Studentet.info
Lajme : Debati Universitar me temė: “Ligji pėr arsim sipėror”
Kyqur 14-04-2008 6:17:19 (1505 Lexime)


Tetovė 14 prill – Ligji pėr arsim sipėror ishte tema e debatit universitar, organizuar nga Universiteti Shtetėror i Tetovės dhe Radio Televizioni i Maqedonisė, programi nė gjuhėn shqipe. Tė ftuar nė debat ishin Ministri pėr Arsim dhe Shkencė nė Maqedoni, Mr. Sulejman Rushiti, Rektori i Universitetit tė Manastirit “Kliment Ohridski”, Prof.dr. Zllatko Zhoglev dhe Rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Prof.dr. Sadi Bexheti.

Lidhur me skenėn momentale politike dhe ngjarjet e fundit nė parlament respektivisht kėrkesėn nga partia opozitare pėr pėrbėrje tė parlamentit, pikėrisht nė momentin kur nė rend tė ditės ishte ristrukturimi i fakulteteve tė universiteteve shtetėrore, e nė veēanti tė Universitetit Shtetėror tė Tetovės, ministri e klasifikoi si njė hap jo tė momentit por tė planifikuar mė herėt duke pėrmendur me kėtė rast edhe obstruksionet qė kėtij dikasteri i janė bėrė gjatė pėrgatitjes sė ligjit pėr arsimin sipėror. Mirėpo sipas ministrit Rushiti kjo nuk duhet tė shqetėsojė as udhėheqėsit e as studentėt nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės sepse e gjithė ajo qė ėshtė planifikuar edhe do tė realizohet duke pas parasysh dinamizmin dhe entuziazmin qė ka nė USHT.

Edhe pse ndoshta kampanja parazgjedhore kėrkon angazhim por sėrish kjo nuk do tė thotė se projektet e filluara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės do tė ndėrpriten. “Ne kemi filluar projekte afatgjate tė cilat nuk varen nga zgjedhjet, si projekti pėr pesė mijė punėsime tė reja tė shqiptarėve nė administratėn shtetėrore, projekti i USHT-sė, ndėrtimi sallave sportive dhe shumė projekte tjera” potencoi ministri Rushiti.
Rektori Zhoglev foli lidhur me ligjin mbi arsim sipėror ku theksoi se ky ligj ėshtė fryt i njė pune tė afatgjate dhe ėshtė njė ligj qė ėshtė punuar nė detaje nė bashkėpunim tė ndėrsjellė mes universiteteve shtetėrore, private dhe ministrisė pėr arsim edhe pse ka hasur shpesh nė pengesa tė shumta. Por ky ligj ėshtė nė pajtim me legjislaturėn evropiane dhe jep mundėsi pėr afrim me Evropėn sepse ky ligj njėkohėsisht ėshtė nė pėrputhshmėri me aktin pėr harmonizim me legjislaturėn e Bashkimit Evropian.
Lidhur me kėtė ligj foli edhe Rektori Bexheti i cili theksoi se ky ligj u jep njė autonomi mė tė madhe universiteteve pėr sa i takon menaxhimit mbi pronėsinė - objektet por njėkohėsisht edhe shton pėrgjegjėsitė ndaj ministrisė pėr arsim dhe shkencė. “Ky ligj njėkohėsisht parasheh, gjegjėsisht ka tentativa tė krijojė kushte mė tė mira si pėr studentėt, profesorėt por edhe pėr universitetet nė tėrėsi”- tha rektori i USHT-sė. Ligji parasheh pėrparime si pėr universitetet shtetėrore ashtu edhe pėr ato private. Universitetet kanė bėrė njė punė shumė tė lodhshme sa i pėrket ristrukturimit tė fakulteteve, punė e cila ėshtė pėrkrahur nga Ministria pėr Arsim dhe Shkencė, komisioni pėr akreditim ka akredituar programet tona studimore dhe ajo qė ėshtė dashtė tė bėhet nga parlamenti ka qenė vetėm tė legjitimon punėn tonė. Por kjo na bėn tė jemi edhe mė kėmbėngulės dhe tė punojmė mė tepėr – tha Rektori i USHT-sė.

Pėr sa i takon pyetjes rreth mundėsisė pėr mėsim nė gjuhė shqipe nė rrethin e Manastirit, rektori Zhoglev tha se ėshtė njė rregull ndėrkombėtare e cila thotė se askujt nuk mund ti merret e drejta e studimit nė gjuhėn e vet amtare pėrderisa pėr njė gjė tė tillė ekzistojnė kushte. Lidhur me kėtė ai tha: “Qė nė kohė kur kam punuar si dekan kam dhėnė idenė pėr hapjen e drejtimeve tė studimit nė gjuhė shqipe dhe maqedonase por duke pas parasysh rrethanat e asaj kohe, unė dhe bashkėmendimtarėt e mi jemi etiketuar si tradhtarė. Por sot kėto gjėra janė zhdukur dalėngadalė sepse tė dish njė gjuhė tjetėr ėshtė vlerė dhe besoj se njerėzit qė quajnė veten si demokratik nuk duhet tė shqetėsohen nga gjėra tė kėtilla”.
Ēėshtja e bibliotekės universitare tė Tetovės ishte edhe tema pėrmbyllėse e debatit universitar pėr tė cilėn ministri drejtoi kritika tė ashpra drejtė pushtetit lokal, konkretisht kryetarit tė Komunės sė Tetovės pėr pengimin e realizimit tė njė projekti tė kėtillė, veē mė tė miratuar nga Ministria e Kulturės, sepse ky ėshtė projekt jo veē i qytetit tė Tetovės por duke pas dy universitete, ky problem prek edhe nė tėrė Maqedoninė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio