Studentet.info
Lajme : Tapitė e Universitetit tė Prishtinės mbahen peng nė veri tė Mitrovicės
Kyqur 20-03-2008 6:37:15 (1240 Lexime)

Prishtinė, 20 mars – Tapitė e Universitetit tė Prishtinės nuk ndodhen tek zoti i shtėpisė. Prej pasluftės ato vazhdojnė tė mbahen peng nga i ashtuquajturi Universiteti i Prishtinės me seli nė Mitrovicė, institucion ky i arsimit tė lartė publik nė gjuhėn serbe, qė nga institucionet kosovare njihet si Universiteti i Mitrovicės.

E pėrditshmja kosovare "Koha Ditore" raporton se nė mungesė tė dokumentacionit, prej nėntė vjetėsh drejtuesit e UP-sė nuk dinė saktėsisht se cila ėshtė prona e institucionit qė drejtojnė dhe as pėr mezhdat e kėtij institucioni.

Rektori Enver Hasani, tė mėrkurėn, ka konfirmuar pėr gazetėn se nuk posedon dokumentacionin origjinal mbi pronėn, por shpreson se kthimi i tij do tė mundėsohet falė njė projekti tė organizatės joqeveritare ndėrkombėtare SPARK-ut, qė ka pėr qėllim kėmbimin e dokumentave origjinale midis dy universiteteve tė vetme publike nė Kosovė, Universitetit tė Prishtinė dhe atij tė Mitrovicės.


“Ne tani jemi nė biseda me SPARK-un qė ta bėjmė kėmbimin edhe tė dokumenteve tė pronės tė Universitetit tė Prishtinės, sepse dokumentet origjinale i kanė ata (Universiteti i Mitrovicės). I kanė marrė para luftės dhe ne shpresojmė se do t’i skanojnė kėto dokumente dhe neve tė na i sjellin origjinalet”, ka thėnė rektori Hasani.

“Kjo ėshtė arsyeja pse ne nuk mund ta dimė me saktėsi se cili ėshtė kufiri i ēdo prone tė Universitetit dhe vetėm atėherė kur t’i kemi origjinalet dhe t’i krahasojmė me kėto qė janė nė Komunėn e Prishtinės ne mund ta dimė saktėsisht kėtė”, ka shtuar ai.

Gazeta ka mėsuar se, pas luftės, Komuna e Prishtinės ia ka siguruar Universitetit dokumentacionin mbi pronėn, porse ky dokumentacion nuk pėrcakton lokacionin dhe objektet e njėjta sikurse janė tė evidentuara nė tapitė origjinale.

Aktualisht Universiteti i Prishtinės nuk i posedon tapitė, mirėpo do tė mund tė mbetej edhe pa njė pjesė tė pronės, bile, ndoshta edhe pa emrin qė aktualisht ka, po t’i nėnshtrohej procesit tė ndarjes nė mė shumė universitete publike. Ky ėshtė paralajmėrimi qė ka dhėnė rektori Enver Hasani, i cili ka konstatuar se po tė ndahej UP-ja, Universiteti i Mitrovicė do tė ishte i barabartė pėr ta trashėguar jo vetėm pasurinė.

“Ata mund tė jenė tė barabartė nė trashėgim tė emrit vetėm nė qoftė se ndahet Universiteti i Prishtinės, ashtu siē kanė kėrkuar disa njerėz kėtu, dhe nė njė rast tė tillė universiteti serb nė Mitrovicė do tė ishte i barabartė pėr ta trashėguar pasurinė, tė drejtat dhe detyrimet e Universitetit tė Prishtinės”, ka thėnė rektori Hasani.

Sipas tij, kjo ka qenė arsyeja pse gjithnjė ka kundėrshtuar idenė e ndarjes sė UP-sė.

“Arsyet kanė qenė dhe janė nė rend tė parė politike dhe pastaj edhe tjera pse nuk duhet tė ndahet Universiteti. Kėtė pakkush e ka kuptuar, kėtu”.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio