Studentet.info
Lajme : Asnjė shqiptar nė Kėshillin e akreditimit
Kyqur 08-04-2008 2:31:07 (1240 Lexime)


SHKUP, 7 PRILL – E pa besueshme, por vėrtetė! Qeveria e Maqedonisė nuk ka emėruar asnjė shqiptarė nė Kėshillin pėr akreditimin e institucioneve tė arsimit tė lartė e, qė rrezikon tė mbajė larg shqiptarėve institucionin mė tė lartė nė hierarkinė e arsimit sipėror. Pėr ish-zėvendėskryetarin e Kėshillit, prof. dr. Adnan Jasharin, ky veprim i Qeverisė ėshtė njė skandal, qė duhet tė korrigjohet, pasi shkelėn nė mėnyrė flagrante parimin e pėrfaqėsimit proporcional tė shqiptarėve.

Kjo tendencė e Qeverisė, pėr tė injoruar shqiptarėt, me rastin e delegimit tė anėtarėve nė Kėshillit, sipas tij, bien ndeshė edhe me Kushtetutėn, si dhe me zotimet e Maqedonisė pėr t’u integruar nė mesin e shoqėrive demokratike.

Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, nuk pėrgjigjeshin nė thirrjet telefonike pėr tė komentuar rastin, kurse zėdhėnėsi i Qeverisė, Ivica Bocevski, tha se nuk kishte informata pėr kėtė.

“Ėshtė absurde, se si Qeveria ka sjellė vendim pėr emėrimin vetėm tė maqedonasve nė pėrbėrjen e re tė Kėshillit”, thotė Jashari, sipas tė cilit me ndryshimet e reja qė ka pėsuar Ligji pėr arsim tė lartė numri i anėtarėve shqiptarėve tė propozuar nga qeveria duhej tė pėsonte progres dhe jo regres. Me ligjin e ri, nė pėrbėrjen e Kėshillit 15 anėtarėsh, Qeveria ka siguruar gjashtė vende, nga katėr sa i kishte mė parė.

“Nė vend qė tė rritej numri i shqiptarė, Qeveria nuk ka emėruar asnjė anėtarė”, thotė ish-zėvendėskryetari Jashari, ndėrsa kujton se nė pėrbėrjet e pėrparshme, ēdo herė, ka pasur nga njė ose dy anėtarė shqiptarė, pra edhe atėherė kur nė dispozicion tė qeverisė ishin katėr dhe jo gjashtė anėtarė.

Regres, sa i takon pozicionimit tė shqiptarėve nė kėtė institucion, Jashari sheh edhe nė shkurtimin e postit tė zėvendės kryetarit tė Kėshillit, qė si me njė ligj tė pashkruar u takonte shqiptarėve, pasi pėrbėjnė popullin e dytė shumicė. “Heqja e kėtij posti, gjithashtu ėshtė njė humbje pėr shqiptarėt, pasi nė kohėn kur qeveria emėron gjashtė anėtarė maqedonas dhe asnjė shqiptar ėshtė absurde tė pretendohet posti i kryetarit”, shpjegon ai.

Ndryshimet nė pėrbėrjen e Kėshillit ndodhėn si rezultat i ndryshimit tė Ligjit, ndėrsa kryetar i saj ėshtė emėruar prof. dr. Gjorgji Ivanov, nga Fakulteti Juridik i Shkupit. Nėntė anėtarėt tjerė tė Kėshilli do tė emėrohen nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AMSH) dhe nga Konferenca Interuniversitare e Maqedonisė (KIM) tė cilat nuk pėrjashtohet mundėsia tė ndjekin shembullin e Qeverisė. E, nėse jo, e shumat e anėtarėve qė mund tė propozohen prej KIM-sė janė dy: njė pėrfaqėsues i Universitetit Shtetėror tė Tetovės dhe njė i Universitetit tė Evropės Juglindore.

Nga: LAURA PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio