Studentet.info
Lajme : Studentėt “profesorė”
Kyqur 12-04-2008 3:52:09 (3541 Lexime)


PRISHTINĖ, 12 PRILL – Kuadrin akademik tė Universitetit tė Prishtinės nuk e pėrbėjnė vetėm profesorėt dhe asistentėt. Pa u penguar, por me bekimin e profesorėve, punėn e kuadrit akademik ilegalisht po e bėjnė edhe studentėt, e edhe individė tė tjerė. Ata, pos qė nuk kanė asnjė thirrje akademike, nuk posedojnė as autorizim legal pėr tė mbajtur ligjėrata para studentėve.

Vetėm nė degėn e Psikologjisė tė Fakultetit Filozofik, janė dy profesorė qė rrallė mbajnė ligjėratat: profesoresha e anglishtes, Shkėndije Geci, dhe profesori i lėndės Psikologjia organizative, Aliriza Arėnliu. Punėn e tė parės po e bėnė studenti i vitit tė tretė tė psikologjisė, Naim Telaku, ndėrsa punėn e tė dytit, tashmė tė diplomuarat Edona Maloku dhe Florentina Dushi.

Javėn e shkuar dhe kėtė javė “Koha Ditore” ka pėrcjellė mbajtjen e ligjėratave nė kėto dy lėndė, dhe ka vėrtetuar se para studentėve fare nuk paraqiten profesorėt.

Nėse kjo vėrtetohet, dy profesorėt do tė flaken nga universiteti. Ky ėshtė zotimi qė ka dhėnė rektori Enver Hasani.



“Nėse ėshtė kėshtu, shumė mė vjen keq. Ėshtė njė turp pėr njė profesor universiteti tė veprojė nė kėtė mėnyrė. Sigurisht qė unė do tė marr masat mė tė ashpra ndaj tyre, nėse kjo vėrtetohet. Ata sigurisht qė nuk e kanė vendin nė universitet”, ka thėnė rektori Hasani.

Tė premten profesoresha Shkėndije Geci i ka hipur makinės dhe ka ikur nga hapėsira universitare pikėrisht nė orėn 13.00, kohė kjo kur sipas orarit zyrtar ajo do tė duhej tė gjendej nė ligjėratė para studentėve tė vitit tė parė. Mirėpo ligjėrata nuk ishte anuluar. Studentėt me kureshtje dėgjonin leksionin qė u mbante kolegu i tyre, Naim Telaku, qė studion nė vitin e tretė.

Profesoresha Geci ėshtė kontaktuar nga gazeta, por nuk ka dashur tė tregojė pse e ka autorizuar studentin Telaku pėr tė mbajtur ligjėratat, ndėrsa studenti ligjėrimin para kolegėve tė tij e ka quajtur “asistencė teknike” qė i bėn profesoreshės.

“Ligjėrata me studentė tė vitit tė parė unė nuk mbaj. Unė i ndihmoj profesoreshės nė gjėra teknike nė ligjėratė. Kėtė e kemi bėrė nė marrėveshje me shefin e degės, Neki Juniku”, ka thėnė studenti Telaku.
Por, kur i janė prezantuar prova se, tė premten, i vetėm ka qenė nė ligjėratė, ai ka thėnė se “ka koinciduar qė atė ditė profesoresha tė ketė provime dhe s’ka mundur tė mbajė ligjėratėn”, prandaj edhe ka qenė i vetėm.

Shefi i degės sė Psikologjisė, Neki Juniku, mohon tė jetė dakorduar qė studenti t’i bėjė “asistencė teknike” profesoreshės.

“Mėnyra se si studenti Telaku ai ka dalė para studentėve tė vitit tė parė, ėshtė plotėsisht ilegale. As ai dhe as profesoresha as qė mė kanė pyet pėr kėtė. Dhe aty duhet dikush tė japė pėrgjegjėsi”, ka thėnė profesori Juniku.

Vitin e kaluar profesoresha Geci ka vijuar studimet master pėr diplomaci nė Maltė. Nė kohėn sa ajo s’ka qenė nė Kosovė, ligjėratat vazhdimisht i ka mbajtur ky student. Qė vitin e kaluar dekani i filozofikut, Ramush Mavriqi, ia kishte tėrhequr vėrejtjen qė ai tė mos mbante ligjėrata, por fjalėt e tij nuk ishin marrė parasysh.

Studentėt tregojnė se, pėrpos qė vazhdimisht profesoresha e merr me vete studentin e vitit tė tretė nė ligjėratė, ata theksojnė se studenti merr pjesė edhe nė vlerėsimin kur u bėhet.

“Ai merr pjesė edhe nė teste kur i mbajmė. Bile bahet shumė i ashpėr, kishe po mbaj rregull”, thotė njėri nga studentėt qė nuk deshi t’i pėrmendej emri.

Rasti nuk ėshtė i izoluar. Tė mėrkurėn, po nė degėn e Psikologjisė, profesori qė mbanė Psikologjinė organizative nuk ka prezantuar nė ligjėratė, por nė vend tė tij kishte autorizuar njė person tė pakualifikuar t’iu mbajė leksion studentėve.

Tė mėrkurėn Edona Maloku ka ligjėruar para studentėve, dhe tė njėjtėn gjė e ka bėrė edhe nė pesė ligjėratat e fundit, bashkėrisht edhe mė Florentina Dushi. Tė dyja kanė diplomuar nė Filozofik, por asnjėra nuk janė tė kualifikuara nė thirrjen e asistentit, dhe as nuk janė angazhuar nė procedurė tė rregullt, nė mėnyrė qė legalisht tė mbajnė ligjėratat.

Pos pėr t’ua mbajtur ligjėratat studentėve, profesori i lėndės, Aliriza Arėnliu, i ka autorizuar tė dy vajzat tė bėjnė edhe pėrgatitjen e materialeve. Ato udhėheqin edhe njė hulumtim, qė ėshtė pjesė obligative e kurrikulumit tė studimeve.

Gazeta nuk ka mundur ta kontaktojė profesorin Arėnliu, meqė ai ndodhet jashtė vendit, ndėrkaq Edona Maloku, e cila ka mbajtur ligjėratėn e tij tė mėrkurėn, nuk ka dashur tė japė njė shpjegim se kush e kishte autorizuar pėr tė dalė para studentėve.

Njė student i vitit tė tretė tė psikologjisė, pėr tė dėshmuar se vajzat mbajnė ligjėratat, ka treguar njė tekst tė cilin Edona Maokiu ia ka pėrcjellė studentėve, e tė cilėve ua prezanton pėrmbledhjen e njėrės prej ligjėratave. Ajo ka lėnė porosinė tek studentėt se do tė testohen pėr pėrmbledhjen e ligjėratės tė dėrguar me postė elektronike.

“Kjo pėrmbledhje doli tė jetė mė e gjatė nga sa planifikohej meqė disa nga teoritė e pėrmendura kėtu nuk i keni nė libėr, andaj edhe ėshtė paraqitur nevoja qe t'i shtjelloj mė shumė konceptet kryesore. Rrjedhimisht, mini-testi tė mėrkurėn do te mbahet vetėm mbi ketė temė”, ka shkruar ajo.

Bazuar nė informacionet qė japin studentėt, nė gjashtė ligjėratat e fundit tė lėndės Psikologjia organizative, kanė marrė pjesė Edona Maloku dhe Florentina Dushi. Nė tė parėn ka qenė ligjėruesi gjysmėn e kohės, e pastaj pjesėn tjetėr tė ligjėratės e ka mbajtur Edona Maloku. Tė dytėn e tė tėrėn e kanė mbajtur bashkėrisht vajzat, ndėrsa nė tė katėrtėn ligjėruesi ka qenė vetėm pėr disa minuta nė fillim dhe ka shkuar. Tė pestėn ligjėratėn e kanė mbajtur Edona Maloku dhe Florentina Dushi, ndėrsa profesori ėshtė dukur nė klasė vetėm nė fund tė ligjėratės, dhe atė pėr tė shpėrndarė disa teste tė njė lėnde tjetėr. Kurse nė ligjėratėn e gjashtė, njė pjesė e tė cilės ėshtė vėzhguar nga gazeta, ka marrė pjesė vetėm Edona Maloku. As ajo nuk ka dashur tė japė shpjegime si ka ngjarė qė pa pasur ndonjė thirrje akademike t’iu organizojė ligjėrata studentėve.

Shefi i degės sė Psikologjisė ka pranuar se me dijeninė e tij vajzat mbajnė ligjėratat.

“Jam pajtuar qė nė formė vullnetare t’i ndihmojnė profesorin, si demostratore nė lėndė. Unė jam pajtuar qė ato ti ndihmojnė, sepse ato kanė magjistruar dhe ne shpresojmė qė sė shpejti tė shpallim konkurs pėr to. Mirėpo, nuk ėshtė fjala nė asnjė mėnyrė qė ato tė mbajnė ligjėratat”, ka thėnė Juniku.

Mirėpo, ai ka pranuar se angazhimi i tyre nuk ėshtė bėrė konform rregullave tė universitetit.

Nga: Besnik KRASNIQI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio