Studentet.info
Lajme : Kthimi i trurit, rrezik pėr pedagogėt vendas
Kyqur 28-05-2008 3:13:36 (1418 Lexime)

TIRANĖ, 28 MAJ - Pėr tė pėrballuar numrin e studentėve gjithmonė e nė rritje, nė auditorėt e Universitetit tė Tiranės duhen tė paktėn edhe 200 pedagogė tė tjerė. Kėshtu ka deklaruar nė njė prononcim pėr shtyp rektori i kėtij universiteti, Dhori Kule, i cili u shpreh se, e vetmja mundėsi pėr tė rikuperuar disnivelin e raportit tė numrit tė studentėve me pedagogėt ėshtė thithja e kėtyre tė fundit nga jashtė. Ditė mė parė, njė thirrje e tillė u drejtua nga titullarėt e institucioneve tė Arsimit tė Lartė, publik dhe privat, edhe nė "Brain Gain", nė tryezėn e iniciuar pėr qasjen e intelektit shqiptar nė diasporė nė universitetet e vendit.

Nė kėtė kontekst, rektori i UT-sė, Dhori Kule ka kėrkuar qė studentėt tė cilėt pėrfundojnė shkėlqyeshėm studimet nė universitetet jashtė vendit, tė japin kontributin e tyre nė pėrmirėsimin e botės akademike nė Shqipėri. Por megjithėse kėrkesa e parashtruar ėshtė pėr vetėm 200 pedagogė, rektori Kule ka bėrė tė ditur se, edhe nėse tejkalohet numri i kėrkuar, Universiteti i Tiranės do t'i pranojė tė gjitha kėrkesat e pedagogėve shqiptarė nė mėrgim.

Kriteri i vetėm pėr kėta pedagogė do tė jetė vetėm mbrojtja e Doktoraturės nė njė universitet jashtė vendit. Mė tė rrezikuar nga prurja e pedagogėve tė rinj, nėse hipotekisht kėrkesat janė mė shumė se 200, aq sa kėrkon UT-ja, janė pedagogėt e jashtėm nė universitete, tė cilėt kanė pėrfunduar studimet brenda vendit. Sipas rektorit Kule, kėta pedagogė, nėse nuk plotėsojnė kriteret, do tė zėvendėsohen me pedagogė tė ardhur nga jashtė. Por me gjithė mungesat nė auditorė, shumė nga fakultetet ende gjenden tė papėrgatitur pėr sa i pėrket numrit tė saktė tė pedagogėve qė nevojiten nė auditorė. Skėnder Kaēupi, dekan i Fakultetit Juridik, shprehet pėr gazetėn "Shekulli" se ende dekanati qė ai drejton, nuk disponon njė numėr tė saktė tė pedagogėve qė i nevojiten. "Fakulteti ynė ka njė numėr shumė tė madh tė studentėve nė raport me pedagogėt. Sigurisht qė ne si dekanat kemi nevojė pėr pedagogė. Jemi njohur mbi mundėsitė qė na janė krijuar nga Kėshilli i Ministrave pėr thithjen e pedagogėve tė rinj, por ende nuk mund tė them me saktėsi se sa ėshtė nevoja e fakultetit pėr personel akademik. Kėtu mbetet pėr t'u bėrė njė vlerėsim, i cili do tė nisė sė shpejti". Dekani Kaēupi thotė se periudha e verifikimit tė nevojave do tė vazhdojė deri nė muajin korrik, ku do tė pėrcaktohen edhe kriteret e pranimit. Ai shpjegon se pėrgjithėsisht pedagogėt do tė preferohen tė pėrzgjidhen nga jashtė, ndėrsa qetėson pedagogėt diplomuar nė Shqipėri, duke thėnė se ata nuk kanė pse tė frikėsohen, pasi fakulteti qė ai drejton ka vend pėr tė gjithė. (Shekulli)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio