Studentet.info
Lajme : Studentėt pėrkrahin Likėn nė projektin pėr bibliotekė
Kyqur 12-04-2008 3:49:31 (1248 Lexime)


TETOVĖ, 12 PRILL- Kryetari i komunės sė Tetovės, Hazbi Lika, ka marrė mbėshtetje tė plotė nga studentėt e Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT) dhe Universitetit tė Evropės Juglindore (UEJL) pėr projektin rreth bibliotekės sė Tetovės. Kėshtu thuhet nė njė njoftim tė shėrbimit pėr informim tė Komunės sė Tetovės, me tė cilin bėhet e ditur se kryetari Lika ka njoftuar studentėt se ka njė projekt nė vlerėn prej 20 deri nė 25 milion euro dhe se me kėtė projekt parashihen 3 milion euro pėr renovimin e Pallatit tė Kulturės nė Tetovė. “Me kėtė projekt parashihet qė nė njė godinė tė ketė, bibliotekė, kinema, teatėr, salla pėr seminare dhe takime tė ndryshme. Ky investim garantohet nga institucione ndėrkombėtare”, thuhet nė njoftim.

Lika, sipas shėrbimit pėr informim ka marrė mbėshtetjen e studentėve, pasi u ka sqaruar atyre se “ėshtė vetė Ministra e Kulturės ajo qė bėn pengesė pėr ndėrtimin e bibliotekės nė vendin e propozuar prej tyre” . Pengesė kryesore, thuhet mė tej, ėshtė plani i vjetėr i bllokut urbanistik, ku nuk parashihet ndėrtimi i bibliotekės. “Ministria e kulturės duhet tė inicioj ndryshimin e planit detal, pėr tė vazhduar mė pas me procedurėn e dhėnies leje pėr ndėrtimin e Bibliotekės sė qytetit”, thuhet mė tej. Pėr projektin e Qendrės multimediale, qė thuhet se ėshtė nė vlerė prej 25 milion eurove, Lika u ka thėnė studentėve se janė tė njoftuar si Ministria e Transporti dhe Lidhjeve ashtu edhe Ministria e Kulturės. “Nga Ministria e transportit kemi marr pėlqim pozitiv, kurse Ministria e Kulturės ende nuk ėshtė prononcuar rreth kėsaj. Ky projekt ėshtė iniciuar shumė mė herėt se projektin qė ka iniciuar Ministria e Kulturės dhe e cila ka ndarė mjete simbolike pėr realizimin e tij. Ne dyshojmė se Ministria e kulturės ka iniciuar kėtė projekt vetėm pėr tė penguar njė investim kaq tė madh nė Komunėn e Tetovės nga investitor tė huaj”, citohet tė ketė sqaruar Lika.
Ministria e Kulturės pėr ndėrtimin e Bibliotekės ka ndarė 500.000 euro. Mirėpo, sipas komunės sė Tetovės, kjo vlerė tregon se Ministria nuk ėshtė serioze nė kėtė investim, kurse Komuna disa here ka dėrguar shkresė pėr tė ndjekur procedurat ligjore rreth marrjes sė lejes sė ndėrtimit dhe se ministria ėshtė treguar neglizhente dhe e pa interesuar pėr bashkėpunuar. (LAJM)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio