Studentet.info
Lajme : USHT me fizionomi tė re
Kyqur 07-05-2008 2:31:45 (1469 Lexime)


TETOVĖ, 6 MAJ - Universiteti Shtetėror i Tetovės nga dita e hėnė, pėrmes "Ditėve tė hapura tė USHT-sė", po bėn promovimin e fakulteteve, programeve studimore sikurse edhe kapaciteteve. Promovimi, qė do tė zgjasė deri mė 9 maj, realizohet nė Rektoratin e USHT-sė, dhe u dedikohet studentėve tė rinj pėr vitin akademik 2008/2009.
Qufli Osmani, pėrgjegjės pėr mėsim dhe politikė regjistruese nė USHT, thotė se "Ditėt e Hapura" kanė pėr qėllim qė prindėrit dhe maturantėt tė informohen me atė se qė e ofron USHT-ja. "D tė promovohen programet dhe konkursi i ri pėr studime deridiplomike dhe pasdiplomike. Kėtė e bėjmė me qėllim tė informimit mė tė afėrt, pasi qė pėr njė gjė tė tillė kanė nevojė edhe maturantėt, por edhe prindėrit kanė nevojė pėr njė gjė tė tillė", tha Osmani.

Sipas tij, pas tė gjitha risive dhe fizionomisė sė universitetit nė kėtė vit akademik, maturantėt kanė nevojė tė informohen nga afėr. "Stafi akademik dhe studentėt i kanė vizituar tė gjitha shkollat e mesme tė Maqedoninė Perėndimore, por edhe tė asaj Lindore, sepse kemi studentė edhe nga fshatrat e banuara me shqiptarė tė kėsaj pjese", njoftoi Osmani. USHT-ja, shtoi ai fizionominė e vėrtetė e mori kėtė vit, arritėn tė akreditohen programet e dyfishuara. "Katėrmbėdhjetė programe studimore ishin tė strukturuara nė katėr fakultete dhe dy qendra dhe ne arritėm qė tė dyfishojmė nė 35, ose numri i drejtimeve tė jetė 93 me akreditimet e fundit dhe tė gjitha kėto strukturohen nė 10 fakultete", theksoi pėrgjegjėsi.
Sa i pėrket numrit tė studentėve qė pritet tė regjistrohen kėtė vit akademik, Osmani theksoi se konkursi ėshtė nė duart e Qeverisė. "Nga pėrvojat e viteve tė kaluara, kur u rrit numri i studentėve tė rinj pėr 600 student, vitin e kaluar kemi kėrkuar 4 mijė e 260 vende, ndėrsa kėtė vit do tė kėrkojmė mė pak. Interesimi pėr USHT ėshtė nė rritje. Nė vitin akademik 2006 u pranuan 1 mijė e 700 studentė, nė vitin paraprak 1 mijė e 600, vitin e kaluar kemi pranuar afėr 2 465 studentė tė rinj", njoftoi Osmani. Nga ana tjetėr, mė 7 maj nė orėn 19:00, nė Sheshin e Tetovės, Unioni i Studentėve tė USHT-sė organizon koncert enkas pėr maturantėt, nė suaza tė "Ditėve tė hapura".

Nga: Urim HASIPI




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio