Studentet.info
Opinione : Shtipi, hije e Tetovės
Kyqur 29-04-2008 3:04:34 (2160 Lexime)


Laura PAPRANIKU

Nė Maqedoni ėshtė e pa mundur qė tė fillojė njė projekt i rėndėsisė sė veēantė pėr shqiptarėt dhe tė mos realizohen disa tė tillė pėr maqedonasit, pavarėsisht se sa e larėt mund tė ketė qenė shkalla e mungesės, nė rastin e parė dhe e jo mungesės nė rastin e dytė. Institucionet analoge tė maqedonasve, i kanė ndjekur si hije tė gjitha nismat dhe projektet pėr ndėrtimin e institucioneve, aq tė munguara nė pjesėn perėndimore tė Maqedonisė. Ende pa u legalizuar si duhet Universiteti Shtetėror i Tetovės, nė Shtip u themelua njė universitet tjetėr shtetėror edhe pse maqedonasit i kishin dy universitete shtetėrore.

Tė njėjtin fat kanė pasur edhe institucionet e karakterit kulturor dhe shėndetėsor. Kur, pas miratimit tė pakos sė ligjeve tė decentralizimit, nė vitin 2005 u vendos qė tė themelohet Teatri i Tetovės, nė qytetin e Ohrit pa llafe e pa zhurmė u formua Teatri, kurse nė 2007 filloi ndėrtimin i godinės sė Teatrit tė Velesit. Po ky fat, i ndjekė edhe institucionet shėndetėsore. Pa mbushur javėn inaugurimi i Spitalit Klinik nė Tetovė, njė i tillė promovohet nė Shtip. Praktika e balancimit, respektivisht e formimit tė institucioneve tė rėndėsishme pėr shqiptarėt vetėm pasi tė jenė formuar dy a tri tė njėjtė pėr maqedonasit e lindjes, e kanė zbatuar tė gjitha qeveritė pa dallim orientimesh e ideologjish politike, qė proklamojnė. Nė kėto 17 vite tė sistemit pluralist, kur edhe ėshtė avancuar statusi i shqiptarėve, ėshtė bėrė kujdes i madh qė shqiptarėve tė mos u jep diēka tė cilėn nuk e kanė maqedonasit, jashtė Shkupit. Kryeqyteti, ėshtė njė histori mė vete e koncentrimit tė institucioneve bazike, ekzluzivitetit tė sė cilės as pėr sė afėrmi nuk mund t’i ofrohen qytete tė tjera si: Tetova, Manastiri, Kumanova apo Ohri. Ajo, qė bėn pėrshtypje ėshtė vendosja e balancave mes njė Tetove (ku janė koncentruar thuajse tė gjitha institucionet e shqiptarė) dhe qyteteve periferike tė Maqedonisė lindore, si Shtipi. Nė kushtet kur tė gjitha institucionet e rėndėsishme gravitojnė nė Shkup dhe kur kėtu jeton pjesa dėrmuese e maqedonasve, nuk mund tė duket i rastėsishėm ose pa tė keq krijimi i institucioneve analogė nė pjesėn lindore tė Maqedonisė pas ēdo tentative apo avancimi tė institucioneve arsimore, kulturore dhe shėndetėsore nė pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė. Krijimi i institucioneve paralele, nė emėr tė njė politike zhvillimore balancuese, do tė ishte i sinqertė vetėm kur ky balanc do tė shtrihej nė qytetet, nė pėrgjithėsi tė Maqedonisė lindore dhe nė qytetet nė pėrgjithėsi tė Maqedonisė veriperėndimore. Pėr investime balancuese tė karakterit ekonomik apo turistik, as qė mund tė flitet sepse pjesa veriperėndimore e Maqedonisė ėshtė shndėrruar njė geto tė vėrtetė. Madje, edhe kur shteti trumbeton se “po ven dorė” mbi shqiptarėt edhe atėherė, me tepėr pėrfitojnė maqedonasit, tė cilėve kurė nuk u ka munguar “dora e shtetit”. Pėr tė themeluar Spitalin Klinik tė Tetovės, shteti ka ndarė 4 milion euro, kurse pėr tė pajisur klinikat e Shkupit me aparaturė tė sofistikuar janė ndarė shumėfish mė tepėr.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio