pėr personat e me aftėsi tė kufizuara.

Studentėve tė programit studimor tė arkitekturės ju ofrua mundėsia qė tė bashkėpunojnė me profesorin Vance pėr tė gjitha ēėshtjet apo nevojat gjatė disejnimeve tė ngjashme.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio