Studentet.info
Lajme : Ministri i arsimit dhe shkencės, Sulejman Rushiti nė debat para studentėve
Kyqur 23-05-2008 9:40:55 (1281 Lexime)

TETOVĖ, 22 maj – Ministri i arsimit dhe shkencės sė R. Maqedonisė, z. Sulejmani Rushiti ishte mysafiri i radhės nė debatin universitarė, pėrballur me studentėt.
Ministri u pėrqėndrua nė tė arriturat e USHT-sė dhe angazhimin e tij dhe tė Partisė Demokratike Shqiptare pėr Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Ai numėroi tė arriturat e pėrbashkėta pėr Universitetin si akreditimi i 10 fakulteteve nė ciklit tė parė tė studimeve si dhe ciklin e dytė tė studimeve master nė USHT, rregullimin e hapėsirave, disperzimin e hapėsirave dhe rritjen e numrit tė tė punėsuarve akademik e administrativ nė Universitet.



Mė tej ai shpalosi edhe platformėn politike dhe pikat e vizionit tė PDSH-sė pėr Universitetin Shtetėror tė Tetovės nė tė ardhmen. ”Viti 2009 do tė jetė viti i projekteve pėr hulumtim. Tashmė vetėm se janė krijuar parakushtet dhe janė nė fazėn e fundit instalimi i laboratorėve modern pėr tė gjitha fakultetet. Do tė vazhdojmė me punė nė drejtim tė akreditimit tė ciklit tė tretė tė studimeve, tė doktoraturės, do tė angazhohemi nė hapjen e drejtimeve tė reja atraktive qė i kėrkon tregu i punės, e qė nuk ekzistojnė nė Maqedoni.”-tha ndėr tė tjera ministri Rushiti.

Duke u pėrgjigjur nė pyetjet e studentėve, ministri pėrmblodhi se rinia shqiptare ėshtė mjaft e avancuar dhe se vėrehėt se ēdo gjeneratė ėshtė gjithnjė e mė shumė e avancuar nė akceptimin e vlerave demokratike dhe kėmbėngulėse nė avancimin e ēėshtjeve. ”Studentėt janė motori i ēdo shoqėrie dhe partitė politike janė vetėm servis i ēdo shoqėroje. Vėrejmė tek rinia njė filozofi tjetėr, qė na bėn optimist pėr njė tė ardhme tė ndritur. Pikėrisht pėr kėtė Partia Demokratike Shqiptare krenohet qė ka njė ekip relativisht tė ri nė moshė dhe qė ėshtė nė gjendje tė pėrballet me ēdo sfidė”.

Gjatė debatit u fol edhe pėr mė shumė pika, si ecuria e procesit parazgjedhor, debatet e krijuar rreth zgjedhjeve etj.

Nė debat ishin tė pranishėm dekanė tė fakulteteve tė USHT-sė, profesorė e studentė. Debati u pėrcoll edhe nga disa pika muzikore nga studentėt e programit studimor Art muzikor.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio