Studentet.info
Lajme : Nisė publikimi CV-ve tė mėsimdhėnėsve nė USHT
Kyqur 18-03-2008 11:18:51 (2828 Lexime)

TETOVĖ, 17 MARS- Bibliografitė akademike tė mėsimdhėnėsve tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT), ashtu sikurse ishte paralajmėruar, kanė nisur tė publikohen nė faqen zyrtare tė internetit edhe pse jo tė gjitha pėrnjėherėsh dhe jo nė numrin e plotė tė mėsimdhėnėsve qė figurojnė si tė rregullt apo tė angazhuar nė fakultete pėrkatėse tė USHT-sė. I pari qė ka ēelur siparin e shpalosjes sė CV-ve, ėshtė Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore (FSHMN), ndėrsa sipas pėrgjegjėsve tė USHT-sė, deri nė mbarim tė punės, pėr ditėn e hėnė, do tė shpaloseshin edhe CV-tė e profesorėve tė Filologjikut, Filozofikut dhe Arteve. Tė hėnėn, ka filluar shpalosja e CV-ve tė profesorėve tė FSHMN-sė dhe pėr pak ditė nė faqen zyrtare tė USHT-sė do tė jenė CV-tė e profesorėve tė gjitha fakulteteve, paralajmėroi Qufli Osmani, koordinatori pėr implementimin e Sistemit evropian tė transferimit tė kredive nė USHT.

CV-tė e mėsimdhėnėsve, tė rregullt dhe me “part–time”, janė tė ilustruara me fotografi, nė pėrjashtim tė ndonjė rasti e, qė pėr ters, nė USHT ka qėlluar t’i takojė njeriut tė parė me CV tė publikuar. Informatika, qė ėshtė drejtimi i parė i vendosur nė kėndin e FSHMN-sė, e nisė listėn e mėsimdhėnėsve me prof. dr. Agni Dikėn, por qė pėr shkaqe tė neglizhencės nuk ka paraqitur CV-nė. Pėr arsye tė njėjta ose sepse CV-tė mund tė ishin dėrguar nė ndonjė fakultet tjetėr, ku ato janė tė angazhuar gjithashtu, tė dhėnat mungojnė edhe pėr katėr profesorėt e tjerė qė pasojnė listėn. Ajo hapet me CV-nė e mr. Valbon Ademit, por qė nuk ka fotografi nė vendin e caktuar. Mungesa e konsiderueshme e CV-ve vėrehet edhe nė drejtimet e tjera tė FSHMN-sė, sidomos nė drejtimet e biologjisė apo tė gjeografisė ku nga 24 respektivisht 15 profesorė, VC-tė i kanė dorėzuar 14 respektivisht nėntė profesorė.
Ditė mė parė, “Lajm”-i, pat shkruar se rreth 30 pėr qind e profesorėve tė USHT-sė ngurrojnė t’i paraqesin CV-tė e tyre. Kjo, ėshtė konfirmuar edhe nė ditėn e parė tė publikimit tė tyre nė internet, por qė pėr habinė e shumė kujt, bie nė sy mungesa e CV-ve tė profesorėve me njė “backgraund” tė begatshme. Pra, krahas prof. Dikės, nė drejtimin e informatikės, CV-tė u mungojnė edhe prof. dr. Murtezan Ismaili, nė drejtimin e kimisė apo prof. dr Asllan Selmanit, nė drejtimin e gjeografisė. Pėrqindja e CV-ve tė pa publikuara tė FSHMN-sė, deri pasditen e sė hėnės, ishte gati 38 pėr qind. Nga 71 profesorė qė figurojnė nė listat e mėsimdhėnėsve tė pesė drejtimeve tė FSHMN-sė, hapeshin CV-tė e 44 mėsimdhėnėsve. Nė USHT, kanė pohuar se nė faqen zyrtare “unite.edu.mk”, do tė publikohen biografitė akademike tė 805 mėsimdhėnėsve, qė numėrohen aktualisht nė tė gjitha fakultetet e kėtij universiteti.

Nga: Laura Papraniku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio