Studentet.info
Lajme : Decentralizim pėr financat e Universiteteve
Kyqur 04-03-2005 4:06:41 (1218 Lexime)


Meta: Decentralizim pėr financat e Universiteteve

TIRANĖ, 4 MARS– Lėvizja Socialiste pėr Integrim ka organizuar forumin e hapur pėr sistemin arsimor. Gjatė fjalės sė tij, kryetari Ilir Meta ėshtė shprehur se LSI ėshtė pėr njė decentralizim tė plotė financiar tė Universitetit dhe arsimit parauniversitar, pasi centralizimi financiar vazhdon tė pėrdoret si njė mjet pėr politizimin e universitetit dhe tė shkollės. “Jemi tė angazhuar qė investimet nė sektorin e arsimit tė zenė nė buxhetin e shtetit atė vend, qė zenė kėto investime nė vendet mė tė zhvilluara tė rajonit tonė”, -u shpreh Meta.
Nė kėtė aktivitet, ku merrnin pjesė profesorati i Universiteteve, mėsues dhe specialistė, ekspertė tė fushave tė edukimit Meta ka shpalosur edhe pikat e programit tė LSI-sė pėr arsimin.


Gjithashtu Meta u shpreh se reforma nė arsim qė propozohet nė strategjinė e LSI-sė, pėr kėtė qėllim synon rimėkėmbjen e sistemit arsimor shqiptar, dhe ngritjen e tij nė nivele bashkėkohore. Duke marrė fjalėn nė kėtė forum, nėnkryetari i LSI-sė, prof.dr. Sokol Axhemi u ndal kryesisht nė problemet qė shqetėsojnė sistemin arsimor aktualisht nė Shqipėri. Ai evidentoi mangėsitė e reformės sė paraqitur deri tani nė sistemin arsimor, reformė e cila mė shumė ngjan me njė mbledhje tė alarmuar tė dhėnash, planesh, strategjish, qė nė shumė raste paraqitet e ēoroditur, sesa njė reformė nė kuadrin e njė strategjie multidimensionale qė rrok nė vetvete problemet e tėrėsisė sė sistemit arsimor. Sipas Axhemit, probleme serioze vihen re edhe nė sistemin e hartimit dhe botimit tė teksteve shkollore, qė jo vetėm paraqitet klientelist nga pikėpamja e autorėsisė qė mbajnė titujt e tyre, madje nė tėrėsinė e hallkave tė sistemit, por ajo qė ėshtė mė kryesore shmangen mėsues tė aftė dhe tė zotė. Nėnkryetari i LSI-sė, prof.dr. Pėllumb Xhufi u shpreh se, “unė jam ndėr ata qė mendoj se universiteti duhet tė kthehet patjetėr nė njė vatėr, nuk them se duhet tė jetė e vetmja, por duhet tė jetė njė vatėr kryesore pėr tė ēuar pėrpara proceset dhe aktivitetet kėrkimore e shkencore”.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio