Studentet.info
Lajme : Katėr drejtime nė mjekėsi
Kyqur 17-04-2008 6:18:50 (2230 Lexime)

TETOVĖ, 17 PRILL- Fakulteti i shkencave tė mjekėsisė i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, i aprovuar ditė mė parė nga Qeveria do tė pėrbėhet nga katėr drejtime, tė mjekėsisė sė pėrgjithshme, stomatologji, farmaci dhe infermieri. Kėtė e konfirmoi rektori i Universitetit Shtetėror tė Tetovės, Sadi Bexheti. Ky fakultet mori dritėn jeshile pėr tė filluar funksionimin tė martėn nga Qeveria e Maqedonisė. Rektori i USHT-sė thotė se pėrgatitjet janė nga fundi, duke u nisur qė nga kuadri ligjėrues deri te pjesa teknike dhe e objekteve. Ndėrsa ėshtė planifikuar edhe numri i studentėve qė do tė pranohen me kuotėn shtetėrore. Fjala ėshtė pėr 30 studentė tė mjekėsisė sė pėrgjithshme dhe 20 nė stomatologji. Pėrgatitjet pėr kėtė Fakultet qė me gjasė do tė fillojė nga viti i ardhshėm akademik 2008-29009, Bexheti sqaron se kanė filluar kohė mė parė. "Me pėrgatitjet kemi filluar qė para njė viti dhe tani gjithēka ėshtė e definuar", thotė ai.

Sipas Bexhetit, janė angazhuar edhe ligjėruesit tė cilėt pėr momentin janė nga vendi, ndėrsa synohet tė angazhohen edhe tė tjerė nga Kosova dhe Shqipėria. Ligjėratat do tė mbahen nė Fakultetin e Shkencave matematikore, ndėrsa ushtrimet e histologjisė dhe anatomisė nė Spitalin Klinik tė Tetovės. Aty janė edhe 7 laboratorė tė biokimisė, biologjisė, e biofizikės. Edhe pjesa financiare pėr kuadrin ligjėrues ėshtė siguruar, por nėse paraqitet nevoja, do tė kėrkohen mjete shtesė.
Se pėrgatitjet janė nė rrugė tė mbarė, konfirmon edhe drejtori i Qendrės spitalore tė Tetovės, e cila ėshtė nė transformim e sipėr nė Qendėr klinike, Hasan Luma.
"Duke marrė parasysh se qendra jonė po shndėrrohet nė klinikė, e cila krijon bazėn pėr fillimin e tre drejtimeve, mjekėsisė, stomatologjisė dhe farmacisė, meqė infermieria ėshtė nė vitin e dytė, ne po bėjmė pėrpjekjet maksimale serioze qė tė krijohen kushtet dhe strukturat e duhura. Nė kėtė drejtim, pėrveē mjekėve ligjėrues tė spitalit tonė, pėr lėndėt deficitare do tė angazhojmė edhe mjek nga klinika e Shkupit me tė cilėt kemi kontratė, por edhe nga Shqipėria", sqaron Luma. Ai pėrmend edhe marrjen e aparateve tė reja pėrmes projekteve me vlerė prej 4 milionė eurosh, me tė cilėn do tė pėrmbyllet edhe qarku i diagnostikės. Kėtu Luma pėrmend edhe projektet infrastrukture, ndėrtimin e hapėsirės, qė do tė jetė e paraparė pėr amfiteatro, salla tė ushtrimeve qė gjithsesi se do tė jenė nė shėrbim tė pacientėve dhe tė studentėve.

Nga: Urim HASIPI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio