Studentet.info
Lajme : USHT-ja e shėnoi Ditėn e Mėsuesit
Kyqur 08-03-2008 7:28:59 (1966 Lexime)


Tetovė, 7 mars – Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT) e ka shėnuar Ditėn e Mėsuesit - 7 Marsin. Me njė program tė pasur kulturor dhe artistik, nė Amfiteatrin e Rektoratit ėshtė shėnuar kjo datė e rėndėsishme e arsimit shqiptar, ndėrsa tė pranishėm, pėrveē ligjėrueseve dhe studentėve tė USHT-sė, kanė qenė edhe shumė veteranė tė arsimit shqiptar nė Maqedoni.



Referatin e rastit e ka lexuar Akademik Rexhep Qosja, i cili ndėr tė tjera ka folur pėr rolin e mėsuesit nė shoqėrinė shqiptare. Sipas tij mėsuesi ėshtė person me rėndėsi tė jashtėzakonshme nė jetėn individuale dhe atė shoqėrore. “Mėsuesi, ky krijues i gjithanshėm, mė sė pari e krijon atdhetarin. Vetėdija atdhetare e fėmijės, e tė rinjve, e tė gjithė atyre qė quhen banorė tė njė shteti, nė masė tė madhe i detyrohet punės sė mėsuesit. Mėsuesi na mėson fjalėn atdhe”, ka thėnė akademik Qosja.

Nė emėr tė Rektorit tė USHT-sė, prof. dr. Sadi buxheti, ka pėrshėndetur dekani i Fakultetit Filologjik, doc. dr. Luljeta Isaku, e cila gjithashtu ka bėrė edhe promovimin e revistės “Cogito”, revistė e cila botohet nga i njėjti fakultet. Me rastin e festės sė 7 marsit ėshtė botuar numri i dytė i kėsaj reviste.
“Cogito” pretendon tė jetė njė hapėsirė mediale, pėr tė promovuar debatin dhe qasjet e reja pėr probleme socio-kulturore, do tė synojė qė t’i ofrojė rreth vetes forcat e reja intelektuale dhe kreative, e hapur pėr mendimet, idetė dhe qasjet e ndryshme pėr rreth fenomeneve kulturore dhe shoqėrore. “Cogito” do tė jetė njė hapėsirė mediale pėr tė shprehur dhe reflektuar mendimin e lirė, demokratik, korrekt dhe kritik ndaj gjithė fenomeneve dhe specifikave tė jetės sonė, duke iu kundėrvėnė skeletimit shpirtėror”, ka thėnė doc. dr. Luljeta Isaku.

Nė kėtė manifestim, Kori i USHT-sė, nėn udhėheqje tė dirigjentit Agon Xhemaili, ka ekzekutuar disa kėngė korale, ndėrsa artistė tė Fakultetit tė Arteve, Programi studimor i Artit Muzikor kanė ekzekutuar disa pika muzikore. Studentėt e Fakultetit Filologjik kanė prezantuar njė recital, i pėrgatitur nga mr. sc. Ibrahim Veliu.
Nė manifestim ka pasur mysafirė edhe nga universitetet tjera, veteranė tė arsimit, pėrfaqėsues tė shkollave tė mesme dhe institucioneve tė tjera.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio