Studentet.info
Lajme : Promovohet “Politikolgjia” e parė shqipe nė Ballkan nga Doc.Dr.Veton Latifi
Kyqur 26-05-2008 2:47:14 (2676 Lexime)


PRISHTINĖ, MAJ- Para lexuesit dhe studiuesit shqiptarė mė nė fund vien teoritė mė bashkėkohore politike tė prezantuara nė mėnyrė sistematike nėpėrmjet librit mė tė ri tė Doc. Dr. Veton Latifit “Politikologjia”. Me kėtė libėr fillon tė mbulohet njė zbrazėti e dukshme e mungesės sė literaturės shkencore dhe universitare nga lėmi i shkencave politike tė autorėve shqiptarė. Ky ėshtė libri i parė universitar “Politikologjia” nė gjuhėn shqipe nė Ballkan.

Nė praninė e mbi 200 intelektualėve, profesorėve universitar, studiuesve, studentėve, politikanėsh dhe pėrfaqėsuesve tė zyrave diplomatike gjatė promovimit tė librit qė u mbajt tė shtunėn mė 17 maj nė mesditė nė amfiteatrin e Universitetit FAMA nė Prishtinė, recenzentėt e kanė klasifikuar librin voluminoz “Politikologjia” tė Doc. Dr. Latifit njėkohėsisht edhe si tekst universitar edhe si studim i mirėfillt shkencor nga lėmi i shkencave politike

Gjatė promovimit tė librit u tha se ky titull i Dr. Latifit mund tė shėrbejė edhe si njė mjet qė mund tė pėrdoret nga studentėt, mėsimdhėnėsit, studiuesit, liderėt dhe qytetarėt nė pėrgjithėsi, pėr tė pėrgatitur tė gjithė ata pėr njė rol kritik dhe konstruktiv nė shoqėri dhe proceset politike. Recenzentė tė librit janė: Prof. Dr. Michael Hannahan (Universiteti i Massachusetts-i), Prof. Dr. Ibrahim Gashi (Universiteti i Prishtinės) dhe Dr. Ferdinand Gjana. Redaktor i botimit tė librit ėshtė M-r. Adri Nurellari.

Prof. Dr. Ibrahim Gashi theksoi se me anė tė kėtij libri Dr. Veton Latifi edhe njėherė thellėsisht e konfirmoi se jo rastėsisht aktualisht ėshtė njė nga autorėt mė cilėsor dhe mė dominues nė skenėn shqiptare nė Ballkan. Profesor Gashi njoftoi se ky ėshtė teksti i parė universitar nė Ballkan nė gjuhėn shqipe nga lėmi i politikologjisė. “Konsideroj se ky libėr do tė shėrbejė njėkohėsisht edhe si njė doracak pėr elitat politike shqiptare nė Ballkan, pėrpos qė do tė shėrbejė fuqishėm si tekst universitar”, theksoi Profesor Gashi. Sipas tij pėrpos pėrpunimit tematik tė koncepteve, proceseve dhe institucioneve kryesore politike , ideve dhe nocioneve themelore politike, libri i Dr. Latifit ofron edhe mendimet e studiuesve tė ndryshėm bashkėkohor tė shkencave politike.

Libri artikulon dhe analizon konceptet, proceset, teoritė dhe cėshtjet politike nga perspektiva tė ndryshme dhe pėr nivele tė ndryshme, kurse poashtu bėn edhe studimin e institucioneve politike dhe shoqėrore dhe sjelljes politike nė kuadėr tė kornizave dhe mjeteve tė lejueshme politike nė njė demokraci. Sipas recensentėve tė librit njė qasje e tillė bėn Politikologjinė e Veton Latifit qė me disa kaptina tė vetat tė jetė i pėrdorshėm si tekst universitar deri- diplomik, kurse pjesėt tjera si tekst universitar pos-diplomik.

Autori i librit theksoi se ky libėr u destinohet tė gjithė atyre tė cilėt e gjejnė kėtė si i pėrdorshėm nė avancimin e njohurive lidhur me konceptet dhe proceset politike pėrmes pjesėmarrjes sė studiuesve, por edhe qytetarėve ne pėrgjithėsi nė pėrcaktimin e realitetit shoqėror dhe politik dhe nė procesin e krijimit tė politikave, e jo vetėm sė pjesėmarrjen e politikanėve.

“Duke synuar qė tė sjelli njė material edhe informativ lexues por edhe material studimor, me anė tė librit kam synuar qė tė zgjerojė njohuritė e atyre qė janė tė interesuar mbi politikėn. Me kėtė njėkohėsisht edhe tė nxitet mė tepėr angazhimi i qytetarėve dhe studiuesve tė shkencave politike nė diskutimet e ēėshtjeve publike politike me qėllim qė tė krijohen vendime konsekuente, tė komunikueshme, kėrkim pėrkatės pėr njė gjuhė tė pėrbashkėt dhe afirmimin e tė drejtave dhe pėrgjegjėsive tė tyre. Tė gjitha kėto aspekte janė esenciale pėr zhvillimin e njė demokracie funksionale”, theksoi gjatė promovimit tė librit nė Prishtinė autori Veton Latifi.

Libri ėshtė i ndarė strukturalisht nė dhjetė kaptina:

 Hyrje nė studimin e politikės
 Teoritė dhe metodat e shkencave politike
 Ideologjitė
 Konceptet dhe proceset politike
 Sistemet politike, shteti dhe identitetet politike
 Institucionet politike
 Partitė politike
 Elita politike
 Sjellja politike
 Mbi demokracinė.

Libri “Politikologjia” ka 535 faqe tė njė formati tė librit tekstit universitar dhe ėshtė i shoqėruar me 707 fusnota dhe mbi 900 referenca.



Shkruan: Prof. Dr. Ibrahim Gashi


Nė periudhėn e pasluftės sė fundit shkenca ndėr ne po e ndjenė mė tepėr se kurrė nevojėn pėr studime tė mirėfillta nga fushat studimore qė prej kohėsh janė cilėsuar si deficitare. Pėrballė njė situate tė pashpresė se kjo mungesė mund tė kompensohet shpejt, nė rrethana tė njė paqėndrueshmėrie financiare dhe kualitative te institucioneve tona akademike dhe shkencore, rezultoi veprimi shumė racional i disa institucioneve tė arsimit tė lartė privat nė Kosovė, tė cilat filluan tė investojnė dhe sponsorojnė botimin e revistave shkencore, monografive studimore dhe teksteve tė pėrzgjedhura universitare. Pikėrisht kjo po bėhet sot me botimin e librit studimor dhe universitar “Politikologjia” tė autorit tashmė tė njohur nga kjo fushė Doc. Dr. Veton Latifi. Studimi monografik universitar “Politikologjia” i autorit Doc. Dr. Veton Latifit tė cilin po e promovojmė sot hynė nė radhėn e atyre botimeve shumė tė rėndėsishme qė ndjeshėm do ta zbus deficitin e studimeve nė gjuhėn shqipe nga fusha e politikologjisė.

Libri nė fjalė, qė para sė gjithash i dedikohet lexuesit tė nivelit akademik, ofron njė background tė dendur informativ mbi pėrkufizimin, teorinė metodat, proceset, sistemet, institucionet dhe sjelljet politike. Qė tė jemi mė konciz libri “Politikologjia” i ndarė nė dhjetė kapituj trajton me shumė kompetencė dhe akribi profesionale secilin veq e veq objektet e studimit tė shkencės politike.

Libri ėshtė i ndarė nė dhjetė kapituj, tė cilėt nė brendi tė tyre pėrmbajnė shpjegime shumė tė qarta pėrkufizuese.

Kapitulli i parė i titulluar Hyrje nė studimin e shkencave politike pėrkufizon politikologjinė si disiplinė akademike, historikun e zhvillimit tė saj, mė njė pėrshkrim hyrės tė qėllimit, natyrės dhe teorisė sė shkencave politike.

Nė kapitullin e dytė autori sjellė informacionin deri mė tani mė kritik dhe sintetizues tė botuar nė gjuhėn shqipe mbi teoritė dhe metodat e shkencave politike, duke pėrfshirė tė gjitha shkollat teorike dominuese tė zhvillimit tė politikės.

Nė kapitullin e tretė tė titulluar “Ideologjitė”, autori Latifi ka bėrė njė eksplorim tė bollshėm teorik mbi nocionin, historikun dhe pėrmbajtjen pothuaj tė tė gjitha ideologjive qė influencojnė dje dhe sot politikėn botėrore.

Kapitulli i katėrt ofron njė informacion kualitativ dhe shterues pėr konceptet dhe proceset politike derisa kapitulli vijues, i pesti, nė masė dhe thellėsi tė njėjtė flet pėr sistemet politike shtetin dhe identitetet politike. Kėtu autori mė njė sens tė lartė tė kreativitetit definues flet pėr nocionin dhe rėndėsinė e shtetit nė shkencat politike dhe tipologjinė e shteteve. Nė vijim tė kėtij kapitulli, nė sythin e titulluar Identitetet Politike, autori mbėshtetet mė tė drejtė idenė pėr rolin determinues nė krijimin dhe ndryshimin e identiteteve politike qė ka procesi kompleks historik nėpėr tė cilin ka kaluar organizimi politik botėror.

Nė kapitullin e gjashtė dhe tė shtatė nė mėnyrė respektive janė trajtuar institucionet dhe partitė politike. Edhe kėtu ėshtė respektuar rendi metodologjik i trajtimit tė fenomeneve politike, si nė kapitujt pararendės, duke folur mbi nocionin, zhvillimet nė linjėn kohore dje dhe sot, faktorėt dhe niveli i hulumtimit tė shkencor aktual.

Ngjashėm edhe nė kapituj vijues tė tetin dhe tė nėntin ku trajtohet fenomeni i lidershipit politik, pėrkatėsisht sjellja politike autori ka ofruar njė informacion tė pėrmbledhur por mjaftė tė zgjedhur mbi njė tematikė pėr tė cilėn ndėr ne ka mungesė tė theksuar informacioni.

Libri pėrmbyllėt me kapitullin mbi demokracinė, ku autori ofron pėrmbajtje tė zgjedhura informative dhe studimore mbi nocionin, klasifikimin, llojet dhe problemet, apo sfidat e demokracisė.

Libri qė mėton tė jetė i pėrkryer edhe nga aspekti metodologjik ka nė fund tė tij shėnimet dhe referencat e pėrmbledhura nga tė gjithė kapitujt, si dhe bibliografinė me njė volum tė konsiderueshėm tė informacioneve multiprovinciale e domosdoshme pėr njė studim tė kėtij niveli.

Nga njė lexim i vėmendshėm nuk ėshtė vėshtirė tė kuptohet se fjala ėshtė pėr njė studim sfidues dhe konciz mbi politikologjinė, pėrkatėsisht mbi tė kuptuarit e tė gjitha fenomeneve, proceseve dhe rasteve studimore nga fusha e shkencės politike.

E veēanta dhe mė e rėndėsishmja e kėtij studimi ėshtė qasja kritike dhe insistuese e autorit pėr tė sjellė informacion tė plotė dhe shumė kompetent duke e provuar vėrtetėsinė e tij, pothuaj nė secilin rast me metodėn krahasuese dhe pėrmes rasteve studimore.

Nga kjo qė sapo thamė rezulton se libri studimor dhe universitar i Dr. Veton Latifit, vjen nė kohėn dhe nė vendin e duhur. Interpretimet shumė tė qarta, qė ofron ky libėr, nė funksion tė tė kuptuarit teorik dhe pragmatik tė pothuaj gjithė objektit studimor tė politikologjisė dhe mundėsia e tė funksionalizimit tė pėrmbajtjeve tė tij nė praktikat qeverisėse nė realitetin politik kosovar e bėjnė kėtė libėr me vlerė tė veēantė. Pra, siē shpresohet ai do tė shėrbej para se gjithash por jo vetėm studentėt dhe studiuesit e shkencave politike. Konsideroj se ai do tė jet si njė doracak me vlerė pėr elitat politike. Por, qasja, kėndvėshtrimi, stili, gjuha dhe mesazhet e bėjnė atė pėrdorshėm dhe tėrheqės edhe pėr audiencat mė pak profesionale.

Do tė dėshiroja tė pėrgėzoi autorin, i cili nė mbėshtetje tė njė literature dhe informacioneve tjera shumė kompetente, ka kompletuar njė studim impresiv dhe brilant, tė saktė nga ana intelektuale dhe kritik.

Po e pėrmbyll fjalėn time nė kėtė recension duke shpėrndarė njė mesazh, siq e benė njė autor amerikan, po tė doni t’i bėni njė nderė dikujt i jepni librin Politikologjia. Padyshim ai ėshtė ndėr librat mė tė mirė mbi shkencat politike, tė shkruar deri mė tani nga shkenca ballkanike.





Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio