Studentet.info
Lajme : Unionet studentore kėrkojnė ndėrtimin e Bibliotekės sė Tetovės
Kyqur 10-03-2008 12:38:41 (1865 Lexime)


TETOVĖ, 10 MARS - Pėrfaqėsuesit e Unionit tė Studentėve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe Unionit tė Studentėve tė UEJL-it, kanė arritur tė grumbullojnė mbi 10 mijė nėnshkrime pėr tė sensibiliuar institucionet komunale dhe ato shtetėrore qė tė ndėrtohet Biblioteka e Tetovės. Me kėtė rast dy unionet nė fjalė kanė mbajtur konferencė tė pėrbashkėt pėr mediumet, prej ku kanė paralajmėruar se nė rast tė zhagitjes sė mėtejshme tė ndėrtimit tė Bibliotekės ata do tė organizojnė edhe protesta. Fisnik Shabani sekretar i Unionit tė Studentėve tė USHT-sė dhe Arjan Thaēi, pėrfaqėsues i unionit tė UEJL-sė, arsyetuan kėrkesėn e tyre drejtuar institucioneve me nevojėn qė kanė studentėt e dy universiteteve nė fjalė.



“Ēėshtja e hapjes sė bibliotekės ėshtė njė ēėshtje qė na preokupon neve si unione studentore. Duke pasur parasysh faktin se ky ėshtė njė proces qė prej kohėsh ka ngelur, ne si unione reagojmė nė formate respektive qė kemi paraparė, duke mbledhur nėnshkrime pėrmes njė peticioni tė organizuar nga ana e jonė nė mesin e studentėve nė dy universitetet tona”, tha Fisnik Shabani.
Nė anėn tjetėr Arjan Thaēi, nga Unioni i Studentėve tė UEJL-sė, tha se nė emėr tė mijėrave nėnshkrimeve kėrkohet qė pėrfundimisht tė iniciohet njė projekt pėr ndėrtimin e njė Biblioteke moderne dhe bashkėkohore nė qytetin e Tetovės.
“Pėr rrumbullakimin e infrastrukturės arsimore nė kėtė qytet me dy universitete dhe pėr realizimin e idesė organike tė ēdo civilizimi –pasurimin dhe ngritjen shpirtėrore tė studentėve dhe tė qytetarėve qė jetojnė dhe veprojnė nė qytetin e Tetovės, ne kėrkojmė ndėrtimin e Bibliotekės”, tha Thaēi.
Opinionit i janė drejtuar edhe dy udhėheqėsit e unioneve.
‘Tė nisur nga nevoja shpirtėrore e ēdo populli por edhe nga mangėsia infrastrukturore pėr pėrmbushjen e saj shprehim dėshirėn kolektive tė gjithė studentėve dhe nxėnėsve, pėr mundėsimin e ekzistimit tė bibliotekės”, tha Gadaf Uzeiri, kryetar i Unionit tė Studentėve tė USHT-sė.
Ndėrkaq kreu i studentėve tė UEJL-it, Agon Ferati, tha se nuk ka asgjė mė tė bukur pėr ēdo popull se sa rinia e tij tė kėrkojė tė arsimohet, duke u bėrė apel tė gjitha institucionet qė tė marrin parasysh kėtė peticion.
Kėrkesa u ėshtė drejtuar Komunės sė Tetovės, Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, si dhe Ministrisė sė Kulturės. Tė dy kryetarėt pėrsėritėn qėndrimin se nė kėtė rast duhet tė lihen anash inatet politike dhe tė punohet nė ndėrtimin e bibliotekės.
Ndryshe, sipas pėrfaqėsuesve tė kėtyre dy unioneve, duhet qė tė tejkalohen tė gjitha mosmarrėveshjet mes pushtetit lokal nė Tetovė dhe Ministrisė sė Kulturės, me qėllim qė tė ndėrtohet Biblioteka e Tetovės. Sipas tyre ėshtė realizuar njė takim me pėrfaqėsuesit e ministrisė sė Kulturės dhe ėshtė marrė premtim pėr t`u ndėrtuar objekti pėr tė cilin kjo ministri ka ndarė mbi 900 mijė euro, ndėrsa presin pėrgjigje qė sė shpejti tė takohen edhe kryetarin e komunės sė Tetovės, Hazbi Lika.
Ndėrtimi i objektit tė bibliotekės ėshtė iniciuar nga Qeveria, ndėrkaq kundėrthėniet kanė arritur kulminacion pas zvarritjes sė kėtij projekti nga ana e Komunės sė Tetovės.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio