Studentet.info
Lajme : Formohet Qendra pėr Studime Shqiptare
Kyqur 10-03-2008 12:35:22 (1581 Lexime)


Durrės, 10 MARS - Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT), Universiteti pėr Biznes dhe Teknologji (UBT) nga Prishtina, si dhe Universiteti “Marin Barleti” (UMB) nga Tirana, kanė nėnshkruar memorandum pėr Formimin e Qendrės pėr Studime Shqiptare. Gjatė Konferencės pėr Bashkėpunim Ekonomik Shqipėri – Kosovė, qė ėshtė mbajtur nė Durrės, pėrfaqėsues tė tre universiteteve nė fjalė kanė nėnshkruar Memorandum pėr formimin e Qendrės pėr Studime Shqiptare, qėllimi i sė cilės ėshtė frymėzimi dhe organizimi i studimeve ekonomike, politike, sociologjike, me kontekst panshqiptar qė favorizojnė integrimin euroatlantik tė shqiptarėve.

Nė emėr tė Rektorit tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, prof. dr. Sadi Bexheti, Konferencėn pėr Bashkėpunim Ekonomik Shqipėri – Kosovė, e ka pėrshėndetur mr. sc. Qufli Osmani, i cili ndėr tė tjera ka folur pėr rėndėsinė e bashkėpunimit akademik ndėrmjet Shqipėrisė, Maqedonisė dhe shtetit tė ri tė Kosovės.

“Perspektiva e pėrbashkėt, synimet dhe trendėt zhvillimore nė fushėn e arsimit bashkėkohor akademik, vazhdimisht na detyrojnė tė jemi nė link tė ndėrsjellė me universitetet si motra. Kėtė perspektivė dhe synim e formalizuam edhe me nėnshkrimin e Memorandumit pėr bashkėpunim, mes Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Universiteti pėr Biznes dhe Teknologji, si dhe Universiteti “Marin Barleti”. Jemi tė vetėdijshėm se na presin shumė sfida nė tė ardhmen, por ne jemi tė gatshėm tė ballafaqohemi me to dhe tė mbetemi kompatibil me universitetet tjera prestigjioze evropiane”, ka thėnė Osmani. Nė vazhdim ai ka potencuar se universitetet shqiptare duhet tė marrin rolin historik nė krijimin e sistemeve tė reja tė vlerave.
Nga ana e USHT-sė, Memorandumin e ka nėnshkruar sekretari gjeneral i Universitetit, Ali Salihi.

Kjo qendėr gjithashtu do tė ofroj bursa pėr hulumtuesit e huaj, tė cilėt si qendėr studimi kanė faktorin shqiptar nė pėrgjithėsi. Me kėtė Memorandum parashihet qė Qendra tė ketė revistėn e saj shkencore gjeopolitike. Nė tė njėjtėn kohė tre universitetet bien dakord pėr bashkėpunim nė fushėn akademike si shkėmbimin e kutikulave, lektorėve, studentėve, si dhe organizimin e konferencave dhe seminareve me tematika me interes tė pėrbashkėt.
Qendra pėr Studime Shqiptare do tė menaxhohet sipas parimit tė rotacionit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio