Studentet.info
Lajme : Arti i studentėve nė "Blic 3"
Kyqur 05-06-2008 4:29:59 (1738 Lexime)

TIRANĖ, 4 QERSHOR - Njė grup studentėsh, nxėnėsish dhe pedagogė tė shkollave artistike tė Tiranės, kanė udhėtuar sė bashku me punėt e tyre tė artit pamor nga Tirana nė Ksamil. Punėt e tyre kanė lėnė Tiranėn pėr tė zėnė vend nė pinakotekėn e qendrės sė artit "Dea", qė ėshtė njė tjetėr pasuri e kėsaj vere nė Ksamilin e ishujve piktoreskė. Ekspozita e artistėve tė rinj tė ardhur nga kryeqyteti, e titulluar "Blic 13", u ēel nė ditėn e promovimit tė sezonit veror 2008 pėr qytezėn e Ksamilit, por ajo qėndron e hapur dhe vazhdon tė tėrheqė interesimin e dhjetėra vizitorėve nė ditė. Salla e posaēme e qendrės sė artit "Dea" nė Ksamil, e destinuar pėr ekspozim pikturash, ka marrė plotėsisht funksionet e njė pinakoteke serioze me punėt e ekspozuara tė studentėve tė akademisė dhe nxėnėsve tė "Jordan Misjes". "Blic 13" do tė thotė pėr vizitorin punė interesante, shumė prej tė cilave i pėrkasin artit modern, ekspresionist.

Gent Mata, Selam Musaja, Brisilda Shehu e Artan Toma janė disa nga emrat e studentėve tė Akademisė sė Arteve qė janė tė pranishėm me punėt e tyre nė Ksamil. Atyre u janė bashkangjitur edhe punėt ende modeste, por tė sinqerta tė nxėnėsve tė "Jordan Misjes", si: Erilda Selaj, Ajola Xhameta, Xhesika Selfo, Alba Bylyku, Hektor Ēela, Lidia Capa, Bujana Kurti etj. Kurator i kėsaj ekspozite ėshtė mėsuesi i tyre Everest Imeraj. Ai flet me dashuri pėr kėtė nismė artistike tė ndodhjes nė Ksamil me punėt dhe autorėt e tyre. Ai thotė se artistėt e rinj janė tė ftuarit e kompozitorit tė njohur Limos Dizdari, nė qendrėn e tij tė artit "Dea". Ndėrkohė qė Dizdari tregon se si e pa kėtė ekspozitė nė galerinė e Tiranė dhe organizatorėt patėn dashamirėsinė ta sjellin kėtu. "Blic 13" ėshtė e para ekspozitė nė qendrėn e artit "Dea" dhe ka dhėnė modelin e njė mėnyre tjetėr tė realizimit tė marrėdhėnieve tė spektatorit me artin pamor. "Blic 13" i paraprin promovimit tė pinakotekės, qė, sipas Dizdarit, do tė marrė emrin e personaliteteve tė artit pamor, Buza-Paskali.
(SHQIP)




Artikujt tjera
24-04-2013 5:01:55 - Nė USHT u mbajt Akademi pėrkujtimore kushtuar dėshmorėve dhe martirėve tė kombit
23-04-2013 10:24:28 - Tė diplomuar bredhin rrugėve
11-02-2013 2:53:44 - Ndėrroi jetė ish rektori I USHT-sė Fadil Sulejmani
04-02-2013 9:10:46 - Semestri i dytė filloi nė objektin e ri universitar nė USHT
24-01-2013 4:14:13 - Ish-rektori Muja regjistroi kundėrligjshėm 16 kandidatė nė doktoraturė
22-01-2013 5:45:27 - Ndahet nga jeta Agron Reka ish rektor i USHT-sė
05-01-2013 8:43:43 - Studentėt, mėrgimtarėt e 'tokės sė premtuar'
02-01-2013 7:57:35 - Sadi Bexheti: Transparenca, kryeprioriteti i mandatit tė parė
20-12-2012 3:29:40 - UEJL, Parlamenti Studentor prezanton programin e vet para studentėve
10-12-2012 7:56:37 - Pėrurohet konservimi i fasadės sė jashtme tė Xhamisė sė Larme

© 2004-2017 Studentet.info™ | Kopjimi ėshtė i lejuar nėse theksohet burimi | Developed by: Just5 Studio