Studentet.info
Lajme : USHT promovoi studimet master
Kyqur 17-05-2008 4:58:21 (3259 Lexime)

TETOVĖ, 17 MAJ – Para dekanėve, shefave tė programeve studimore, profesorėve dhe studentėve, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti dhe Ministri i arsimit dhe shkencės z. Sulejman Rushiti promovuan akreditimin e studimeve tė ciklit tė dytė – master nė USHT.
Ministri i arsimit dhe shkencės, z. Suleman Rushiti u shpreh se Universiteti Shtetėror i Tetovės me akreditimin e ciklit tė parė tė studimeve dhe ciklit tė dytė tė studimeve formėsohet si njė qendėr hulumtuese-kėrkimore. “Kėto drejtime tė reja tė akredituara dhe studimet master i krijojnė mundėsi profesorėve qė t’i pėrcjellin njohuritė gjeneratave tė reja. Universiteti Shtetėror i Tetovės me pėrkrahjen tonė maksimale ka realizuar shumicėn e qėllimeve tė pėrcaktuara duke filluar nga akreditimet e programeve studimore, rregullimin e ēėshtjes sė hapėsirave dhe objekteve, rritjen e kapaciteteve akademike dhe kjo e fundit fillimin e studimeve master. Ne edhe mė tutje do tė vazhdojmė tė pėrkrahim fuqishėm USHT-nė, duke kompensuar kėshtu vite tė humbura nė mungesė tė institucioneve tė larta arsimore nė tė kaluarėn.”- u shpreh ministri Rushiti.



Nga ana tjetėr, Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti shprehu falėnderime publike Ministrit tė arsimit dhe shkencės pėr pėrkrahjen e dhėnė, Universiteteve publike tė Shkupit dhe Manastirit qė kontribuan nė grupet punuese pėr akreditimin e programeve studimore tė ciklit tė dytė tė studimeve master.
“Me akreditimin e studimeve master, Universiteti Shtetėror i Tetovės pėrfundimisht merr fizionominė e vėrtetė dhe tė plotė. Qė nesėr do tė shpallet Konkursi pėr studime pasdiplomike nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Tė gjitha premtimet e bėra po realizohen falė angazhimit tė tė gjithė stafit akademik e administrativ dhe pėrkrahjes politike e institucionale.” u shpreh Rektori i USHT-sė, prof. dr. Sadi Bexheti.

Tė pranishmėve iu drejtua edhe pėrfaqėsuesi i Universitetit nė Kėshillin pėr akreditim pranė MASH-it, prof. dr. Fejzulla Shabani: “Ishte privilegj dhe barrė njėkohėsisht tė isha pėrfaqėsues nė Kėshillin pėr akreditim, por me njė punė intensive tė udhėheqėsisė dhe Fakulteteve tė USHT-sė dhe mbėshtetjen e Ministrisė sė arsimit dhe shkencės, tė gjitha programet studimore u akredituan. Janė gjithsej 40 programe studimore tė akredituara tė ciklit tė dytė tė studimeve nė universitetin Shtetėror tė Tetovės”.
Tė pranishėm nė promovim ishin edhe Rektorėt e universiteteve shtetėrore nė Maqedoni, pėrfaqėsues tė Qeverisė dhe tė institucioneve tjera.
Mė pas u organizua edhe press-konferencė pėr gazetarėt dhe njė koktej pėr tė pranishmit




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio