Studentet.info
Lajme : Akreditimi i privatėve nisė mė 16 maj
Kyqur 28-04-2008 7:27:02 (2127 Lexime)

PRISHTINĖ, 28 PRILL — Zyrtarėt e Kėshillit Britanik pėr Akreditim, tė cilėt do tė zhvillojnė kėtė proces, do tė kenė vetėm njė ditė nė dispozicion, pėr tė hulumtuar pėrparėsitė dhe mangėsitė e njė universiteti.
Pėr ministrin e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Enver Hoxhaj, kjo kohė ėshtė e mjaftueshme.
Pas takimit me Stephen Vickersin, shef ekzekutiv i Kėshillit Britanik pėr Akreditim, ministri Hoxhaj ka ftuar tė gjitha institucionet private tė arsimit tė lartė qė tė aplikojnė pėr ripėrtėritje tė licencės mė sė largu deri mė 16 maj 2008.
Ato qė nuk do tė aplikojnė, do tė mbesin pa licencė dhe mund tė mbyllen. Kjo vlen edhe pėr universitetet, tė cilat kanė licensė pėrtej vitit 2008.


Hoxhaj thotė se pas pėrfundimit tė procesit, raporti do tė dorėzohet nė MASHT dhe nė Agjencinė pėr Akreditim.
“Nė pėrputhje me raportin, MASHT-i do tė formojė Komisionin, i cili do tė marrė vendim pėr procesin e licencimit tė institucioneve private”, vlerėson ministri Hoxhaj.
Sipas tij, akreditimi i bartėsve tė arsimit tė lartė privat do tė ndodhė nė pėrputhje me Ligjin pėr arsimin e lartė, Udhėzimin administrativ pėr akreditim dhe licencim si dhe nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare pėr arsimin e lartė.
Ky vlerėsim do tė jetė ad hoc dhe do tė zhvillohet nė bazė tė njė vendimi tė Qeverisė sė Kosovės pėr vlerėsimin e institucioneve tė arsimit tė lartė.
Mė parė ėshtė thėnė se nė kėtė proces Agjencia pėr Akreditim, e cila mė nė fund ėshtė bėrė funksionale, do tė ketė rolin udhėheqės.

Mirėpo, kjo duket tė mos jetė kėshtu, ngase pėrpilimin e raporteve me vėrejte do ta bėjė Kėshilli Britanik pėr Akreditim.
Me kėtė rast ministri Hoxhaj thotė se nė asnjė vend tė botės nuk mund tė ketė agjenci mbi agjenci.

“Ne kemi njė institucion kėtu qė ka traditė 24-vjeēare dhe nė tė njėjtėn kohė ka bėrė akreditimin e mbi 250 universitete dhe kolegjeve nė botė. Nuk mund tė jepet njė vlerėsim i dytė moral nga njė vlerėsim qė jepet. Ju kisha lutur pėr mirėkuptim, kėshtu ka qenė edhe vendimi Qeverisė sė Kosovės”, thotė Hoxhaj.
Ai thotė se Ministria e Arsimit ėshtė e interesuar qė nė Kosovė tė ketė sa mė shumė universitete, me kusht qė diplomat e tyre tė njihen edhe ndėrkombėtarisht.

Ndėrsa, Stephen Vickers, shef ekzekutiv i Kėshillit Britanik pėr Akreditim, ėshtė ndjerė i nderuar qė ėshtė ftuar qė tė realizojnė procesin e akreditimit tė institucioneve private nė Kosovė.
“Ėshtė nder pėr ne qė na ėshtė kėrkuar qė ta bėjmė procesin e akreditimit nė Kosovė. E kuptojmė se sa e rėndėsishme ėshtė qė tė bėhet procesi i akreditimit nga njė vlerėsim i pavarur dhe kjo duhet tė inkurajuar”, shton ai.

Pėr zyrtarėt e partive opozitare, 41 ditė tė procesit tė akreditimit do tė jenė tė pamjaftueshme. Disa nga ta dyshojnė se kėto procedura tė pėrshpejtuara janė vetėm njė indikacion se ende pa filluar mirė procesi, dihet se cili universitet do tė akreditohet.
Ismet Mulaj, anėtar i Kryesisė sė AKR-sė thotė se koha e vlerėsimit ėshtė e pamjaftueshme. Ai thotė se nuk ėshtė mirė qė paraprakisht tė caktohet numri i universiteteve tė cilat duhet pranuar.
“Koha ėshtė shumė e pamjaftueshme pėr tė vėrtetuar tri kriteret kryesore qė kėrkon procesi i akreditimit. Ėshtė e pamundur tė vėrtetohen tė gjitha”, vlerėson ai.

Edhe Sali Gashi, kryetar i Komisionit pėr Arsim, Shkencė dhe Kulturė nė LDD, thotė se ėshtė e pamundur qė brenda njė kohe kaq tė shkurtėr tė bėhet njė punė aq e rėndėsishme pėr sistemin e arsimit tė lartė nė Kosovė.
“Vetėm nė qoftė se ata i kanė pėrpunuar tė gjitha kriteret, por nuk ma merr mendja qė ata mund tė vijnė nė pėrfundime brenda njė muaj pėr ato universitete. Nuk e di ēka kanė menduar ata”, shton Gashi.

Ndėrsa, nė kėtė konferencė pėr media tė pranishėm ishin edhe pėrfaqėsues tė lartė tė Universitetit AAB. Ata tashmė janė shumė tė sigurt se do tė akreditohen dhe licencohen nga Ministria e Arsimit.
Zėvendėsrektori i Universitetit AAB, Lulzim Tafa, i bindur se Universiteti AAB do tė akreditohet, thotė se kanė ardhur pėr t’u informuar pėr sė afėrmi me procesin e akreditimit.
“Ne tani kemi bėrė akreditimin e brendshėm, tė gjitha raportet janė gati. Tė njėjtat raporte do t’i prezantohen edhe Agjencisė sė Akreditimit dhe besoj qė pėr ne akreditimi ėshtė ēėshtje e kryer”, thotė ai.

Fillimi i vitit tė ri akademik do tė shėnojė njė rekord tė ri nė arsimin e lartė tė Kosovės.
Nga 32 universitete private sa ka aktualisht Kosova, do tė mbesin vetėm tri. Burime tė besueshme brenda Qeverisė sė Kosovės thonė se vetėm tri universitete do tė akreditohen gjatė kėtij viti.

“Tė gjitha universitet do tė hyjnė nė procesin e akreditimit, por nė fund vetėm tri nga to do tė akreditohen”, tregon ky burim.

Marrė nga Express




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio