Studentet.info
Lajme : Promovohet njė vepėr me temė nga edukata seksuale
Kyqur 05-06-2008 2:17:56 (2595 Lexime)


TETOVĖ, 3 QERSHOR- Libri “Seksi dhe dashuria, njė labirint enigmatik”, i autorit prof. dr. Amzi Zimberi, ėshtė vepra mė e re e kėtij autori, promovimi i sė cilės u bė nė Amfiteatrin e Rektoratit tė USHT-sė, mė 3 qershor, nė tė cilin morėn pjesė njė numėr i madh studentėsh, profesorėsh dh dashamirė tė krijimtarisė shkencore. Me kėtė rast, fjalė rasti mbajti recensenti i kėsaj vepre, prof. dr. Avzi Mustafa, i cili foli mbi rėndėsinė e saj, kur kihet parasysh se kėto tema edhe nė ditėt e sotme mbahen si tė tabu dhe tė pahijshme pėr t’i diskutuar

“Kjo ėshtė njė vepėr e kompletuar nė fushėn e seksologjisė pedagogjike dhe psikologjisė, e para e kėtij lloji nė kulturėn shqiptare”, tha njėri nga recensentėt prof. dr. Avzi Mustafa. Ai nėnvizoi se, nėse i bėjmė njė vėshtrim bibliografisė dhe punimeve tė botuara deri mė tani, nė shkencėn e seksologjisė pedagogjike, mund tė pėrfundojmė se edukata seksuale tėrėsisht ka qenė e lėnė pas dore, ndėrsa paraqitja e kėtij libri jep impulse tė fuqishme pėr hulumtime tė gjithanshmen nė sferėn e edukatės seksuale.

Ndėrkaq, prof. dr. Sunaj Raimi, gjithashtu nė cilėsi tė recensentit, tha se trajtimi i njė teme tė tillė, e cila nė shoqėrinė tonė ende konsiderohet si anatemė ,,qartazi argumenton riskun, rezistencėn dhe guximin e madh tė profesorit Amzi Zimberi. ”Qasja pa doreza e autorit, pretendon njohjen e enigmės sė seksit dhe imperativit tė edukatės seksuale, ndėrsa njė shkėlqim tė veēantė, librit ia jep edhe hulumtimi empirik, tė cilin e ka realizuar autori pėr rikrijimin e bindjes seksuale tė rinisė shqiptare”, tha profesor Sunaj Raimi.
Ndėrkaq, prof. dr. Salajdin Mehmeti potencoi se tė flasėsh pėr dashurinė, nuk ėshtė “predikum”, pėr arsyen e thjeshtė se ajo nėnkupton tė flasėsh pėr nevojėn themelore dhe mė reale tė ēdo qenie njerėzore, duke u bazuar nė veprėn e Erih Fromit “Arti i Dashurisė”. ”Libri qė gjendet para jush shpreh realitetin objektiv tė jetės dhe problemeve seksuale me tė cilat rinia bashkėkohore ėshtė duke u ballafaquar. Ky libėr ėshtė mjaft specifik dhe me peshė tė rėndėsishme pėr kulturėn e kėsaj natyre”, tha profesor Salajdin Mehmeti. Ai potencoi se libra tė kėtillė mund tė shkruajnė vetėm autorė tė guximshėm dhe me diapazon tė gjerė e tė hapur pėr shoqėrinė dhe natyrėn.
Autori i librit, gjatė kėtij promovimi tha se qė nė fillim kur ka zgjedhur pėr tė trajtuar kėtė temė ka qenė i pėrgatitur pėr ēdo lloj kritike. Megjithatė, sipas autorit, jeta seksuale zakonisht fillon nė njė kohė kur njeriu, veēanėrisht rinia, marrėdhėniet e para i fillon pa pėrgatitje, pėrvojė dhe edukatė paraprake.”Fillimin e dashurisė dhe marrėdhėnieve tė para tė rinisė mund ta krahasojmė me njė labirint, nė tė cilin tė rinjtė futen brenda dhe e kanė vėshtirė tė dalin shėndoshė e pa pasoja”, tha autori, duke folur pėr titullin e librit.




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio