Studentet.info
Lajme : Mėsuesja kafshon tre nxėnės
Kyqur 15-04-2008 3:20:34 (2643 Lexime)


FIER, 15 PRILL- Mėsues tė ēmendur nė shkolla. Alarmi vjen nga Fieri, ku numėrohen dhjetėra raste kur mėsuesit shfaqin shenja paqėndrueshmėrie psikologjike dhe kthehen nė rrezik pėr nxėnėsit. Njė mėsuese nė fshatin Frakull ka arritur deri aty sa ka kafshuar me dhėmbė tre nxėnės. Njė mėsues nė fshatin Levan i ka kėrcėnuar dhe terrorizuar nxėnėsit pa shkak. Njė tjetėr u bėn presion gjimnazistėve nė qytetin e Fierit...

Denoncimet

Pranė Drejtorisė Rajonale tė Arsimit (DRA) nė Fier janė depozituar shumė denoncime pėr mėsuesit e dhunshėm dhe tė ēekuilibruar mendėrisht. Kjo sjellje ka lidhje direkte me shėndetin e tyre mendor. Madje, nė shkolla tė niveleve tė ndryshme arsimore nė Fier ekzistojnė mėsues qė trajtohen edhe me mjekime pėr shkak tė gjendjes depresive apo sėmundjeve mė tė rėnda mendore. Kjo pranohet edhe nga departamenti i inspektimeve nė Drejtorinė Rajonale Arsimore tė Fierit, si dhe nga sektori i burimeve njerėzore. Kėto dy departamente tė institucionit mė tė lartė arsimor nė Fier, duke dashur tė shmangen nga pėrgjegjėsia fajėsojnė komisionet mjekoligjore pėr mosidentifikimin e mėsuesve me probleme mendore. Nxėnėsit dhe prindėrit e nxėnėsve kanė denoncuar raste konkrete tė mėsuesve me probleme mendore. Shqetėsimi i tyre ka mbėrritur deri nė institucionin arsimor Fier dhe prej kėtij tė fundit mėsohet se: "kjo ka lidhje direkte me situatėn ekonomike, sociale dhe shoqėrore tė mėsuesit". Mėsohet se vetėm gjatė vitit 2008 pranė Drejtorisė Arsimore janė denoncuar katėr raste tė mėsuesve me sjellje anormale. Burimet zyrtare pohojnė se ka raste kur mėsuesit edhe kanė kafshuar nxėnėsit apo i kanė kėrcėnuar me fjalė si "do tė hedh nga kati i tretė". Situatat e tilla kanė bėrė qė tė merren edhe masa konkrete, duke transferuar mėsuesit problematikė nė shkolla tė tjera.

"Faji i mjekėve"

Por, zyrtarėt e arsimit thonė se nuk ėshtė faji i tyre mosidentifikimi i mėsuesve me probleme. Drejtoria Arsimore nuk mund ta bėjė vetė vlerėsimin e gjendjes mendore tė mėsuesve, por bazohet nė raportet mjekoligjore qė mėsuesit paraqesin para se tė fillojnė punė. "Nė fillim tė vitit arsimor, ēdo mėsues paraqet raportin mjekoligjor. Ky raport kėrkohet edhe pėr arsimtarėt qė futen pėr herė tė parė nė shkollė dhe ėshtė kusht i domosdoshėm", thotė Ilir Lugaj, drejtor i burimeve njerėzore nė Drejtorinė Arsimore tė Fierit. Por, pas denoncimeve tė shumta pėr mėsues me probleme mendore, zyrtarėt e DRA kanė vendosur tė analizojnė mė hollėsisht ēdo raport mjekoligjor pėr mėsuesit e tė gjitha nivele nė shkallė rrethi. "Nuk ėshtė pėrgjegjėsia jonė kontrolli i aftėsive mendore dhe fizike tė mėsuesve, pasi kjo bėhet nga komisionet mjekoligjore. Ne si institucion pranojmė se kur na janė shfaqur fenomene tė tilla kemi ndėrhyrė", thotė Ilir Lugaj.

Rastet

Burimet zyrtare tė institucionit mė tė lartė arsimor nė Fier tregojnė edhe raste konkrete tė mėsuesve me sjellje anormale, por duan tė fshehin identitetin e kėtyre tė fundit. Kėto burime tregojnė se njė mėsues i shkollės 9-vjeēare nė Levan ishte denoncuar nga nxėnėsit vetėm gjatė vitit arsimor 2007-2008 mbi katėr herė. Inspektimi i bėrė nga DRA-ja ka vėrtetuar se nxėnėsit kishin tė drejtė, ndaj ėshtė vendosur qė mėsuesi nė fjalė tė largohet nga shkolla dhe tė transferohet nė fshatin Kafaraj. Rast tjetėr ėshtė nė njė nga shkollat fillore tė Komunės Frakull nė rrethin e Fierit, ku mėsuesja e njė shkolle fillore ka kafshuar tre nxėnės pa pasur asnjė arsye. Ndėrkohė, edhe nė njė nga gjimnazet e Fierit njė mėsues matematike paraqet sjellje anormale.

Kafshon nxėnėset se s‘kanė mėsuar

Mėsuesja V.A. e shkollės fillore nė Komunėn Frakull, njihet si njė person qė trajtohet me mjekime nga ana e njė mjeku neuropiskiatėr. Madje, vizitat e saj drejt Tiranės janė tė shpeshta, edhe pse raportin mjekėsor e ka tė pastėr. Mėsohet se nė ditėt e para tė muajit mars tė kėtij viti, pėr shkak tė pėrgjigjeve tė pasakta tė njė nxėnėseje, ajo ka reaguar duke e kafshuar atė nė krah. Pėr kėtė nxėnėsja ka njoftuar prindėrit dhe ėshtė vėrtetuar nga Drejtoria e Arsimit Fier se nxėnėsja nė fjalė, si dhe dy shoqe tė saj, tė cilat janė kafshuar disa ditė mė vonė, kanė munguar pak kohė nė shkollė. Kjo mėsuese vazhdon tė japė mėsim ende nė njė nga shkollat fillore tė Frakullės.


Nė muajin janar tė kėtij viti, mėsuesi Ll.P. i shkollės 9-vjeēare tė Levanit, gjatė zhvillimit tė njė ore mėsimi, duke shpjeguar, nė mėnyrė tė befasishme ėshtė drejtuar nga klasa dhe u ka thėnė nxėnėsve se "do t‘ju hedh nga kati i tretė". Por, nė ditėt nė vijim, edhe pse nė tė shumtėn e rasteve ai ėshtė paraqitur shumė i heshtur, ka shpėrthyer nė forma tė ndryshme, si duke qarė nė mes tė klasės apo dhe duke kapur njė nxėnės fort nga duart. Pas kėtyre veprimeve, Komuna Levan dhe nxėnėsit kanė kėrkuar mė 26 janar qė ky mėsues tė largohet nga shkolla. Nė zyrėn e burimeve njerėzore tė Drejtorisė Arsimore gjendet e arkivuar kėrkesa e bėrė nga komuna edhe ankesat e pėrsėritura tė nxėnėsve, senati i tyre dhe prindėrit. Nė muajin shkurt, ky mėsues ėshtė transferuar nė njė shkollė tjetėr.



Shpėrthen dhunshėm pa arsye

Mėsuesi A.M. qė jep lėndėn e matematikės nė njė nga gjimnazet e Fierit njihet pėr veprime anormale nė raport me nxėnėsit dhe kolegėt e tij. Nuk bėhet fjalė pėr veprime imorale, por tė pakontrolluara, ku ai paraqet ēekuilibrim tė theksuar. Rastin mė tė fundit e ka pasur gjatė njė provimi nė njė klasė tė vitit tė dytė tė gjimnazit. Kur klasa ka qenė nė qetėsi, mėsuesi ka qėlluar me shqelm njė bankė, duke terrorizuar nxėnėsit. Pėr kėtė mėsues, i cili vjen nga njė shkollė periferike, gjatė gjithė kohės ka pasur shqetėsime edhe nga stafi i mėsuesve tė shkollave ku ka punuar.



Njė mėsuese qė ushtron kėtė profesion qė nga viti 2006 ėshtė kujtuar krejt papritur se ka bėrė edhe shkollė tė lartė dhe duhet tė paguhet mė shumė. Rasti i mėsueses me inicialet M.D., nė Fushė-Bulqizė, ka bėrė qė mbi drejtorin e arsimit nė rreth tė lėshohen njė lumė akuzash. Dy mėsues dhe ish-drejtues nė shkollėn 9-vjeēare Fushė-Bulqizė, Hasan Lami dhe Agim Balla, akuzojnė hapur drejtorin e kėsaj zyre, Agim Tuci edhe pėr pranim me dashje tė diplomave false. Kėshtu, ata konfirmojnė pėr "Shqip", se janė ndjerė tė habitur kur nė fillim tė kėtij viti mėsimor, me shkresė tė zyrės arsimore, firmosur nga drejtori Agim Tuci, mėsuesja e kėsaj shkolle me inicialet M.D, duhej paguar me arsim tė lartė, ndėrkohė qė vetėm njė vit mė parė, ajo ka filluar punė nė kėtė shkollė si mėsuese pa arsim pėrkatės. Burime pranė zyrės arsimore, tė pyetur pėr kėtė problem edhe pse nuk pranojnė tė prononcohen zyrtarisht, pohojnė pėr "Shqip", se mėsuesja nė fjalė, disponon pranė degės sė kuadrit "diplomėn" me nr.1835, lėshuar nga universiteti "Aleksandėr Xhuvani" nė Elbasan, sipas tė cilės M.D, ka "mbaruar" pa shkėputje nga puna studimet pėr cikėl tė ulėt pranė kėtij universiteti, nė afatin kohor 1995-1999. Por ish-drejtuesit e shkollės sė Fushė-Bulqizės, Lami dhe Balla, thonė se nėse kjo do tė ishte e vėrtetė, atėherė pėrse mėsuesja filloi punė nė vitin shkollor 2006-2007 dhe jo mė parė, kur dihet se shkollat nė rrethin e Bulqizės kanė shumė nevojė pėr mėsues me arsim pėrkatės, pasi shumica e tyre janė pa arsimin e duhur. Madje, vazhdojnė mė tej ata, "nė vitin 2006-2007, kur mėsuesja M.D nisi punėn pranė shkollės tonė, figuronte me arsim tė mesėm. Atėherė natyrshėm lind pyetja: Si ka mundėsi qė pėr njė vit ajo tė mbarojė arsimin e lartė pa shkėputje nga puna? Ndaj dyshimet tona pėr "fabrikim" tė diplomave false nga drejtori Tuci, njėherėsh edhe kryetar i PDR-sė, pėr rrethin, janė krejt tė sakta po tė kemi parasysh se mėsuesja ėshtė marrė nė punė si kushėrirė e gruas sė drejtorit dhe jo se ka pasur ndonjė meritė tė veēantė, kur edhe shkollėn e mesme e ka mbaruar 17 vjet mė parė dhe me rezultate tė dobėta". Ėshtė ky fakt qė e implikon keqas drejtorin Agim Tuci, se ėshtė bėrė palė nė kėtė falsifikim diplome, pasi ai mė mirė se kushdo tjetėr e di si qėndron e vėrteta e kėsaj diplome. Nėse nuk do tė kishte gisht nė kėtė falsifikim, atėherė drejtori, duhej tė ēonte pėr verifikimin e kėsaj diplome nė universitetin "Aleksandėr Xhuvani" nė Elbasan, inspektorin e tij tė kuadrit. Ndryshimi vetėm brenda njė viti i pagės sė mėsueses M.D, nga trajtimi me arsim tė mesėm, nė atė tė lartė, konfirmohet edhe nga zyra e financės sė Komunės Fushė-Bulqizė. Por ajo qė i rrit pėrmasat e kėtij falsifikimi, ėshtė deklarimi pėr "Shqip" i mėsuesve Hasan Lami dhe Agim Balla, se ky rast nė shkollėn e Fushė-Bulqizės, nuk ėshtė i vetėm, por pasohet nga dhjetėra tė tjerė. E nėse do tė ishte kėshtu, atėherė do tė kishim tė bėnim me njė skandal tė vėrtetė korrupsioni tė drejtorit tė zyrės arsimore, Agim Tuci.(SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio