Studentet.info
Lajme : Arrestohet profesori, akuzohet pėr keqpėrdorimin e 16 milionė eurove
Kyqur 23-04-2008 10:39:24 (1735 Lexime)

SHKUP, 23 PRILL- Arrestimi i Sami Bislimit, ish-drejtorit tė Ndėrmarrjes pėr menaxhim me sallat dhe objekteve sportive, nė gjimnazin “Zef Lush Marku”, para syve tė nxėnėsve ku Bislimi punonte profesor, tė mėrkurė ka shkaktuar revoltėn jo vetėm tė nxėnėsve, por edhe tė profesorėve e drejtorit tė kėtij gjimnazi. Me njė protestė spontane, pėr rreth dy orė, ata kanė kundėrshtuar mėnyrėn e arrestimit tė profesorit tė lėndės sė menaxhmentit. “Nuk e dimė se cila mund tė jetė arsyeja pėr tė cilėn e arrestuan dhe nuk duam tė pėrzihemi kėtu, mirėpo kundėrshtojmė mėnyrėn se si policia kishte ardhur ta arrestojė atė nė shkollė, para syve tanė”, tha maturantja Merita Emini. Nxėnėsja Sevime Bakiu sikurse edhe disa nxėnės tjerė, ėshtė e mendimit se “policia ka mundur ta arrestojė Bislimin nė shtėpi, nė rrugė dhe nė ēdo vend tjetėr, por jo edhe nė shkollė”.


Dėshmitare nė vendin e ngjarjes, ajo tregon se policėt kanė demonstruar dhunė gjatė futjes sė profesorit nė furgonin e policisė. Nxėnėsit kanė mundur ta shohin tė gjithė skenėn, pasi ajo ėshtė realizuar mes pushimit tė orėve, kur ata ndodheshin jashtė.
Pėr ministrin e Arsimit, Sulejman Rushitin, arrestime tė kėtilla nė oborrin e shkollave nuk duhet tė merren si dramatike. ”Nuk besoj qė ndonjė nxėnės tė ketė marrė trauma”, pohoi ai, duke shtuar se “nxėnėsit nuk duhet tė keqpėrdoren, pėr tė mbrojtur personat qė kanė kryer vepra penale”. Mirėpo, drejtori i gjimnazit Besim Limanin, e pėrshkruan si tė pa lakmueshme situatėn nė tė cilėn u ndodh “Zef Lush Marku”. “Jemi nė situatė tė palakmueshme, pasi arrestuan njė profesor pa na informuar pėr aksionin, me tė cilin nuk pajtohemi”, tha Limani. Pa pretenduar t’i del pėrpara ligjit, ai tha se policia ka pasur mėnyra tė tjera me tė cilat ka mundur ta arrestojė Bislimin, ndėrsa deklaroi se i mbėshtetė protestat e nxėnėsve kundėr mėnyrės sė arrestimit tė profesorit. Drejtori i “Zef Lush Marku”-t, paralajmėron se do tė reagojė edhe zyrtarisht te Ministra e Brendshme. “Do tė kėrkojė tė na japin pėrgjigje me shkrim, pėr aksionin”, tha ai. Sami Bislimi, sikurse ka informuar MPB-ja, akuzohet se e “ka dėmtuar buxhetin e shtetit pėr rreth 16 milionė euro, duke keqpėrdorur detyrėn nė periudhėn 2005-2006, kur ai mbante funksione udhėheqėse nė Ndėrmarrjen pėr menaxhimin me sallat dhe objekte sportive”. Aksioni, sipas tyre, ėshtė bėrė konform ligjeve dhe standardeve tė policisė, ndėrsa mėnyrėn spektakolare tė arrestimit, e kanė kundėrshtuare kolegėt e Bislimit. “Solidarizohemi me kėtė protestė spontane tė nxėnėsve, tė cilėt kuptohet se janė tejet tė shqetėsuar, pasi arrestimi ka ndodhur para shkollės”, pohon profesori Fati Iseni. Arrestimet e kėtilla, tha se tė kujtojnė kohėn e Millosheviēit. “Tė arrestosh njė profesor me skena sikurse ato tė filmave me kriminelė ordinerė, ėshtė e patolerueshme. “Pavarėsisht akuzės dhe epilogut qė mund tė merr procesi gjyqėsor, arrestimit e kėtilla, nuk justifikohen. Janė tamam, si nė kohėn e Milloshėviēit”, thotė ai, kurse profesori Sahar Sadiku, habitet se si pėr keqpėrdorim detyre akuzohen dhe arrestohen vetėm ish-drejtorėt shqiptarė. “Ish-drejtorė maqedonas nuk lanė sallė dhe objekt pa e shitur apo pa e dhėnėn nė koncesion, por askush asgjė nuk u bėn atyre”, thotė ai.

Nga: Laura Papraniku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio