Studentet.info
Lajme : Shoqata e ndėrtuesve durrsakė ka premtuar ndihmė pėr studentėt mė nė nevojė
Kyqur 04-03-2005 4:00:05 (1435 Lexime)


Biznesi sponsorizon bursat e 43 studentėve

DURRĖS, 4 MARS- Shoqata e ndėrtuesve durrsakė ka premtuar se do tė sponsorizojė bursat pėr 43 studentė durrsakė. Nė njė takim tė zhvilluar dje nė mjediset e bashkisė sė qytetit tė Durrėsit, pėrfaqėsues tė shoqatės sė ndėrtuesve durrsakė thanė se se do tė sponsorizojnė bursat pėr 43 studentė durrsakė, tė cilėt e kanė mė tė nevojshme kėtė ndihmė. Aktualisht vetėm 27 studentė pėrfitojnė bursė nga buxheti i shtetit. Sipas kryetarit tė shoqatės sė ndėrtuesve, Romeo Sherko, pėr njė pjesė tė studentėve do tė paguhet bursė e plotė, ndėrkohė qė pėr kontigjentin tjetėr do tė paguhet gjysmė burse.

Kjo iniciativė e shoqatės sė ndėrtuesve durrsakė ėshtė konsideruar si njė hap i parė nė ndihmė tė studentėve tė cilėt nė kėtė sezon janė pėrballuar me vėshtirėsi ekonomike dhe si rezultat i rritjes sė ēmimit tė biletave pėr transportin rrugor nga Durrėsi nė Tiranė.

Kjo pėr shkak tė bllokimit tė linjės hekurudhore Durrės-Tiranė. Disa ditė mė parė, studentėt qė ishin pajisur me abone dhe qė pėr shkak tė shembjes sė Urės sė Limuthit nuk mund tė udhėtojnė nė linjėn Durrės-Tiranė, iu drejtuan me njė peticion Ministrisė sė Transporteve, drejtorisė sė pėrgjithshme tė hekurudhave dhe bashkisė sė qytetit tė Durrėsit, ku kėrkuan rimbursim tė biletave. Rreth 300 studentėt e abonesė u shprehėn se ēmimet aktuale tė udhėtimit me autobuz e bėnin tė pamundur vazhdimin e shkollės. Nė lidhje me gjetjen e fondeve pėr rimbursimin e biletės, ata kanė sugjeruar fondet qė bashkia i pėrdor pėr raste fatkeqėsish natyrore. Sipas studentėve, bileta me tren kushtonte 30 lekė nė ditė, ndėrsa me autobuz ėshtė 660 % mė e lartė.
Shembja e urės sė Limuthit, nė fund tė vitit tė kaluar, ka ndėrprerė totalisht udhėtimin me tren nė drejtim tė Tiranės, ndėrkohė qė kjo situatė mendohet tė zgjasė dhe pėr rreth 2 muaj tė tjerė. Pėr rikonstruksionin e Urės sė Limuthit janė akorduar nga shteti shqiptar 45 milionė lekė. Aktualisht po punohet pėr ndėrtimin e mureve pritėse ,dhe devijimin e pėrroit me dhera. Nė fazėn e dytė tė punimeve do tė shpenzohen 91 milionė lekė, fonde kėto qė pritet tė vėnė nė funksionim tė plotė urėn, nė muajin prill ose maj.

Nga: Llambi Kallēo




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio