Studentet.info
Lajme : Pesė vjet studime falas
Kyqur 17-04-2008 6:15:25 (1730 Lexime)

SHKUP, 17 PRILL - Edona Vinca, Abdulkadėr Isaki dhe Arta Kurteshi janė ndėr tre bursistėt e ardhshėm shqiptarė, tė cilėt pėr gjatė 5 vite nė vijim, do t'i ndjekin studimet e tyre falas nė Universitetin e parė privat "FON" nė Maqedoni.
Nė ceremoninė ndarjes sė certifikatave pėr 50 bursistėt, nė mesin e tė cilėve 10 janė shqiptarė, pėrveē pėrfaqėsuesve tė kompanive qė njėherėsht do tė financojnė studimet e tyre, i pranishėm ishte dhe kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski.
"Nėn moton 'Edhe nė Maqedoni mundet', pėrfundoi realizmi i fazės sė parė pėr zgjedhjen e 300 maturantėve mė tė mirė. Nuk ishte edhe aq lehtė tė pėrcaktohemi pėr mė tė mirėt nė mesin e 2000 kandidatėve tė paraqitur. Besoj se jemi pėrcaktuar pėr mė tė mirėt", tha Sefer Canovski, menaxher i pėrgjithshėm i universitetit "FON".

Duke folur pėr interesim e madh tė maturantėve pėr t'u regjistruar nė universitetin "FON", Canovski potencoi se shifra prej 2000 kandidat flet se sa tė rinjtė duan tė arsimohen. "Kėshtu ne do t'i vėrtetojmė rezultatet se kemi bėrė zgjidhjen e vėrtet, do tė fitojmė rini tė arsimuar, tė sigurt dhe tė vetė besuar dhe kuadėr qė do tė vlerėsohet nė gjithė botėn", tha Canovski. Realizmi i fushatės pėr zgjedhjen e studentėve mė tė mirė, Canovski tha se do tė ishte i pamundur nėse nuk do tė vendoseshin relacione tė mira midis "FON"-it dhe kompanive pėr sigurimin e mjeteve financiare. Bursistėt e ardhshėm i pėrshėndeti edhe kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, i cili atyre u garantoi pėrkrahjen e fortė nga shteti pėr arsimin e tyre profesional. "Kjo qeveri nė agjendėn e saj ka tė pėrgatitura disa ku parashihet dhe hapja e 20 fakulteteve tė reja nė qytete tė ndryshme tė Maqedonisė. Kjo njėherėsh do tė mundėsojė ta bėjė realitet ėndrrėn e ēdo maturanti tė studiojė aty ku dhe jeton", tha kryeministri Gruevski.
Tė pranishėm nė ceremoninė ndarjes sė ishin edhe prindėrit e bursistėve tė rinj.
"Ėndrra e ēdo prindi ėshtė qė fėmijės t'i sigurojė arsimin sa mė tė mirė. Falė universitetit 'FON' dhe kompanive, tė cilėt nuk kursyen qeset e tyre pėr tė ndihmuar fėmijėt tanė, kjo ėndėrr po bėhet realitet", tha Shemsedin Isaku, prindi i bursistit tė ardhshėm, Abdylkadėr Isaku. Pėr Edona Vinca, po ashtu fituese e bursės, kjo ditė do tė jetė dita mė lumtur nė jetėn e saj. Ajo shprehet se ndjehet shumė kėnaqur qė fitoi tė drejtėn e shkollimit falas. Premton se nuk do tė zhgėnjej kompanitė, tė cilėt i kanė dhėnė besimin dhe se nė afat tė paraparė do tė arrijė tė kryejė studimet.
Ndryshe, njė ndėr kompanitė qė sponsorizoi bursat e studentėve tė ardhshėm tė "FON"-it ėshtė edhe gazeta KOHA..

Nga: Zejnulla VESELI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio