Studentet.info
Lajme : Magjistrat e UT-sė s’e pranojnė vulėn e PDSH-sė
Kyqur 19-05-2008 2:21:36 (1493 Lexime)


TETOVĖ, 19 MAJ- Tė mos mashtrojnė se kanė legalizuar titujt e magjistraturės dhe tė mos manipulohet me ēėshtjen tonė, nėpėr fushata dhe propaganda politike. Kjo ėshtė kėrkesa e magjistrave tė historisė, tė Universitetit tė Tetovės (UT) drejtuar Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila “legalizimin” e titujve tė tyre tė magjistraturės e ka pėrfshirė nė listėn e sukseseve arsimore tė kėsaj parie. Pėrveēse nėpėr tubime dhe takime para zgjedhore, magjistraturat tona qėndrojnė “tė legalizuara” edhe nė ueb faqen zyrtare tė kėsaj partie, ku PDSH ka shpalosur tė arriturat e saja, tha Skėnder Asani, nga Kėshilli nismėtar pėr legalizimin e studimeve tė kryera tė magjistraturės nė UT.

“Kjo qė po thuhet dhe shkruhet pėr magjistraturat e historisė, ėshtė gėnjeshtėr”, pohon ai, duke apeluar deri te PDSH-ja, qė nga lista e tė arriturave tė veta tė largoj magjistraturat e UT-sė, pasi problemi i tyre ka mbetur i pa zgjidhur edhe njė vit pasi nė Parlament ėshtė miratuar ndryshimi i ligjit, me tė cilėn jepej afat plotėsues pėr legalizimin e studimeve tė UT-sė nga ana e USHT-sė. Prej asaj kohe, por edhe shumė kohė mė parė, qė nė tetor tė 2006-ės, kreu i USHT-sė dhe Ministria e Arsimit, premtonin se “shumė shpejt do tė legalizohen studimet e shkallės sė tretė dhe magjistraturat e UT-sė”, kurse fajėsonin udhėheqėsin e pėrparshme tė Universitetit dhe Ministrisė, si tė “pa aftė”, pėr zgjidhjen e atij problemi.“Gjatė gjithė kėsaj kohė, nė USHT dhe Ministri, zotoheshin se po punojnė nė drejtim tė legalizimit tė diplomave tona, mirėpo pa e marrė nė dorė diplomėn nuk ka si tė them se kam marrė fund kjo punė”, theksoi Lirim Ziba, kandidati tjetėr pėr marrjen e titullit magjistėr i historisė. Ai, nuk din qė ndonjė kandidati t’i jetė legalizuar magjistratura e historisė, ndėrsa mbetet me shpresė se kjo punė do tė merr fund sė shpejti. Nė Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės thonė se me ndryshimin e ligjit, ka pėrfunduar puna e tyre dhe se procedura duhet tė marr fund nė USHT.
Nė shkencat e historisė, mendohet tė jenė rreth 13 kandidatė, kurse nė pėrgjithėsi, prej 35 deri 40 kandidatė pėr marrjen e titullit magjistėr.

Nga: Laura Papraniku




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio