Studentet.info
Lajme : Konferencė shkencore nė USHT me temė “Shqiptarėt gjatė dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore”
Kyqur 26-04-2008 8:14:21 (2084 Lexime)


TETOVĖ, 25 PRILL - Pozicioni i shqiptarėve tė Maqedonisė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj, ka qenė tema e konferencės shkencore e mbajtur nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Studiues tė historisė nga vende tė ndryshme, tė premten kanė trajtuar nga shumė aspekte pozicionin e shqiptarėve nė kėtė periudhė. Hapjen e kėsaj konference shkencore e bėri Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti, i cili nė pėrgėzimin e tij ka thėnė se USHT-ja ėshtė e pėrqendruar nė zhvillimin e studimit dhe hulumtimit shkencor.



“Ky ėshtė njė sukses, pėrmes tė cilit e shprehim vizionin tonė pėr zhvillimin e shkencės nė pėrgjithėsi, me qėllim tė integrimit tė Universitetit nė rrjedhat e pėrgjithshme tė studimeve shkencore, sidomos nga fushat e historisė. Njė manifestim i kėtillė inkurajon veprimtarinė krijuese shkencore tė profesorėve tė USHT-sė dhe rrit nivelin e bashkėpunimit me studiues, institucione shkencore dhe universitete tė tjera. Pėr kėtė arsye, stafi i Universitetit, bėn pėrpjekje tė vazhdueshme pėr organizimin, ndjekjen dhe afirmimin e kėtyre veprimtarive, me qėllim tė integrimit nė rrjedhat evropiane dhe botėrore edhe pėrmes veprimtarisė shkencore” ka thėnė Rektori Bexheti.

Ndėrkaq sipas doc. dr. Vebi Xhemailit, shef i Programit studimor tė Historisė, kjo periudhė e historisė shqiptare ėshtė e errėt, duke ndėrlidhur me qėllimin e kėsaj konference shkencore, qė sipas tij ėshtė pikėrisht shpalimi i argumenteve nga studiues tė ndryshėm pėr tė zbardhur kėtė periudhė.
“Pėr herė tė parė mbahet njė konferencė me karakter mbarė kombėtar ku marrin pjesė pėrfaqėsues nga SHBA, Britania e Madhe, Maqedonia dhe Kosova dhe pėr herė tė parė do tė bisedohet troē dhe do tė studiohen rrethanat politike tė asaj kohe, pjesėmarrjen e shqiptarėve gjatė luftės sė dytė botėrore. Kjo temė ėshtė mė interes duhet tė studiohet, duhet tė rishikohet pėrsėri historia e re bashkėkohore e shqiptarėve nė trojet e veta etnike”, ka thėnė doc. dr Xhemaili. Ai po ashtu konferencėn e sotme e ndėrlidhi edhe me enciklopedinė maqedone e cila u kontestua nga historianėt shqiptarė.
Me kumtesat e tyre nė kėtė konferencė shkencore janė paraqitur prof. dr. James Pettifer historian nga Britania e Madhe, prof. dr. Berndt Fisher historian nga Universiteti i Indianės, SHBA, prof. dr. Xhelal Gjeēovi, prof. dr. Fejzullah Shabani, prof. dr. Daut Bislimi, doc. dr. Halim Purellku, prof. dr. Beqir Meta, prof. dr. Agim Zogaj dhe prof. dr. Nebi Derivishi.

Temat kanė qenė nga mė tė ndryshmet ndėr tė cilat profesori Fisher ka folur pėr “Shqiptarėt dhe Lufta e Dytė Botėrore:Miti dhe realiteti”, profesor Pettifer “Britania dhe Emergjenca e Republikės Socialiste tė Maqedonisė 1942-1946”, profesor Dervishi “Shqiptarėt nė Maqedoni pas viteve 1944-45”, “Ēėshtja kombėtare shqiptare nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore” nga profesor Gjeēovi , “Relacione Ndėrkombėtare gjatė LIIB nė lidhje me Maqedoninė dhe ēėshtja shqiptare” dhe tema tė tjera nga historianė nga Shqipėria, Kosova dhe Maqedonia.
Kumtesat qė historianėt kanė shtjelluar nė konferencė do botohen nga Universiteti Shtetėror i Tetovės nė bashkėpunim me departamentin e historisė nė USHT.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio