Studentet.info
Lajme : Magjistrat e UT-sė “nė vend numėro”
Kyqur 15-04-2008 2:44:58 (1582 Lexime)


TETOVĖ, 15 PRILL - Procesi pėr legalizimin e studimeve tė shkallės sė tretė tė Universitetit tė Tetovės (UT) assesi tė sheh dritėn e pėrfundimit, katėr vjet pas nxjerrjes sė Ligjit pėr themelimin e Universitetit Shtetėror tė Tetovės (USHT). Legalizimi i titujve tė magjistraturės, vazhdon tė mbetet nė fazėn e kontrollimit tė dosjeve tė kandidatėve. Situata “nė vend numėro”, pėrveē se i ka shqetėsuar kandidatėt, i ka bėrė edhe pesimistė, pasi thonė se nuk ėshtė bėrė gjė dhe nuk ėshtė realizuar asnjė prej premtimeve tė dhėna. “Pa e parė diplomėn me sytė e mi nuk mund tė besoj, sepse ka tri vjet qė premtimet po pėrsėriten nė tė njėjtėn pikė”, thotė Lirim Ziba, kryetar i Kėshillit nismėtarė pėr verifikimin e magjistraturave tė historisė. Ai tha se gjėja e vetme qė u ka mbetur ėshtė shpresa edhe pse pohon qė zvarritja e nostrifikimit tė magjistraturave i ka dėmtuar si profesionalisht ashtu edhe nė karrierė.


Nė UT mendohet se studimet e shkallės sė tretė, i kanė kryer 15 magjistra tė historisė, kurse disa dhjetėra tė tjerė ishin nė mes tė studimeve, nė kohėn e transformimit tė UT-sė nė USHT. Nė tė gjitha drejtimet qė kanė pasur studime tė shkallės sė tretė, supozohet tė jenė rreth 45 kandidatė qė kanė mbrojtur tezat, pjesa mė e madhe nė drejtimet e gjuhės dhe historisė. Pėr historianin Skėnder Asani, zvarritja e nostrifikimit tė magjistraturave, tė UT-sė, ėshtė e pajustifikueshme, sidomos prej vitit 2007. Nė vitin 2006, nė USHT arsyetoheshin me mungesėn e mbėshtetjes ligjore, vėren ai. “Mirėpo, nė vitin 2007, u miratua njė ligj i cili e mundėsonte legalizimin e titujve tė magjistraturės tė UT-sė”, thotė Asani, ndėrsa e quan tė pajustifikueshėm mos legalizimin e magjistraturave tė historisė deri nė kėtė kohė. Nė gjithė kėtė zvarritje, sipas tij, ka njė tendencė pėr tė eliminuar konkurrencėn mes shkencėtarėve shqiptarė. “Po ti kishim tė legalizuara magjistraturat, nuk ka dyshim se neve do tė ishim njė konkurrencė e fortė e atyre profesorėve dhe shkencėtarėve qė kanė zėnė vende punė qoftė nė katedrėn e historisė nė USHT qoftė nė Institutin ‘Pjetėr Bogdani’ nė Shkup”, pohon Asani.
Nė USHT, shprehen optimistė se verifikimi i magjistraturave, do tė kryhet sė shpejti. “Shumė shpejt do tė merr fund edhe ko punė”, tha Vebi Xhemaili, anėtarė i komisionit tė brendshėm tė USHT-sė pėr kontrollimin e dosjeve tė kandidatėve magjistra tė historisė. Komisioni tha Xhemaili, ka kontrolluar vetėm njė pjesė tė dosjeve, kurse pasi tė kontrollohen tė gjitha do tė pėrgatitet edhe lista me emrin e atyre kandidatėve, magjistraturat e tė cilėve do tė duhet t’i verifikojė Komisioni tjetėr, i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė MASH-it, USHT-sė dhe Universitetit tė Shkupit. “Kėshtu deklaronin nė muajin janar, kėshtu vitin e kaluar”, vėren Ziba, duke shtuar se po tė ishte te kontrolli, procesi do te kishte mbaruar pėr 150 e jo vetėm pėr 15 dosje.

Nga: Laura PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio