Studentet.info
Intervista : Shpėrthen Kule: Pollo na ka futur nė kolaps
Kyqur 20-05-2008 3:19:18 (2037 Lexime)


TIRANĖ, 20 MAJ- Kreu i universitetit mė tė madh nė vend hedh alarmin se institucionet e arsimit tė lartė po pengohen nga Ministria e Arsimit pėr funksionimin e tyre. Dhori Kule, nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip", me shqetėsim ėshtė shprehur se "ministri i Arsimit, Genc Pollo, kėshillohet nga disa persona qė ishin nė garė pėr rektorė dhe dekanė, por qė humbėn zgjedhjet". Sipas tij, janė kėta humbės, anėtarė tė KALSH-it qė hartojnė akte nėnligjore tė paligjshme pėr tė frenuar punėn e rektorėve tė universiteteve shtetėrore nė mbarė vendin. "Ata kanė dėshirė qė ne tė dėshtojmė nė punėn tonė", thotė Kule, ndėrsa shton se "kjo nuk do tė lejohet tė ndodhė kurrsesi, sepse i gjithė stafi akademik dhe drejtuesit janė gati tė bėjnė ēdolloj oponence ndaj akteve qė shkelin tė drejtat tona".


Cilat janė problemet me tė cilat po ndeshet Universiteti i Tiranės? A ka polemika tė brendshme mes rektorit dhe dekanėve?

Duke iu referuar shkrimit tuaj tė ditės sė sotme, mund tė them se nuk ka asnjė lloj polemike mes rektorit dhe dekanėve. Pėr sa i pėrket rregullores mund tė them se ne jemi nė fazėn qė ėshtė pėrgatitur njė projektstatut dhe kur tė kalojė nė senatin e UT-sė do tė diskutohen tė gjitha propozimet e fakulteteve. Edhe ato tė Fakultetit tė Histori-Filologjisė qė ju keni cituar. Askush nga ne s‘ka kompetencė tė ndryshojė ligjin, ndaj garantoj se ky statut do tė jetė totalisht i mbėshtetur nė ligjin e arsimit tė lartė. Sugjerimet e ardhura deri tani kanė tė bėjnė mė shumė me ligjin sesa me projektstatutin e UT-sė. Mund tė them se jemi nė procesin e verifikimit tė ligjit nė praktikė dhe nė kėtė format mund tė bėjmė propozime pėr amendim tė ligjit.

A jeni njohur me shqetėsimet e fakulteteve nė lidhje me doktoraturat apo masterat?

Po. Ajo qė vėrej me shqetėsim ėshtė pakėnaqėsia e fakulteteve lidhur me aktet nėnligjore tė pėrcjella sė fundmi nga Ministria e Arsimit. Nė fakt, ato e kapėrcejnė ligjin. Kėto akte cenojnė kėtė sipėrmarrje nė tė gjithė funksionimin e vet, duke filluar nga faktori human e mė tej. Dyshoj se ato prodhohen nė mėnyrė tė qėllimshme nga Ministria e Arsimit pėr tė frenuar punėn tonė.

Nė takimin me Kryeministrin, rektorėt kanė marrė sigurinė pėr mbėshtetje nė realizimin e premtimeve tona tė bėra nė fushatėn zgjedhore. Zgjedhjet e autoriteteve nė janar u mbyllėn me sukses. Zgjedhja e drejtuesve tė rinj ėshtė tashmė e proklamuar si proces i suksesshėm. Janė zgjedhur me votė masive dekanė, rektorė dhe shefa departamentesh. Por pas zgjedhjeve ndodh njė fenomen i ēuditshėm. Tė humburit, ata qė nuk fituar kanė fuqi dhe kompetencė tė hartojnė akte nėnligjore pėr fituesit. Ėshtė njėsoj sikur opozita nė Parlament tė bėnte ligje pėr pozitėn. Kjo ėshtė absurde, pasi dihet qė opozitės i duhet tė zbatojė platformėn me ligjet qė harton vetė. Kjo dukuri shumė agresive verifikohet nė marrėdhėniet e Ministrisė sė Arsimit me universitetet publike. Pollo ka mbledhur rreth vetes gjithė humbėsit e zgjedhjeve.

Personat pėr tė cilėt ju po flisni punojnė nė Ministrinė e Arsimit, apo janė kėshilltarė tė ministrit?

Ka njė institucion qė quhet KALSH (Kėshilli i Arsimit tė Lartė) nė tė cilin nuk japin mendime asnjė nga rektorėt. Aty japin mendime dhe sugjerime vetėm ata qė ishin kandidatė pėr dekanė dhe rektorė nė universitetet publike, por qė humbėn nė zgjedhje. Ata pėrpiqen tė frenojnė fituesit. Duan tė na pengojnė pėr tė thėnė qė fituesit s‘po realizojnė dot premtimet. Kjo situatė duhet tė ndryshojė me patjetėr. Ne si institucion i kemi parė tė gjitha aktet dhe kėrkojmė qė ato tė ndryshojnė.

Cilat janė kėto akte nėnligjore qė e kanė bllokuar punėn e universiteteve publike?

Njė prej tyre lidhet me doktoraturat. Kėto, sipas ligjit tė arsimit tė lartė, duhet tė vazhdonin me procedurat e mėparshme. Ka dalė njė akt nėnligjor qė e kapėrcen ligjin dhe qė i bllokon doktoraturat nė tė gjitha universitetet publike. Ėshtė krijuar njė shqetėsim i madh pėr sa u pėrket procedurave dhe kritereve tė tyre. Ne kemi pedagogė qė janė tė interesuar pėr tė ndjekur studimet e doktoraturės, por qė frenohen, duke bėrė qė ne tė mbetemi pa stafe tė kualifikuara. Ky ėshtė njė problem madhor. Por jo i vetmi, njė tjetėr ėshtė ai pėr masterat. Fakultetet tona kanė mastera tė konfiguruara dhe me status ndėrkombėtar po qė me aktet e Ministrisė sė Arsimit pengohen tė funksionojnė. Na kanė sjellė disa kritere pėr elementėt e shkollimit qė edhe ēerdheve duhet tė ishin menduar mirė para se t‘ua dėrgonin. Janė pa logjikė dhe interpretojnė nė mėnyrė skandaloze Kartėn e Bolonjės. Pra, shqetėsimi ynė mė madhor ėshtė se nuk na trajtojnė si partner. Pengesat e MASH-it janė tė verifikueshme. Shembull ėshtė neni pėr financat, sipas tė cilit ēdo fakultet duhet t‘i kryejė vetė veprimet financiare. Nė bazė tė nenit 78, institucionet e arsimit tė lartė kanė tė drejtė tė miratojnė buxhetin sipas rregullores sė tyre dhe janė autonome nė menaxhimin e fondeve. Por e vėrteta ėshtė se fakultetet janė tė bllokuara, s‘ka filluar ende ekzekutimi i financave, sepse nuk jepet urdhri te Thesari qė fakultetet tė kryejnė shpenzimet siē i ka miratuar Kėshilli i Administrimit i Universitetit tė Tiranės. Pra, ėshtė kompetencė qė ua njeh ligji, por qė ia mohojnė strukturat administrative.

Si mendoni se duhet tė zgjidhet kjo situatė. Pedagogėt dhe studentėt u kanė votuar ju pėr tė drejtuar UT-nė?

Opinioni ynė ėshtė qė ēdo akt duhet tė konsultohet me grupet e interesit. Dhe e dyta duhet tė pėrfaqėsohen rektorėt nė strukturat qė hartojnė aktet nėnligjore pėr shkollat e larta. Ky ėshtė koncepti parimor. Nė kėtė moment ruhet autonomia dhe nuk cenohet siē ndodh tani nė mėnyrėn mė arrogante. Ne duam tė zbatohet ligji qė tė mund tė realizojmė misionin tonė. Kėtė kėrkojnė edhe kolegėt e mi, rektorė nė universitet e tjera publike me tė cilėt kemi bashkėbiseduar pėr problemet tona tė pėrbashkėta. Pėr sa i pėrket zgjidhjes qė jep UT-ja, mund tė them se nisur nga pedagogėt e deri tek organet kolegjiale po njihen me aktet nėnligjore tė MASH-it. Para disa ditėsh kam bėrė njė mbledhje me zv/dekanėt dhe ata mė kėrkuan t‘i kthej mbrapsht kėto akte. Por mendoj se ato do tė kundėrshtohen me baza tė qarta dhe do tė jepen mendime nga ēdo fakultet, pasi mė tė prekurit kėtu janė pedagogėt qė nuk po munden tė avancojnė studimet dhe mė pas administrata qė s‘realizon dot investimet. Vėrejtjet tona do t‘u bėhen tė ditura tė gjitha instancave shtetėrore pėrgjegjėse.

tabela

Emrat e anėtarėve tė KALSH-it


1. Artan Fuga
2. Anila Godo
3. Aleksandėr Xhuvani
4. Bardhyl Musaj
5. Evan Roco
6. Lindita Lati
7. Llukan Puka
8. Marenglen Gjonaj
9. Myqerem Tafaj
10. Petraq Petro
11. Romeo Gurakuqi
12. Spiro Qirko
13. Thoma Korini
14. Ylli Pango
15. Xhezair Zaganjori




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio