Studentet.info
Njoftime : Unitet pėr USHT-nė
Kyqur 09-04-2008 4:46:00 (3789 Lexime)


Universiteti Shtetėror i Tetovės, me qėllimin qė tė jetė sa mė cilėsor dhe sa mė funksional, qė mundėsohet nėpėrmjet njė organizimi dhe strukturimi mė adekuat tė fakulteteve, programeve studimore dhe drejtimeve tė kėtij institucioni tė arsimit tė lartė nė Maqedoni, apelon deri te partitė politike, veēanėrisht ato shqiptare, qė tė shprehin unitet nė Parlamentin e Maqedonisė, pėr rrumbullakimin e kėtij procesi tė rėndėsishėm pėr zhvillimin dhe arsimimin cilėsor tė shqiptarėve nė Maqedoni.
Ky proces nėnkupton strukturimin dhe sistematizimi e njėsive akademike tė USHT nė mė shumė fakultete dhe programe studimore, qė, sipas praktikės sė deritanishme, mundėsoi funksionim tė mirėfilltė dhe cilėsor tė njėsive akademike dhe pjesėmarrje e konkurrim tė USHT-sė nė shumė projekte arsimore tė organizatave ndėrkombėtare.
Duhet qė tė pėrkujtojmė se sipas akreditimit tė vitit 2003, njėsitė akademike tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, si vazhdimėsi e njė universiteti tė themeluar 10 vite mė parė - Universitetit tė Tetovės, ishin strukturuar me katėr fakultete dhe dy qendra studimore:

Fakulteti i Shkencave Matematikore-Natyrore me katėr (4) programe studimore
• Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve me 11 programe heterogjene, struktura e tė cilėve nuk pėrkon njėra me tjetrėn
• Fakulteti Juridik (pa program studimor)
• Fakulteti Ekonomik (pa program studimor)
• Qendra pėr Studime Politeknike me dy (2) programe Bioteknologji dhe Ndėrtimtari

Ky strukturim u dėshmua si joadekuat, jo funksional dhe si njė pengesė pėr dimensionimin e mirėfilltė tė fakulteteve. Kjo u vėrejt edhe nga anėtarėt e Kėshillit pėr Akreditim, gjatė procesit tė akreditimit tė programeve studimore nė maj 2007, edhe pse paraprakisht, nė vitin 2003, kishte bėrė akreditimin e fakulteteve sipas strukturimit tė sipėrpėrmendur.
Kėshilli pėr akreditim rekomandoi njė riorganizim dhe ristrukturim tjetėr tė programeve studimore, sepse i njėjti, nė formėn ekzistuese, nuk siguronte funksionimin e mirėfilltė jo vetėm tė fakulteteve, por edhe tė Universitetit:
“Fakulteti i Shkencave Humane dhe Arteve ngėrthen nė vete programe studimore me pėrbėrje heterogjene. Rekomandohet qė tė shpėrndahet nė 4 fakultete”, citat i mbyllur.
“Programet studimore tė Farmacisė, Mjekėsisė dhe Stomatologjisė nuk e kanė vendin nė Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore. Pėr kėtė arsye duhet tė themelohet njė fakultet i ri i shkencave tė mjekėsisė”, citat i mbyllur.

Duke i marr parasysh rekomandimet e lartpėrmendura, Rektorati morri hapa pėr riorganizim tė fakulteteve me kėtė pėrbėrje:
1. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore me programet studimore: Biologji, Ekologji, Kimi, Biokimi, Kimi Bioanalitike, Fizikė, Matematikė, Informatikė, Gjeografi, tė gjithė me nga dy drejtime: arsimor dhe profesional;
2. Fakulteti Filozofik me programet studimore: Histori, Pedagogji, Psikologji, Filozofi dhe Sociologji, me nga dy drejtime: arsimor dhe profesional;
3. Fakulteti Filologjik me programe studimore: Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe, Angleze, Maqedonase, Gjermane, Frėnge dhe Italiane, me nga tre drejtime: arsimor, pėrkthyes dhe shkencor;
4. Fakulteti i Arteve me programe studimore: Arti figurativ, Dramatik dhe Muzikor, me 25 drejtime;
5. Fakulteti i Kulturės Fizike;
6. Fakulteti Juridik me programet studimore: Gjyqėsor, Administrativ, Marrėdhėnie Ndėrkombėtare dhe Gazetari;
7. Fakulteti Ekonomik me programet studimore: Ekonomi dhe Biznes, Menaxhment dhe Marketing, Financat dhe Kontabiliteti dhe programi studimor i Turizmit;
8. Fakulteti i Shkencave tė Zbatuara me programet studimore: Arkitekturė (Projektim dhe urbanizėm), Ndėrtimtari (Konstruksionet dhe Rrugė dhe infrastrukturė), Mekatronikė, Inxhinieri e ekonomisė;
9. Fakulteti i Teknologjisė Ushqimore dhe tė Ushqimit dhe
10. Fakulteti i Shkencave tė Mjekėsisė me programet e sapo akredituara tė Mjekėsisė, Stomatologjisė, si dhe Infermierisė dhe Farmacisė programe tė cilėt u akredituan njė vit mė parė.

Strukturimi dhe sistematizimi i sipėrpėrmendur i njėsive akademike tė USHT, mundėsoi funksionim tė mirėfilltė tė fakulteteve dhe programeve studimore. Njėkohėsisht, shumė fakultete konkurrojnė dhe janė pjesė e projekteve tė ndryshme, si p.sh.: Tempus, JEP projekte, Soros, USAID etj.

Duke i marrė parasysh tė dhėnat e mėsipėrme apelojmė deri te faktorėt relevant dhe kompetent qė pėr njė kohė sa mė tė shkurtė tė kontribuojnė nė ngritjen e njė sistemi cilėsor vlerash nė planin e arsimit tė lartė tė shqiptarėve nė Maqedoni, me qėllim qė tė jemi pjesė e dimensionit tė cilėsisė dhe konkurrues nė fushėn e artit, kulturės dhe shkencės.
Konsiderojmė se ky apel ėshtė nė tė njėjtėn linjė tė pėrcaktimeve tė faktorėve relevant pėr tė kontribuar pėr zhvillimin dhe arsimimin e kombit shqiptar nė Maqedoni dhe pėrkon me deklaratat e tyre “se punojnė pėr gjeneratat e reja”, duke aluduar kėshtu te promotorėt e zhvillimeve dhe progresit gjithėpėrfshirės, pra te studentėt.


(Letėr e hapur nga Shėrbimi pėr Informim pranė USHT-sė)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio