Studentet.info
Lajme : Mjekėsia do tė hapet me lejen e akreditimit
Kyqur 15-04-2008 3:22:20 (2697 Lexime)


SHKUP, 15 PRILL – Universiteti Shtetėror i Tetovės (USHT) ėshtė i vendosur qė prej tetorit tė kėtij viti tė startojė me drejtimet e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme dhe Stomatologjisė edhe pse shpėrbėrja e Parlamentit, pamundėsoi themelimin e kėtij fakulteti si dhe tė katėr fakulteteve tė tjera, me tė cilat USHT-ja synonte tė zgjerohet nė vitin akademik 2008/2009.
“Kemi garanci nga ministri i Arsimit se nė Konkursin pėr regjistrimin e studentėve nė vitin 2008/2009 do tė na lejohen edhe vendet qė kemi caktuar pėr mjekėsinė dhe stomatologjinė”, deklaroi pėr “Lajm”, Qufli Osmani, pėrgjegjės pėr ēėshtje tė regjistrimit nė USHT. Osmani, thotė se pėr vitin e ardhshėm akademik, nė kėtė Universitet pritet tė hapen mbi katėr mijė vende pėr maturantėt shqiptarė, pra aq sa edhe vitin e kaluar. “Zakonisht, nė Konkurs hapim mė tepėr vende se sa ėshtė numri real i studentėve, me qėllim qė tė gjithė maturantėve t’ju mundėsojmė shkollim tė lartė”, shprehet ai, ndėrsa pėr kuotat e studentėve, sa me participim dhe sa me kuotė shtetėror, thotė se do tė vendosėn Ministria e Arsimit dhe Shkencės (MASH).


Tė mėrkurėn e javės sė kaluar, pra dy ditė para shpėrbėrjes, Parlamenti hapi procedurėn pėr miratimin e propozim-ligjeve pėr zgjerimin universiteteve tė Shkupit, Manastirit, Tetovės dhe Shtipit me fakultete tė reja. Qė hapja e fakultete tė reja tė jetė legale, tė njėjtat duhet tė marrin bekimin e Parlamentit pasi ai ėshtė themelues i atyre universiteteve. Mirėpo, nė USHT, vlerėsojnė se mund ti hapin pesė fakultetet e reja edhe pa pasur njė mbėshtetje nė ligj, respektivisht pa u miratuar propozim ligji, qė do tė ndryshonte dhe plotėsonte ligjin aktual tė themelimit tė USHT-sė, pasi pėr hapjen e atyre fakultete thonė se ka dhėnė leje Kėshilli pėr akreditimin e institucioneve tė larta arsimore nė Maqedoni.
“Kėshilli prej viti tė kaluar na ka dhėnė leje pėr akreditimin e mjekėsisė dhe stomatologjisė dhe meqė USHT i ka plotėsuar dhe ofruar tė gjitha kushtet qė nevojiten pėr hapjen e atyre fakulteteve, tani na ka dhėnė edhe Vendimin pėr akreditimin e atyre studimeve”, thotė Osmani, pėrgjegjėsi pėr ēėshtje tė regjistrimit. Me Ligjin aktual pėr themelimin e USHT-sė, asaj i njihen katėr fakultete dhe njė shkollė tė lartė, ndėrsa me propozim-ligjin e bllokuar nė Parlament, do t’i njiheshin 10 fakultete. Mjekėsia dhe farmacia nuk do tė jenė fakultete tė veēanta sikurse premtohej para njė viti, por drejtime studimore nė kuadėr tė njė fakulteti tė pėrbashkėt ku pėrfshihet edhe infermieria dhe farmacia. Nė drejtimin e mjekėsisė sė pėrgjithshėm janė kėrkuar tė regjistrohen 50 studentė kurse nė stomatologji 30 studentė.

Nga: LAURA PAPRANIKU




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio