Studentet.info
Intervista : Shqiptarėt do tė ballafaqohen me shantazhe gjatė akreditimeve
Kyqur 17-04-2008 6:09:32 (2119 Lexime)


Intervistoi: Laura PAPRANIKU/ LAJM

Kėshilli pėr Akreditimin e institucioneve tė arsimit tė lartė nė Maqedoni, pėrveē se nuk ka asnjė shqiptarė nė pjesėn e anėtarėve tė Qeverisė, ėshtė i mangėt edhe nė pėrbėrjen e anėtarėve qė delegohen nga Konferenca interuniversitare. Prej UEJL-sė s’ėshtė emėruar ende anėtar nė kėtė Kėshill, pasi nė takimin e fundit tė Konferencės, qė u mbajt tė shtunėn e para dy javėve, plasi sherri mes UEJL-sė dhe USHT-sė, se kush do tė pėrfaqėsohet nė konferencėn e rektorėve tė universitete publike. Pėr kėtė dhe ēėshtje tė tjera qė kanė tė bėjnė me Kėshillin, flet prof. Zeqiri pėr gazetėn LAJM. Prej vitit 2003, ai ka qenė anėtar i Kėshillit, kurse nė vitet 2006 dhe 2007, kishte edhe postin e zėvendėskryetarit, qė tanimė ėshtė shuar me Ligj.

Do tė jeni pėrsėri anėtar nė pėrbėrjen e re tė Kėshillit, apo UEJL-ja do tė dėrgoj dikė tjetėr ?
Zeqiri:
Tani flas nė cilėsinė e profesorit tė UEJL-sė dhe nuk mund tė them asgjė nėse do tė jem unė apo dikush tjetėr qė do ta pėrfaqėsojė UEJL nė kėtė dhe organet tjera tė rėndėsishme tė arsimit sipėror. Ėshtė me rėndėsi pėr Kėshillin e Akreditimit dhe Agjencinė e Evoluimit qė tė kenė pėrfaqėsues nga UEJL, sepse si organe qė duhet tė sigurojnė sistem cilėsor tė vlerėsimit nė nivelin e arsimit sipėror, vetėm do tė pėrfitojnė nga ndihma qė mund tė marrin prej UEJL-sė nė ndarjen e pėrvojave, sa i takon sistemit tė Bolonjės dhe menaxhimit total tė kualitetit dhe licencės ndėrkombėtare ISO e, tė cilat janė njė proces i vazhdueshėm nė UEJL.

Pėrse Konferenca s’ka deleguar nė Kėshill askėnd prej UEJL-sė?
Zeqiri:
Jo formalisht jam informuar se UEJL-sė i ėshtė bėrė padrejtėsi dhe shantazh, nė takimin e fundit tė Konferencės Interuniversitare. Me ligjin e ri tė arsimit sipėror, UEJL-ja, mori statusin e universitetit privat-publik joprofitabil. Prandaj, nė bazė tė ligjit dhe interpretimit pozitiv tė tij, UEJL duhet tė jetė anėtare edhe nė Konferencėn e rektorėve tė universiteteve publike edhe nė Konferencėn e rektorėve tė universiteteve private, ēdo herė duke u thirrur nė statusin e Universitetit privat-publik joprofitabil, tė cilin ia definon Ligji. Meqenėse, Konferenca ka kompetenca tė shqyrtojė ēėshtje tė rėndėsishme tė arsimit sipėror, UEJL duhet tė jetė anėtare e tė dyja konferencave sepse me gamėn e fakulteteve qė ka, prodhon edhe kuadro tė interesit shtetėror dhe publik.

Ku ėshtė problemi qė nė konferencėn e rektorėve tė universiteteve publike, nuk pėrfaqėsoheni tė dy universitetet - USHT edhe UEJL?
Zeqiri:
Nė kėtė ēėshtje duhet tė influencohet Ministria e Arsimit dhe Shkencės, pasi nė ombrellėn e saj ėshtė arsimi sipėror dhe tė organet qė rregullojnė sistemin pėr funksionimit e arsimit sipėror. Qė nė Konferencėn e rektorėve publikė tė jenė bashkė USHT-ja dhe UEJL–ja, si askund tjetėr, lypset bashkėpunim. Nė tė kundėrtėn do tė vlen thėnia popullore “Kush s’ndan me vėllain, ndan me djallin”.

Cila do tė ishte rėndėsia (pėrparėsia) e pjesėmarrjes sė UEJL-sė, nė konferencėn e rektorėve tė universiteteve publike?
Zeqiri:
Ėshtė e rėndėsishme sepse aty do tė shqyrtohen ēėshtje me interes tė pėrbashkėt pėr realizim tė arsimit sipėror nė Maqedoni. Nga kjo konferencė pėrveē anėtarėve tė Kėshillit tė Akreditimit dhe Agjencisė sė Evoluimit, zgjidhen, pra nga radhėt e saj edhe anėtarėt pėr nė Kėshillin e financimit tė universiteteve publike. UEJL-sė i takon njė vend nė Kėshillin e Financimit pasi me ligj ėshtė institucioni publik- privat joprofitabil. Pastaj, rėndėsia mė e madhe qėndron nė atė se Kėshilli i financimit ka kompetenca tė mėdha nė pėrpilimin e programeve tė arsimit sipėror nė Maqedoni dhe jep mėndim pėr shpėrndarjen e mjeteve buxhetore pėr financimin e universiteteve. Kėtu ėshtė edhe interesi i UEJL qė, duke qenė e pėrfaqėsuar nė kėto organizma tė mund t’ju sigurojė studentėve programe me tė drejtėn e kofinancimit dhe participimit publik, pėr programe me interes dhe karakter publik.

A vlerėsoni se Ligji i ri i arsimit ofron skemė mė tė mirė tė organizimit institucional tė arsimit sipėror, nė kontekst tė ndarjes sė kompetencave mes Kėshillit tė Akreditimi dhe Agjencisė sė Evoluimit?
Zeqiri:
Ligji i ri paraqet njė kornizė ligjore qė rregullon tė gjitha sferat e arsimit sipėror. Asnjė ligj nuk ėshtė pėrkryer, pra edh ky ka boshllėqe nė fushėn kontrollit dhe ndėrhyrjes sė shtetit mbi arsimin sipėror. Sa i pėrket organeve tė sigurimit dhe vlerėsimit tė kualitetit, pra Kėshillit tė akreditimit dhe Agjencisė sė Evoluimit, nuk ka ndonjė ndryshim nė detyrat e tyre, por nė kompetenca, pasi disa nga kėto kompetenca janė marrė nga Ministria gjegjėsisht Qeveria. Vlen tė pėrmendet, si pozitive, ngritja e rėndėsisė dhe kompetencave tė Agjencisė sė Evoluimit, pasi tė gjitha ato institucione qė janė akredituar, do tė duhet t’i nėnshtrohen procesit tė evoluimit me qėllim qė tė shihet se sa ato institucione i plotėsojnė standardet e caktuara me ligjet e arsimit tė lartė.

Si do ta komentoni vendimin e Qeverise qė prej gjashtė anėtarėve tė saj, nė Kėshillin e Akreditimit, s’ka emėruar asnjė shqiptar?
Zeqiri:
Ky vendim e reflekton fytyrėn e vėrtetė tė qeverisė. Tė asaj Qeverie, e cila shkarkon pesė anėtarėt, ku njėri ishte shqiptar dhe nga ana tjetėr emėron gjashtė anėtarė ku asnjėri nuk ėshtė shqiptar. Unė nuk i di arsyet pėr kėtė, por pasojat do tė jenė tė mėdha pėr interesin shqiptar edhe atė nė njė organ tė lartė, sikurse ėshtė Kėshilli pėr Akreditimin e institucioneve tė arsimit tė lartė nė Maqedoni. Nuk di se si tė pėrgjigjem edhe nė komentet do tė rregullohet kjo punė, apo se do tė “shėrohet”, sikurse thonė disa. Njė gram kujdes vlen mė shumė se njė kuintal ilaēe, mendoj unė.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio