Studentet.info
Lajme : Shtatė organizata studentore sigurojnė ulėse nė Parlamentin Studentor
Kyqur 05-04-2008 3:51:05 (1994 Lexime)


PRISHTINĖ, 5 PRILL – Shtatė nga njėmbėdhjetė organizata studentore, tė cilat kanė marrė pjesė nė zgjedhjet e 3 prillit, kanė siguruar ulėse nė Parlamentin Studentor, por asnjėra nga to nuk ka siguruar vota tė mjaftueshme qė ta bėjė shumicėn nė organin mė tė lartė tė pėrfaqėsimit tė studentėve. Madje, pėrqindja e votave qė kanė marrė nė kėto zgjedhje, imponon qė pėr tė bėrė shumicėn e ulėseve, duhet qė sė paku tri organizata tė bėjnė koalicion midis tyre.

Nė zgjedhjet e sė enjtes pėr Parlamentin Studentor kanė votuar 21.5 pėr qind e studentėve, 4.5 pėr qind mė shumė se sa dy vjet mė parė, ėshtė bėrė e ditur tė premten nė njė komunikatė mediash tė Komisionit Zgjedhor.


Rezultatet preliminare tė zgjedhjeve studentore tė certifikuara nga KZ-ja pas mbylljes sė vend-votimeve nė tė gjitha fakultetet, qė janė publikuar tė premten, pak dallojnė nga ato qė gazeta publikoi njė ditė mė parė, pas numėrimit tė 80 pėr qind tė fletėvotimeve. Sipas kėtyre rezultateve, organizata e parė nė zgjedhje ka dalė Unioni i Pavarur i Studentėve tė Universitetit tė Prishtinės mė 17.8 pėr qind tė votave, e dyta ėshtė radhitur Paqja Studentore mė 16.9, Lista Studentore “Reforma” e treta mė 15.1 pėr qind, pastaj Unioni i Studentėve Shqiptarė mė 14.5 pėr qind, Unioni i Pavarur i Studentėve tė Kosovės mė 12.5 pėr qind, Alternativa Studentore mė 10 pėr qind dhe Vizioni Studentor mė 6.8 pėr qind. Ndėrkaq, mė pak se 5 pėr qind tė votave, pėrqindje kjo qė nuk iu siguron vende nė Parlament, kanė siguruar Organizata e Re Studentore, Shoqata pėr Aftėsim Profesional tė Studentėve, Asociacioni i Studentėve Kosovar tė Psikologjisė dhe Iniciativa e Pavarur e Studentėve.

Sipas kėsaj pėrqindje, nė Parlamentin Studentor, i cili pėrbėhet nga 17 ulėse, UPSUP-sė, PSUP-sė, LSR-sė dhe USSH-sė u takojnė nga tri ulėse, ndėrkaq nga dy UPSK-sė dhe ASUP-sė. VSUP-sė i takon njė vend. Ky rezultat imponon qė sė paku tri organizata tė lidhin koalicion midis tyre, nė mėnyrė qė tė sigurojnė mazhorancėn nė Parlament.

Bisedimet midis liderėve tė organizatave tashmė kanė nisur. Kėtė e ka konfirmuar edhe kryetari i organizatės qė ka fituar numrin mė tė madh tė votave nė kėto zgjedhje.

“Ne do tė bėjmė pėrpjekje qė sa mė shpejtė tė arrijmė marrėveshjen pėr koalicion, nė mėnyrė qė pa humbur kohė tė konstituohet Parlamenti Studentor. Bisedimet pėr koalicione veē kanė nisur, por akoma ėshtė herėt pėr tė thėnė se kush nga organizatat do tė jenė nė kombinim”, ka thėnė Gazmend Maliqaj, kryetar i UPSUP-sė.

Organizata qė pėrfaqėson studenti Maliqaj duket tė jetė e afėrt me PSUP-nė, me tė cilėn ka qenė nė koalicion mandatin qė tash ka pėrfunduar. Sipas burimeve tė gazetės, gjasat mė tė mėdha pėr t’iu bashkuar kėtyre dy organizatave i ka LSR-ja, qė bashkėrisht kanė siguruar 9 nga 17 ulėset e Parlamentit Studentor. Sipas tij, pak ka gjasė qė nė kombinim tė jetė edhe UPSK-ja, e cila ka qenė nė koalicion gjatė dy viteve tė shkuara.

Mirėpo, kryetari i PSUP-sė, Mėrgim Lushtaku, nuk ka deklaruar nėse ka afėrsi mė tė madhe me ndonjėrėn prej organizatave. Ai ka thėnė se pas bisedimeve, qė veē kanė nisur, tė arrihet koalicioni qė siguron pėrfaqėsim tė denjė pėr studentėt.

“Parim kryesor yni ėshtė qė tė jemi nė koalicion me ato organizata tė cilat garantojnė ndershmėri gjatė mandatit dyvjeēar”, ka thėnė Lushtaku.

Parlamenti Studentor, pas konstituimit, do tė emėrojė shtatė studentė si anėtarė tė Senatit tė UP-sė me tė drejtė vote, dhe drejtuesit e komisioneve studentore. Kryetari i Parlamentit nuk do tė ushtrojė mandat dyvjeēar, pasi sipas rotacionit ky post do t’u takojė me radhė organizatave qė do tė bėjnė koalicionin. Kryetari merr pjesė edhe nė mbledhjet e Kėshillit Drejtues tė UP-sė, por nuk ka tė drejtė vote.

Nė mandatin e kaluar shumicėn e Parlamentit Studentor e kanė bėrė UPSUP-ja me 5 ulėse, UPSK-ja po ashtu me 5 dhe PSUP-ja me 2 sosh. Nė opozitė kanė qenė ORS-ja, LSR-ja dhe USSH-ja.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio