Studentet.info
Lajme : Bolonja, miratohen masterat e rinj
Kyqur 08-04-2008 3:33:11 (1872 Lexime)

TIRANĖ, 7 PRILL Pas njė viti ndėrprerjeje, shkollat e larta hartojnė programin e ri tė masterave. Kėtė vit, pėr herė tė parė, studentėt diplomohen sipas sistemit tė Bolonjės nė pėrfundim tė vitit tė tretė tė fakultetit. Pas kėsaj diplome Baclehor, secili prej tyre mund tė zgjedhė njė master njėvjeēar, i cili kushton 150 mijė lekė nė vit. Ndryshe nga deri tani, Fakulteti i Historisė dhe i Filologjisė, nuk lėshon vetėm diploma unike pėr mėsuesi, por edhe pėr redaktori, arkivist, turizėm, etj. Dekani i Fakultetit tė Historisė dhe i Filologjisė, Shezai Rrokaj, ka treguar pėr gazetėn "Shqip" tė gjithė programin e ri tė masterave qė do tė zbatohet nė fakultet duke nisur nga tetori i kėtij viti

Pėr herė tė parė pas pėrfundimit tė studimeve tė nivelit tė parė trevjeēar, studentėt mund tė ndjekin masterin. Ai do tė jetė i shumėllojshėm dhe jo vetėm pėr mėsuesi. "Nėse mė parė ēdo student qė mbaronte te ne i shėnohej nė diplomė mėsues, tani do tė jetė ndryshe, studentėt mund tė ndjekin edhe studimet pėr redaktori, apo arkiva", tha Rrokaj.

Kėtė vit, tė gjithė studentėt e Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė, madje tė gjithė studentėt e Universitetit tė Tiranės pėrfundojnė shkollėn e lartė me sistemin e ri trevjeēar. Nė qershor, ata marrin diplomėn Bachelor. Mė tej, ata qė dėshirojnė, nė muajin tetor mund tė aplikojnė pėr Masterin e Nivelit tė Parė. Ky master zgjat njė vit dhe do tė pranohen tė gjithė studentėt qė dėshirojnė ta ndjekin", shprehet Rrokaj. Ai shton se ky ėshtė master me pagesė, por pėr ata qė do tė zgjedhin degėn e mėsuesisė, ėshtė propozuar qė njė pjesė e tarifės tė subvencionohet nga shteti. Por Masteri i Nivelit tė Parė ka edhe drejtime tė tjera. Departamenti i Letėrsisė do tė nxjerrė pėrpos mėsuesisė edhe master pėr bibliotekė. Departamenti i Gjuhėsisė do tė lėshojė Master tė Nivelit tė Parė (MNP) pėr mėsuesi dhe pėr redaktori. Historia pėr arkivistė dhe pėr mėsuesi. Ndėrsa gjeografia ka njė gamė mė tė gjerė masterash. Ato janė: mjedis, gjeomorfologji, rregullim territori, turizėm, etj. Pra njė student qė mbaron kėtė vit studimet Bachelor pėr gjeografi mund tė ndjekė sipas dėshirės njėrin nga kėto mastera. Sa i pėrket Departamentit tė Gazetarisė, Rrokaj sqaroi se nuk do tė ketė ndryshime, do tė vijojnė masterat ekzistues, pasi kjo degė ėshtė reformuar mė parė sipas Bolonjės.

Por ēfarė do tė bėhet nė vitin e studimeve master pėr mėsuesi. Rrokaj tregon se pjesėn mė tė madhe tė krediteve, kėta studentė do ta marrin nga lėndėt pedagogjike. Plot 20 kredite janė nga lėndėt qė do tė jepen nga pedagogėt e Fakultetit tė Shkencave Sociale, 20 kredite nga lėndėt profesionale tė Fakultetit tė Historisė dhe Filologjisė dhe 10 i ka mbrojtja e diplomės. Ndėrsa drejtimet e tjera si arkiva, apo redaktimi do tė kenė njė kurrikul krejtėsisht tė re.

Ky ėshtė niveli i parė i masterave qė duhet t‘i nėnshtrohen vetėm ata qė mbarojnė kėtė vit shkollėn e lartė. Tė diplomuarit para 2008-ės kanė mė shumė akses. "Diploma e tyre njėsohet me diplomėn e nivelit tė dytė tė sistemit tė Bolonjės dhe kjo kategori ka tė drejtė qė tė hyjė direkt nė Masterin e Nivelit tė Dytė (MND, i cili ėshtė paradoktoraturė. Ndėrsa ata qė diplomohen tani duhet tė bėjnė Bachelor dhe Master I, pėr t‘u hedhur te Master II. Master II ėshtė i baras vlefshėm nė SHPU-nė e mėparshme. Ata qė e kanė pėrfunduar SHPU-nė duhet tė mbrojnė direkt mikrotezėn e doktoraturės. Ndėrsa ata qė kanė mbaruar vetėm shkollėn e lartė katėrvjeēare nė kėtė fakultet duhet tė ndjekin Masterin e Nivelit tė Dytė dhe Doktoraturėn qė zgjat dy vjet dhe ėshtė vetėm me frekuentim tė pjesshėm nė fundjavė. Fakulteti ende nuk ka pėrcaktuar se cilėt do tė jenė specializimet e reja tė Masterit tė Nivelit tė Dytė. Fakulteti ka propozuar qė ky master tė jetė me njė pagesė prej 150 mijė lekėsh nė vit. Pėr sa u pėrket kuotave tė pranimit, Rrokaj sqaron se "ato i vendos Ministria e Arsimit". (SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio