Studentet.info
Lajme : 30 pėr qind e profesorė fshehin CV-tė
Kyqur 14-03-2008 10:54:02 (1638 Lexime)

TETOVĖ, 13 MARS- Kėrkesa e studentėve pėr tė pasur qasje “online” nė bibliografitė akademike, respektivisht nė tė dhėnat qė kanė tė bėjnė me pėrgatitjen profesionale tė profesorėve dhe asistentėve tė tyre, nuk ėshtė pritur edhe aq mirė nga ana e mėsimdhėnėsve tė angazhuar nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės (USHT). Tė dhėnat zyrtare rreth numrit tė atyre qė, brenda afatit tė caktuar kohor i ishin pėrgjigjur urdhėresės pėr dorėzimin e CV-ve, flet pėr njė numėr tė konsiderueshėm “tė ndrojturish” apo “jo entuziastėsh”, pėr tė shpaluar kualitetet e tyre. Rreth 30 pėr qind e mėsimdhėnėsve, ose 241 nga 805 sa numėron aktualisht USHT-ja, kanė nguruar tė paraqesin nė kohė CV-tė e tyre, ku mes tjerash jepen tė dhėnat pėr vitet dhe universitetin ku kanė kryer studimet, specializimet dhe se cila ėshtė karriera e tyre profesionale.


Deri tė martėn, mė 11 mars, kur sipas urdhėresės qė ishte lėshuar nga ana e Rektorit, ishte edhe afati i fundit i dorėzimit tė CV-ve, ishin paraqitur rreth 70 pėr qind e tyre, pat pohuar, pėr “Lajm”, Qufli Osmani, koordinatori pėr implementimin e Sistemit evropian tė transferimi tė kredive (ECTS) nė USHT. Urdhėresa pėr dorėzimin e CV-ve ishte nxjerr para dy javėve. Pa u ndalur nė shkaqet e neglizhencės kaq tė madhe, tė mėsimdhėnėsve tė USHT-sė, pėr ti paraqitur CV-tė brenda afatit kohor, Osmani, shpjegoi se mėsimdhėnėsit do tė mund t’i dorėzojnė tė dhėnat edhe pas pėrfundimit zyrtar tė afatit.
Sipas obligimeve tė Kartės sė Bolonjės, CV-tė e ligjėruesve dhe asistentėve, qofshin ato me orar tė plotė apo “part-time” duhet tė publikohen me qėllim qė studentėt tė kenė qasje tė lirė nė informatat pėr pėrgatitjen e mėsimdhėnėsve tė tyre. “Shpalosja e CV-ve ėshtė pjesė e pakos informative”, tha Osmani, koordinator pėr implementim e ECTS-sė, kurse zbatimi i pakos informative ėshtė kusht pėr ratifikimin e Kartės sė Bolonjės, shpjegoi ai.
CV-tė akademike, tė ligjėruesve dhe asistentėve, sikurse kanė pohuar nė USHT, do tė publikohen prej tė hėnėn nė ueb faqe e internetit tė kėtij universiteti. Me kėtė, pėrgatitjet profesionale tė kuadrit universitar nuk do tė jenė mė sekret publik, kurse publikimi “online” i tė atyre tė dhėnave (viti dhe vendi i rreth studimeve, specializimeve si dhe universitetet ku ata kanė fituar titujt e magjistraturės dhe doktoraturės), mendohet tė reflektojė pozitivisht edhe nė karrierėn shkencore tė kuadrit universitar.

Nga: Laura Papraniku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio