Studentet.info
Lajme : Studenti I verbėr i Psikologjisė tani drejtues i spektaklit: “Mė shumė dashuri”
Kyqur 17-03-2008 4:54:30 (3680 Lexime)


Emiliano Lule ėshtė student nė vitin e tretė nė fakultetin e Psikologjisė. Ėshtė njė student I shkėlqyer edhe pse prej disa vjetėsh ka humbur shikimin, si rrjedhim i njė aksidenti me lėndė plasėse. Nė krah tė Alketa Vejsiut do tė jetė bashkėdrejtuesi i spektaklit “Mė shumė dashuri”, ndėrkohė qė do tė ketė njė punė tė kontraktuar nė kompaninė “Mikrosoft”. Emiliano ka qenė njė nga personazhet e pėrzgjedhur tė revistės “Psikologji”, propozuar mė pas realizuesve tė emisionit…. Ja cila ėshtė historia e tij e rrėfyer nga vetė Emiliano nė vetėn e parė….


Mendoj se kam qenė njė djalosh shumė i fortė. Jam edukuar i lirė dhe kam bėrė qė i vogėl ato qė kam dashur. Kam qenė njė djalė qė gjithnjė ka kėrkuar tė studiojė dhe tė pėrthithė gjithēka nga bota dhe nga tė tjerėt. Kam eksperimentuar shumė dhe kjo ndoshta ishte dhe “faji” nė jetėn time.
Nė epokėn e kaosit nė Shqipėri, andej nga fundi i marsit tė 1997-ės, gjimnazist, u tėrhoqa nga kurioziteti i depove tė armėve dhe gjeta njė granatė bashkė me miqtė e mi. Me trimėrinė e njė adoleshenti por dhe i shtyrė nga kurioziteti i tėrheq detenatorin granatės dhe e hedh diku, pak metra larg kėmbėve. Granata nuk plasi, dhe meqė u afruan shumė kuriozė, instinkti mė shtyu ti afrohesha pėr ta hedhur mė tutje nė mėnyrė qė njerėzit tė mos vriteshin. Granata shpėrtheu mbi fytyrėn time me zjarr, tym dhe zhurmė. Sigurisht pas njė operacioni nė spital, nisi endja ime si Magelani nėpėr Europė pėr tė bėrė njė kontroll mė tė imtė pėr sytė, nė fillim nė Greqi e mė pas nė shumė vende tė botės.



Qė nga 97 deri nė vitin 2001 shihja normalisht dhe pse mjekėt mė alarmonin se incidenti rrezikonte ikjen e shikimit tek unė. Kisha nė fakt njė copė metali tė inkorporuar nė sy. Mjekė dhanė alarmin sepse ai metal dhe pse ishte i izoluar, ishte i oksidueshėm dhe kishte bėrė dėmin e vet. Nė atė kohė nė Shqipėri iu bė njė reklamė e madhėrishme klinikės “Uzllova” dhe unė vendosa tė nisesha nė Rusi, pasi mbarova sezonin e vitit tė dytė tė inxhinierisė elektronike,
ku studioja. Nė Moskė filluan ekzaminimet dhe byroja e mjekėve vendosi tė bėja njė operacion tjetėr. Shkova nė Moskė me njė shikim 100% dhe kthehem nė Shqipėri me shikim zero. Isha kthyer nė njė djalė tė verbėr. Mund ta pėrshkruajė si periudhėn mė dilematike tė jetės sime qė kishte tė bėnte me vendimin qė mora pėr tė kryer atė operacion. A do ishte mė mirė tė mos e kisha bėrė???Unė nuk kisha informacion dhe rashė preh e reklamės, shkova pėr tė zgjidhur kėtė dilemė dhe u zhyta nė njė dilemė akoma mė tė madhe. Edhe sot e kėsajdite mė mbetet si njė enigmė e fatit.
Ka qenė njė periudhė e perceptuarme dhimbje dhe pse unė jam njė djalė me karakter tė fortė. Mė kanė ndihmuar shumė miqtė, familja, por mbi tė gjitha vetvetja. Pėr vite me radhė kam jetuarme shpresėn fallco se do mė kthehej shikimi, njė perspektivė qė mjekėt rusė ma siguruan me optimizėm tė lartė. Pas disa muajsh unė kam humbur babain tim nga njė infarkt dhe ato gjetėn si shkak kėtė traumė pėr mosardhjen e shikimit.
Nisa tė pėrshtatesha me kėtė jetė tė re. Sigurisht qė nė kėtė status njerėzit tė paragjykojnė dhe pse jo tė shprehin rėndom keqardhje. Sinqerisht sot qė flas nuk mė shqetėsojnė aspak reagimet e tyre sepse mendoj qė njerėzit qė nuk shikojnė kanė vecc probleme nė shikim, por ka njerėz normalė me probleme akoma mė madhore, qė janė krejtėsisht tė padukshėm. Para se tė bėhesha student nė fakultetin e psikologjisė kam eksperimentuar nė disa fakultete tė tjera. Vendosa pėr psikologjinė sepse mė ndihmon tė zgjidhė dhe pikėpyetjet e mia. Sot e ndjej veten tė integruar, tė respektuar dhe pjesė e shoqėrisė. Nuk e pėrjashtoj keqardhjen e mundshme nė fillim, por tani kam ndėrtuar njė marrėdhėnie humaniste si gjithė tė tjerėt.

Mendoj se njerėzit shikojnė vlera tek unė, mė vlerėsojnė si njė njeri qė mund tė japė pėr to dhe pjesa tjetėr mbetet e papėrfillshme.
Jetoj nė njė botė interesante. Fakti qė unė kam parė mė ndihmon tė orientohem me ndonjė mangėsi tė vogėl, por nė vetvete kam njė formė tė veēantė skemash dhe njė hartė konjunktive. Unė nuk arrij tė shohė imazhe, por vetėm tė kuptoj dritė. Ruaj nė mendjen time imazhin e nėnės sime dhe shumė imazhe tė ēuditshme qė nuk e di se nga i kam sjellė, por qė i bart aty.

Nė Shqipėri ka mangėsi nė trajtimin e njerėzve si unė, kjo ndoshta pėr shkak se njerėzit nuk kanė kulturėn dhe informacionin e duhur. Ata nuk kuptojnė se unė jam njė djalė qė nuk shikoj, por qė kam vlera tė mėdha si njeri. Nuk kuptojnė se nė shumė aspekte jam mė i zhvilluar se njė njeri tjetėr normal.

Bota nuk mund tė ekzistojė pa dashurinė.
Jam tėrhequr nga shumė vajza tek tė cilat kam hasur pamundėsinė qė njė vajzė tė dashurojė njė djalosh tė verbėr.
Unė besoj se mund tė ekzistojė njė lidhje pėr aq kohė sa kjo vajzė harron se ky njeri nuk shikon. Jam njė djalė qė nuk shikon, qė e ka tė pamundur tė lėvizė, qė e ka tė pamundur tė bėjė komplimenta tė llojit tė dukshėm tė pjesės femėrore, bukurisė dhe pamjes. Kjo jo se nuk dua, por nuk mundem ta bėj dot. Unė mendoj se ka shumė njerėz qė i kanė sytė nė ballė dhe nuk mund ta vėrejnė bukurinė femėrore, sepse e kanė defekt nė karakter, ndėrkohė qė unė jam i verbėr dhe e kam tė pamundur ta bėj. Viktor Hygo thotė nė romanet e tij “Tė jesh i verbėr dhe i dashuruar ėshtė njė nga format mė ccuditėrisht tė kėndshme tė lumturisė” dhe pėrshkruan aty njė njeri qė dashurohet me ecjen e njė femre, se sa bukur mendon, se sa bukur flet. Njeriu mund tė fshihet shumė tek pjesa e tij tė dukshme, por nuk mund tė fshihet aspak tek pjesa e padukshme, tek pjesa e tij joverbale. Njė njeri si unė, ėshtė i aftė tė shohė thellė nė minierat e shpirtit aq sa njė njeri me sy nuk mund tė zhbirojė dot. Unė dėgjoj shpirtin dhe lexoj inteligjencėn. Por ndėrsa ju rrėfej kėtė, them se kėtė veti e kam patur dhe ndėrsa shikimi im ishte normal si gjithė tė tjerėt.

Kur humba sytė isha i dashuruar.
Lidhja ime ishte spontane, pasionante. Por dėshira e madhe qė e dashura kishte qė unė tė rishihja, u cyt nga fakti qė mua nuk mu kthye shikimi. Dhe ajo u frik, u tremb dhe u largua. Sot mendoj se ajo ka qenė veēse njė iluzion. Unė besoj tek dashuria e vėrtetė, e cila nuk mund tė zėvendėsohet dot, ēfarėdo tė ndodhė nė jetė. Dashuria e vėrtetė pėr mua nuk ėshtė utopi sepse mund tė mė dashurojnė dhe nė formėn qė jam. Pork am mbijetuar. Kam ndjerė momente boshllėku, trauma, por asnjėherė nuk kam vėnė nė pikėpyetje ekzistencėn time fizike. Kam qarė shumė kur kam menduar se sa e vėshtirė ėshtė tė jesh i prangosur nė njė qeli tė hapur. Njeriu ėshtė shumė i brishtė nė integritetin e vet dhe pamundėsia tė bėsh njė gjė tė thjeshtė, tė jesh i rrezikuar nė ccdo moment, ka vėshtirėsi tė mėdha. Po jam pėrshtatur prej kohėsh. E kam gjetur zgjidhjen. Ėshtė forca e njeriut tė integrohet tė funksionojė nė jetėn e tij duke u marrė me ēėshtje jetike. Merrem me shkollėn, merrem me studimin e kompjuterave dhe mė mbetet pak kohė tė mendoj pėr problemin tim, qė tė tjerėt e
vėnė re mė shumė se sa unė. Duke pėrdorur mirė elektronikėn kam gjetur programe tė posaēme qė vokalizojnė ēdo gjė, programe me ridera qė vokalizojnė desk topin dhe celularin. Tani ndjehem rehat sepse pėrdor e-mailin tim, lexoj mesazhin tim.

Psikologjia pėr mua ka qenė njė terapi mė vete sepse mė ka ndihmuar tė kuptoj se ku jam, dhe tė kuptoj nėpėrmjet meje dhe psikikėn njerėzore. Ajo mė ndihmon se si funksionon njeriu dhe nė formėn mė tė vėshtirė ku unė ndodhem aktualisht.
Jam njė optimist i pashėrueshėm dhe jeta ka shumė gjėra tė bukura. Ia vlen tė jetohet dhe kur mungon shikimi, dhe pse ėshtė pak e vėshtirė. Unė nuk mund tė shohė si gjithė tė tjerėt por jam duke kėrkuar formėn alternative tė shijimit tė jetės, qė ėshtė bukuria e brendshme, atje ku njerėzit e menēur investojnė.(Panorama)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio