Studentet.info
Lajme : Iku koha kur UEJL trajtohej si “provajder”
Kyqur 21-03-2008 10:21:59 (1325 Lexime)

TETOVĖ, 21 МАRS - Ligji i ri pėr arsim sipėror, i cili i njeh statusin e “institucionit privat-publik, jo fitimprurės” Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovės, sipas rektorit tė saj akademik Alajdin Abazit reflekton shprehjen e mirėnjohjes qė shteti ka treguar ndaj kontributit, qė UEJL-ja ka dhėnė gjatė shtatė viteve tė ekzistimit tė tij. “Statusi unik i UEJL-sė, si institucion ‘privat-publik, jofitimprurės’, shėnon njė moment tė rėndėsishėm pėr universitetin tonė”, pohon Abazi, duke shtuar se me Ligjin pėr arsim tė lartė, ka mbaruar koha e trajtimit tė UEJL-sė, nė mėnyrė tė njėjtė sikurse, provajderėt tjerė privat. “Kuvendi i Republikės sė Maqedonisė, nė mėnyrė efektive dhe tė qartė e ka dalluar UEJL-nė nga universitet tjera private, duke e njohur kontributin qė UEJL-ja ėshtė duke e dhėnė nė mėsimdhėnie dhe nė hulumtime, me interes publik, duke deklaruar mirėbesim pėr punėn tonė”, vlerėson rektori.

Pėr dallim prej universitetet tjera private, thotė ai, UEJL nuk ka pronar privat ose korporativ, nuk ka aksionar dhe nuk merr ose ndanė ndonjė profit nga puna e tij. “Edhe pse UEJL nuk ka pranuar ndihmė financiare tė vazhdueshme nga Qeveria, pėr dallim prej disa universiteteve tė tjera private, asnjėherė nuk ka hezituar tė punojė pėr se afėrmi edhe me Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės dhe me universitetet publike, me qėllim tė sigurimit tė pėrmirėsime tė cilėsisė arsimore”, thotė rektori Abazi. Kjo dhe avancimi ligjor i statusit tė UEJL-sė, e bėn atė optimist se UEJL-ja do fitojė edhe mbėshtetjen financiare shtetėrore pėr aktivitetet qė janė tė interes publik apo zhvillimin ekonomik, sikurse projektet pėr trajnimin e juristėve, tė specialistėve tė teknologjisė informatike (TI), administratorėve publikė dhe mėsuesve. “Tė gjitha kėto projekte, i sigurojnė Maqedonisė edhe pėrkrahje pėr anėtarėsim nė Bashkimin Evropian”, pohon Abazi. Ai, thotė se nga Komisionari pėr zgjerim i BE, Oli Ren dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė evropian dhe nga SHBA-ja, UEJL ėshtė identifikuar si “institucion model i arsimit tė lartė multietnik dhe multigjuhėsor nė rajon”. “UEJL ėshtė krijesa mė evropiane nė Ballkanin Perėndimor”, pat deklaruar Ren, ditė mė parė, kur edhe vizitoi kėtė universitet.

Laura Papraniku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio