Studentet.info
Lajme : Dy ekstremet e orientimit universitar
Kyqur 07-04-2008 3:26:26 (1513 Lexime)

SHKUP, 7 PRILL - Universitetet private dhe shtetėrore duket se kanė nisur seleksionimin e studentėve, nga aspekti i prirjeve tė tyre, qė nė start. Nė listėn qė ka publikuar Byroja pėr Zhvillimin e Arsimit (BZHA) enkas me lėndėt interne qė do tė merren parasysh pėr regjistrimin e maturantėve, bie nė sy orientimi i universiteteve shtetėrore pėr shkenca ekzakte, nga njėra anė, dhe, nga anė tjetėr, orientimi i universiteteve private pėr lėndėt e shkencave shoqėrore. Madje, orientimi i tyre shkon deri nė ekstremitet sa, nė Universitetin privat tė “New Jork”-ut, sociologjia ėshtė dhėnė si lėndė e parė interne pėr regjistrim nė Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, kurse informatika si lėndė e parė pėr regjistrimin nė njė Fakultet tė Shkencave Humane dhe Arteve, sikurse ndodh me atė tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT).

Lėnda e dytė interne qė do tė vlerėsohet pėr regjistrimin e studentėve tė ardhshėm, jo vetėm nė atė, por nė tė gjitha fakultete e tjera tė USHT-sė, do tė jetė zgjedhje e lirė nga lista e lėndėve tė pėrgjithshme ose profesionale varėsisht orientimit qė kandidati ka pasur nė arsimin e mesėm. Mirėpo, informatika do tė jetė lėndė e parė intrene, pėr regjistrim nė tė gjitha fakultete e USHT-sė, pa asnjė pėrjashtim.
Informatika dhe matematika, sipas listės sė lėndėve qė BZHA ka shpallur enkas me dhėnien e provimeve tė maturės, mbajnė primatin e lėndėve interne edhe nė fakultete e tjera shtetėrore, si nė atė tė Shtipit dhe Manastirit, kurse pėr regjistrim nė Universitetin “Shėn Kirili dhe Metodi” tė Shkupit (UKM) dhe tė fakulteteve tė disperzuara tė saj nė Prilep, lista ėshtė mė fleksibile. Nė BZHA shpjegojnė se listat pėr secilin universitet janė pėrpiluar nė bazė tė propozimeve qė janė bėrė nga ana e tyre. Nė universitetet maqedonase, nė Manastir dhe Shtip, dominojnė lėndėt e shkencave ekzakte, por jo nė ekstremin deri ku ka shkuar USHT-ja. I ėshtė dhėnė pėrparėsi informatikės, matematikės, fizikės apo kimisė, mirėpo, nuk ėshtė lėnė anash as historia, sociologjia madje edhe filozofia, si lėndė e parė e kėsaj kategorie.
Nė listėn pėr regjistrim nė Universitetin e Evropės Juglindore dominojnė historia, sociologjia dhe filozofia, nė FON dhe nė Universitetin e “New Jork”-ut, nė Shkup, dy lėndėve tė para u bashkėngjitet edhe informatika, kurse nė Universitetin Evropian i ėshtė dhėnė peshė gati e barabartė matematikės dhe gjuhės sė huaj. Lėndėt eksterne, apo tė vlerėsimit nga jashtė, janė tė njėjta pėr tė gjithė maturantėt nė nivel republikan. Sipas planifikimeve tė deri tanishme, maturantėt si provime eksterne do tė kenė gjuhėn amtare dhe matematikėn ose njė gjuhė tė huaj tė cilėn e kanė mėsuar katėr vjet.

Nga: Laura Papraniku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio